Connect with us

Aktuale

Bregdeti shqiptarë, i ngarkuar me ndërtime

Published

on

Këshilli Kombëtar i Territorit në mbledhjen e fundit të enjten e kësaj jave miratoi 32 vendime në rend të ditës nga të cilat të paktën 18 prej tyre lidhen me leje ndërtimi, zhvillimi apo ndryshime në vendime të mëparshme për projekte në bregdet. Kështu ndër të tjera në mbledhjen e KKT-së janë miratuar ndërtimi i disa hoteleve dhe resorteve si në Gjilekë të Himarës, në Sarandë ndërkohë që një tjetër projekt është ai për struktura hotelerie, rezidenca banimi dhe parkim, në Jalë. Të tjera lejë janë dhënë në zonën e Vlorës për struktura akomoduese kurse një tjetër subjekt ka marrë lejen për ndërtimin e vilave apo shtëpi të dyta.

Në zonë e Shëngjinit është dhënë një leje për zhvillimin e një objekti me godina banimi dhe shërbimesh ndërkohë që në zonën Pulaj Plazh në Velipojë është dhënë një leje zhvillimi për godina hotelerie, shërbimesh, banimi dhe parkim nëntokë. Në mbledhjen e fundit KKT miratoi edhe një lejë për portin turistik dhe të shërbimeve “Marina Limion”dhe Kompleksi turistik “Marina Bay Saranda” me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues shoqëritë “Concord Investment” sh.p.k, “Marina Limion” sh.p.k. dhe “Marina Bay Saranda” sh.p.k.

Porti Turistik ishte një procedurë që u zhvillua në vitin 2019 ndërkohë që kontrata me kompanitë fituese u nënshkrua vitin e shkuar për një vlerë investimi 1.3 miliardë lekë. Përveç këtyre lejeve KKT miratoi edhe një tjetër që lidhet me investimet në rrjetin energjetik për zonën e bregdetit. Konkretisht ndërtimi i tre fiderave të rinj kabllor Nr. 1, 2, 3 dhe një fider ajror Nr. 4 me izolacion 20 kV, kabinat, rrjeti TU me kabllo me vetëmbajtje ABC nga N/st i ri 35/20 kV Dhërmi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues “OSHEE” sh.a.

Vendimet e KKT

Leje Ndërtimi për rikonstruksion pa ndryshim funksioni për objektin: “Struktura historike në Kalanë e Gjirokastrës”, me vendndodhje në Bashkinë Gjirokastër, me zhvillues Bashkia Gjirokastër

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni i Linjës 110 Kv Cërrik – Kajan –Kuçovë – Jagodinë”, me vendndodhje në Bashkitë Cërrik, Belsh, Kuçovë, Ura-Vajgurore, Roskovec, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a.

Leje Ndërtimi për ndërtimin e objektit: “Ndërtimi i linjës me dy qarqe 110 kV Bulqizë – Burrel dhe rehabilitimi i Nën/stacioneve Burrel dhe Bulqizë”, me vendndodhje në Bashkinë Mat dhe Bashkinë Bulqizë, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a.

 

Leje Ndërtimi për ndërtimin e objektit: “Ndërtimi i linjës 110 kV Fibër-Librazhd dhe traktet e linjave përkatëse në Nënstacionin Fibër dhe Librazhd”, me vendndodhje në Bashkinë Elbasan dhe Bashkinë Librazhd, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i tre fiderave të rinj kabllor Nr. 1, 2, 3 dhe një fider ajror Nr. 4 me izolacion 20 kV, kabinat, rrjeti TU me kabllo me vetëmbajtje ABC nga N/st i ri 35/20 kV Dhërmi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues “OSHEE” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë me funksion hoteleri, me vendndodhje në rrugën “Hysni Gerbolli”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjoka Konstruksion” sh.a.

 

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksione komplekse, shërbimi, zyra dhe rezidenciale”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me zhvillues “EB Construction” sh.p.k dhe “AgroRoma 2019” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Porti turistik dhe i shërbimeve “Marina Limion”dhe Kompleksi turistik “Marina Bay Saranda” me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues shoqëritë “Concord Investment” sh.p.k, “Marina Limion” sh.p.k. dhe “Marina Bay Saranda” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Resort turistik me parkime nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Albstar” sh.p.k

 

Leje Ndërtimi për objektin: “Delta Falaise Resort & Village”, Zona 1, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues shoqërinë “Delta” sh.a.

Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 25, datë 03.10.2018 “Për miratimin Leje Zhvillimi për objektin: “Resorti turistik “Coast to Coast”, Gjilekë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjikuria” sh.p.k dhe shoqërinë “Coast to Coast” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Resorti Turistik “Coast to Coast”, Faza 1, Gjilekë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjikuria” sh.p.k dhe shoqërinë “Coast to Coast” sh.p.k.

 

Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 24, datë 03.10.2018 “Për miratimin Leje Zhvillimi për objektin: “Shëtitorja në plazhin Drymadhes”, Gjilekë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Coast to Coast” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Shëtitorja në plazhin Drymadhes”, Segmenti 4, Gjilekë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Coast to Coast” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura hotelerie, rezidenca banimi dhe parkim, në Jalë, Bashkia Himarë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Jala Investment” sh.p.k.

 

Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hotelerie dhe parkim nëntokë”, me vendndodhje në Livadh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rinia 04” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hotelerie”, me vendndodhje në Livadh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xheluks Construksion” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi hotelerie, Dhërmi, Bashkia Himarë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues shoqërinë “A.R.M-Albania” sh.p.k.

 

Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë me funksion hoteleri, me vendndodhje në Borsh, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Hotel Borsh” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Resorti Turistik “Lura 5”, Faza 2, Ishëm, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimi, Lungomare, Bashkia Vlorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Europa Building” sh.p.k dhe “Hanxhari Group” sh.p.k.

 

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me vila dhe shtëpi të dyta”, me vendndodhje në Lagjen Uji i Ftohtë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvilllues shoqërinë “HEL-PET” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks banimi, shërbimesh dhe parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën Aulona, Orikum, Bashkia Vlorë, me zhvilllues Z. Shkëlqim Selami.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godina banimi dhe shërbimesh”, me vendodhje në Shëngjin, Njësia Administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klajdi Construction” sh.p.k

 

Leje Zhvillimi për objektin: “Godina hotelerie, shërbimesh, banimi dhe parkim nëntokë”, me vendndodhje në zonën Pulaj Plazh, Velipojë, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Star Plus” sh.p.k.

Leje për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Kompleksi turistik “Thymos”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë” dhe ndryshimin e subjektit zhvillues nga Z. Ilir Trebicka në shoqërinë “Drimadhe I & I” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimesh dhe pikë furnizimi me karburant në Rrugën e Kombit, Bashkia Mirditë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dizi” sh.p.k.

 

Leje Ndërtimi për objektin: “Pikë karburanti dhe ambiente shërbimi”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me subjekt zhvilllues Z. Valter Fushaj.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të Operatorit One Telecommunications, nëpërmjet shtimit të antenave për 6 stacione bazë të emërtuara: 1) Berati stadium R4608, 2) Kakavijë G5405, 3) Panaja G5104, 4) Roskoveci R3515, 5) Shkozë R31038, 6) Materniteti i Ri R1060”, me vendndodhje në Bashkitë Tiranë, Berat, Vlorë, Roskovec dhe Dropull”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Plus Netëork” sh.p.k.

 

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të Operatorit One Telecommunications, nëpërmjet shtimit të antenave për 3 stacione bazë të emërtuara: 1) Juridiku 0241, 2) Vlora Skela SE 1612, 3) Shkodra Kiras 1648, me vendndodhje në Bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Shkodër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “One Telecommunications” sh.a.

 

Njoftimit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi hartimin/miratimin e Planeve të Detyruara Vendor për njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga fatkeqësia natyore e datës 26.11.2019.

Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 15.04.2021 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar./acp/

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending