Aktuale
Vetëtima djeg shkollën në Nishor të Suharekës
Shkolla e vjetër e fshatit Nishor të Suharekës ka marrë flake si pasojë e vetëtimës, nga moti i keq që ka kapluar këtë fshat natën e mbrëmshme. Lidhur me këtë ngjarje për Ndërtimin.info ka folur zëdhënësi i Komunës së Suharekës Reshat Reshitaj.
“Shkolla e vjetër e fshatit ka marrë flakë si pasojë e vetëtimës. Shkaktari pra janë kushtet atmosferike dhe ora e rrymës ku si pasojë e saj ka marrë flakë edhe shkolla”, ka thënë Reshitaj.
Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar e as pasoja të tjera materiale. Shkolla nuk dyshohet që të jetë djegur qëllimisht, këtë e potencon edhe zëdhënësi i Komunës, raporton Ndertimi.info.
Pas ndërtimit të shkollës së re, shkolla e vjetër në Nishor planifikohet të rrënohet.
“Shpresoj të rrënohet sa më shpejt, biles para shtatorit pasi aty duhet t’i lëshohet vendi një poligoni sportiv”, ka shtuar më tutje Reshitaj.
Shi i furishëm si dhe vetëtima e kanë përcjellë fshatin Nishor gjatë tërë natës së mbrëmshme. E si rezultat i këtyre kushteve atmosferike vendi ka mbetur edhe pa energji elektrike. /Ndertimi.info/
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë1 day ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë1 day ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto1 day ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale1 day ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Infrastrukturë1 day ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale
You must be logged in to post a comment Login