Aktuale
Shkaqet kryesore të vdekjeve të punëtorëve të ndërtimit
Puna në sektorë të ndryshëm të ndërtimit është ndër punët me rrezikshmëri më të lartë. Ndonjë pakujdesi e vogël, probleme me pajisje apo mos përvoja e ndonjë punëtori mund t’i sjellë vdekjen atij dhe në shumë vende të botës kompania e ndërtimit ofron masa sigurie për punëtorët e saj.
Por cilat janë shkaqet kryesore të vdekjeve të punëtorëve të ndërtimit. Organizata e Regjistrimit të Fatkeqësive Fatale në Punë (CFOI) me seli në SHBA në bashkëpunim me Zyrën e Statistikave të Punës kanë përpiluar pesë shkaqet kryesore të fataliteteve në punë, të cilat po ua sjellim nga ajo që merr më shumë jetë njerëzish.:
Kamionët me pasha të rënda në autostradë: Këto janë faktori numër një i vdekjes së punëtorëve të ndërtimit. Dërgesat e mallrave dhe kamionë të shërbimeve të tilla si kamionë, rimorkio, përzierës të betonit janë përgjegjësit kryesorë të vdekjes së punëtorëve të ndërtimit sipas hulumtimit. Po ashtu pas tyre si shkaktarë vijnë edhe kamionët tërheqës. Shumica e këtyre vdekjeve erdhën nga përplasjet në autostradë me mjetet që këta shoferë vozisnin ndërsa pjesa më e vogël erdhi nga goditja që këta pësuan në vendin e punës nga të tilla automjete.
Elementë të tjerë strukturorë: Këta elementë janë shkaktari i dytë i vdekjeve të punëtorëve. Këtu përfshihen kryesisht vdekjet që u shkaktuan nga çatia dhe numrin një tek ky aspekt e zëjnë këndet e çatisë. Për këtë ekspertët sugjerojnë vendosjen e parmakëve, rrjetave mbrojtëse dhe sistemeve personale të ndalimit të rrëzimit.
Shkallët: Shkallët e lëvizshme, duke përfshirë shkallët e zgjatura dhe ato të hapit konsiderohen si numri tre i vdekjeve të punëtorëve. Moskujdesi, hapja jo e mirë e tyre bënë që punëtorët të rrëzohen nga distance të mëdha dhe për pasojë të gjejnë edhe vdekjen.
Strukturat që nuk kanë të bëjnë me ndërtesën: Këtu hyjnë kryesisht skelet në ndërtimtari. Montimi, çmontimi, lëvizja e tyre bëhet nga personeli i trajnuar dhe mbikëqyret nga inspektorët e caktuar. Në rastet kur nuk janë të montuara si duhet, nga pakujdesia e personelit kompetent ndikojnë që të bie punëtori në tokë me ç ’rast gjasat për shpëtim janë të vogla dhe varen kryesisht nga kati i rënies.
Mekanizmat, pajisjet dhe pjesët elektrike: Shumica e këtyre vdekjeve vijnë nga instalimet elektrike, linjat energjetike, transformatorët dhe konvertorët. “Vdekja elektrike” kryesisht vije nga ekspozimi në 50-100 miliamperë të rrymës, kur dihet se një njeri mund të kapë dhe të lëshojë një tel në maksimum 16 miliamperë. Këshillohet që të çaktivizohen qarqet dhe pajisjet tjera elektrike përpara se të bëhet një kyçje.
Aktuale
Rasti “Toka 2”, dëshmitari thotë se mbrojtësit e familjes së tij u tërhoqën nga lënda pasi u kërcënuan nga dikush
Aktuale
Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve
Aktuale
“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024
-
Infrastrukturë9 hours ago
Komuna e Prishtinës përzgjedh fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
-
Infrastrukturë1 day ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale1 day ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë13 hours ago
Komuna e Prishtinës shkel ligjin për ‘tunel transformues’ që pritet të kushtojë 6 milionë euro
-
Infrastrukturë1 day ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë1 day ago
Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?
-
Infrastrukturë13 hours ago
Expo-Albania, xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë!
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
You must be logged in to post a comment Login