Aktuale
Rritet tatimi edhe për shtëpitë e ndërtuara para 1993-ës
Sipas Ministrisë së Financave, duke filluar nga muaji prill i vitit 2018, qytetarët e Shqipërisë do të paguajnë më shumë para për pronën e tyre.
Kështu, sipas llogaritjeve të Ministrisë së Financave, taksa për shtëpitë me vlerë 0,05 për qind do të rrisë ngarkesën si për ata qytetarë që banojnë në shtëpi të ndërtuara para 1993, edhe ato pas vitit 1993. Rritja më e lartë do të jetë për shtëpitë e ndërtuara para 1993, llogaritur me shumën që paguhet sot 15 lekë/m2.
Qeveria i ka propozuar Parlamentit që për ndërtesat e ndërtuara para vitit 1993, të bëhet diferencimi, ku të llogaritet dhe kostoja e amortizimit. Referuar tabelave zyrtare, taksa e ndërtesës për biznesin me vlerë 0,15 për qind, do të ulet.
Po ashtu, për shtëpitë e ndërtuara para dhe pas vitit 1993 do të paguhet më shumë taksa për apartamentet nga sa paguhet sot. Ministria e Finacave ka dhënë disa shembuj se sa do të jetë kjo rritje. P.sh për një banesë me sipërfaqe 100 metra katrotë në Tiranë vlera e shtëpisë është rrëth 89,137,000 lekë, ndërsa çmimi mesatar fiskal është 89,137 lekë/m2.
Kështu, shuma e taksës së re që do të paguhet do të kapë shifrën 4,457 lekë. Rrjedhimish kjo shifër do të bëhet 3 herë më e madhe se ajo që paguan sot një familje që banon në një apartament të ndërtuar para vitit ’93, shifër e cila është paguan 1500 lekë.Për ndërtesat e vjetra, pra të ndërtuara pas vitit ‘93 kjo shifër është rreth 3000 lekë. Taksa e re do ta rrisë ngarkesën rreth 2960 lekë, për familjet që banojnë në shtëpi para vitit para vitit ’93, kurse për shtëpitë pas 1993, taksa do të rritet 1,457 lekë.
Ndërkohë, kjo rritje nuk do ta prekë biznesin, pasi ky i fundit do të paguajë më pak para nga sa paguan sot me taksën e re. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, nga Dibra, ku prezantoi paketën fiskale, tha se taksa për ndërtesën do të ulet për 95 për qind të bizneseve në vend. Ulja më e lartë do të jetë për bizneset në Tiranë, Elbasan dhe Korçë.
-
Aktuale3 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Infrastrukturë2 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë3 days ago
Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners zbuloi planet kullën zyre prej 140,000 metra katrorë në Nju Jork
-
Infrastrukturë2 days ago
Kur është hipokrizi simbolizmi arkitektonik?
-
Infrastrukturë2 days ago
A mundet robotika në arkitekturë të përmirësojë dizajnin dhe ndërtimin e objekteve?
-
Infrastrukturë2 days ago
Webuild prezanton dizajnin e ri për rindërtimin e urës së shembur të Baltimores