Aktuale
Rrëzohet një punëtor nga skelet në Pejë, gjendja e tij raportohet e rëndë
Përgjatë punimeve në një objekt në rrugën “Shpëtim Bojku” në Pejë, një punëtor është rrëzuar nga skelet dhe për pak sa nuk ka përfunduar me fatalitet.
Ndërtimi.info ka komunikuar me policinë për detaje më të hollësishme, por të njëjtit kanë konfirmuar rastin duke thënë se ende janë duke i marrë informacionet e plota.
E Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat, për Ndërtimi.info ka thënë se rasti është i vërtetë dhe punëtori në fjalë ka rënë nga një lartësi relativisht e lartë.
“Ai ka rënë nga një lartësi 2-3 metra përderisa ka qenë duke i montuar shkallët në skele. Kjo ndodh kur punohet në temperatura të larta dhe pronarët nuk kanë marrë parasysh apelin tonë që të ketë pushime dhe të punohet në kohë tjetër”, ka thënë Azemi. Ai ka shtuar se menaxheri i kompanisë është arrestuar dhe është në mbajtje.
Gjendja e viktimës, që thuhet të jetë nga 35-40 vjeç, është e rëndë shëndetësore, sipas Azemit.
“Unë nuk i di termet mjekësore, por gjendja është e rëndë”, shtoi ai.
Ndërtimi.info do të ju mbaj të informuar në lidhje me rastin edhe më pas.
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë1 day ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Infrastrukturë1 day ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë1 day ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto1 day ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Auto1 day ago
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
-
Aktuale1 day ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale
-
Infrastrukturë1 day ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë
You must be logged in to post a comment Login