Connect with us

Aktuale

Rrënohen objektet, për ndërtimin e rrugës në Mirash të Ferizajt

Published

on

Gjatë ditës së sotme në fshatin Mirash, ka filluar të bëhet lirimi i hapësirave publike, duke bërë rrënimin e disa murve.

Nga afër këto rrënime i ka përcjellur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga kryesuesi i kuvendit Faruk Guri, banorë të këtij fshati si dhe bashkëpunëtore të tjerë, përcjell InfoKomuna.

Me këtë rast kryetari Svarqa, është shprehur se investimet që po bëhen në fshatin Mirash kanë munguar nga të gjitha qeveritë e kaluara, ndërsa tani këto investime po bëhen falë buxhetit të komunës, por edhe Ministrisë së Infrastrukturës në mënyrë që të lehtësohet dukshëm edhe jeta e banorëve të këtij fshati.

“Ky fshat ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor, sepse ka identitete për tërë komunën e Ferizajt, ka një rrjedhe të jashtëzakonshëm që quhet ‘Kroi i Bunjakit’ e cila ka kapacitete për furnizim të ujit të kësaj zone, por edhe zonave për rreth, pas ndërtimit të ujëmbledhësve që do të bëhen në të ardhmen.”, tha Svarqa

Ky segment i rrugës lidh cep me cep këtë fshat nga Fusha e Madhe deri në fshatin Cërrnillë, në drejtim të kyçjes së autostradës në fshatin Babush i Muhaxherëve, të cilët projekte kanë qenë të pamundura të realizohen pa shpronësime ose pa heqjen dorë të qytetarëve të këtij lokaliteti nga pronat e tyre publike siç po ndodh tash në këtë rast të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre absolute që të lirojnë me vet dëshire të gjitha pronat e tyre në mënyrë që të realizohet projekte infrastrukturore me këtë rast të kësaj rruge tepër të rëndësishme”, është shprehur kryetari Svarqa.

Ai tutje ka falënderuar të gjithë banorët e këtij lokaliteti që po bëjnë lirimin e hapësirave të tyre publike në mënyrë vullnetare.

“Unë i falënderoj të gjithë banorët të cilët kanë kërkuar që ti sjellin kompanitë që merren me rrënimet që tu pastrojnë muret e tyre në mënyrë që ata të krijojnë mundësi për kalimin pa pengesa të kësaj rruge. Po ashtu u jam mirënjohës të gjithë atyre që po kontribuojnë në sensibilizimin e opinionet qytetarë që të jenë në koherence me realizmin këtyre projekteve, sepse kemi pasur një bashkëpunim të frytshëm dhe të jashtëzakonshëm i cili jo vetëm këtu por në përgjithësi në komunën e Ferizajt ka qenë model edhe për komunat tjera”, ka potencuar kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër edhe banorët e këtij fshati i kanë mirëpritur këto investime. Thanë se investime të tilla është dashur të bëhen qysh me parë.

U bë e ditur se gjatësia e rrugës që do të bëhet në fshatin Mirash ka një gjatësi prej 9 kilometrave, ndërsa me gjerësi prej 6 metrave, ndërsa do të ketë shtigje për këmbësore dhe ndriçim publik.

Aktuale

Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) ka nënshkruar 10 Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme, raporton Ekonomia Online.Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative, u tha se do t’i hapë rrugë projekteve të AKK-së, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe u mundëson gjeodetëve ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, se me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve, i hap rrugë realizimit të projekteve të AKK-së.“Për një kohë shumë rekord, për 3 muaj ditë kemi arrit me i nxjerr udhëzimet administrative, me i draftu draftet finale. Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative do të hapen rrugë për realizim e projekteve të AKK-së. Neve si Agjenci na mbete edhe një punë shtesë për nxjerrjen e udhëzuesve të punës që janë 13 udhëzues”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me nënshkrimin e udhëzimeve administrative do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Gjithashtu, sipas tij i hap rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë.

“Është një punë e shpejt edhe efikase dhe jam i lumtur. Ligji i kadastrit është ligj me rëndësi për vendin, në veçanti ky ligj qe e kemi miratuar është një hap para drejt shumë projekteve të rregullimit të kadastrës në vendin tonë e që gjithmonë e kanë përcjell problem e telashe ne vendin tonë.  Ligji nuk do të mund të ishte i realizueshëm po të mos ishin udhëzimet administrative. Është dashtë sa më shpejt ta miratojmë ligjin që kemi pasur problem edhe në Kuvend. Këto udhëzime i hapin rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë”.

“Këto udhëzime administrative do të ndikojnë shumë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Do të mundësoj që gjeodetët e licencuar ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre. Të gjitha këto hapa kanë një rëndësie për shkak se kjo ndërlidhja e fushave të ndryshme me kadastrin, lidhen pothuajse të gjitha institucionet ne vendin tonë. Këto udhëzim kanë me mundësuar që ky digjitalizim që do ta bëjmë në të ardhmen të jetë sa ma gjithëpërfshirës dhe ndihmë për të gjitha institucionet”, tha Aliu./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending