Featured
“Qyteti pyjor” – risi botërore
Qytetet ekologjike janë e ardhmja e njerëzimit dhe dëshmia më e mirë se mund të ndërtohet diçka pa e dëmtuar ambientin. Një qytet i mbuluar në një milion bimë dhe 40,000 pemë së shpejti do të ndërtohet në Kinë. “Qyteti pyjor” siç është quajtur, është planifikuar të ndërtohet në Liuzhou, në Kinën jugore deri në vitin 2020. Ky qytet është projektuar nga arkitekti italian Stefani Boeri, i cili gjithashtu ka qenë projektues i kullës “Pyjet vertikale” në Milano.
Kina si një vend i njohur për ndotjen e ajrit, me anë të këtij qyteti po tenton të luftojë ndotjen e ajrit që ka përfshirë shumë zona metropolitane të Kinës dhe mbetet një kërcënim kritik ndaj popullit kinez. Qyteti do të përfshijë objekte tipike si shkolla, zyra, hotele, spitale e shtëpi. Por, që të gjitha këto do të mbulohen me mijëra pemë dhe bimë të llojeve të ndryshme.
Më poshtë janë disa statistika kyçe rreth qytetit, duke përfshirë aftësinë e tij për të pastruar ajrin nga CO2 dhe për të liruar oksigjenin. Një pemë e vetme e rritur mund të absorbojë 48 kilogramë CO2 dhe rreth 260 kilogramë oksigjen në vit. Kjo është për shkak se pemët përballë njerëzve marrin CO2 dhe çlirojnë oksigjenin gjatë procesit të fotosintezës.
- 10,000 ton absorbim të CO2 në vit
- 57 ton absorbim të ndotësve në vit
- 900 tonë oksigjen të prodhuar në vit
- 30.000 banorë
- 1 milion bimë dhe mbi 100 specie brenda qytetit
Ky koncept mund të mos funksionojë pikërisht siç është ndërtuar këtu për çdo qytet, por sigurisht që ka ide dhe praktika më të mira që mund të zbatohen në mbarë botën. Një trend pozitiv i ndërtimeve të “qyteteve pyjore “ ështe në vazhdim e sipër ku më herët kemi raportuar për fillimin e ndërtimit të “Quartier des Cèdres “ nga familja shqiptare Orllati në Zvicër e që do të përfundojë në vitin 2025.
Krijimi i ndërtesave dhe qyteteve ekologjike është një plan ambicioz, që duhet të merret si një shembull për komunitetin global se si mund të jetë e ardhmja e qëndrueshme ekologjike, që të ndihmojnë në uljen e nivelit të ndotjes dhe në të njëjtën kohë të gjenerojnë me biodiversitetin dhe oksigjenin. /Ndertimi.info/
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës përzgjedh fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës shkel ligjin për ‘tunel transformues’ që pritet të kushtojë 6 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve
-
Infrastrukturë3 days ago
Expo-Albania, xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë!
-
Aktuale3 days ago
KRPP konfirmon se Komuna e Prishtinës shkel ligjin kur autorizon Arkitektin e Kryeqytetit të hap konkurse në emër të saj
-
Infrastrukturë2 days ago
Kontratat e para të Kosovës me Swissbau dhanë një ton inkurajues
-
Aktuale2 days ago
“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024
-
Infrastrukturë2 days ago
Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj
You must be logged in to post a comment Login