Connect with us

Aktuale

Projekti gjigant i Pacollit në bregdetin shqiptar, që kundërshtohet nga ambientalistët [foto]

Published

on

Zona e Divjakës pritet të transformohet totalisht nga një resort gjigant, nëse ky i fundit lejohet për t’u ndërtuar nga kompania e biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli, pasi ka kundërshtime nga ambientalistët shqiptarë.

Projekt është quajtur “Divjaka Resort” dhe parashikohet të shtrihet në 3,342 hektarë hapësirë, nga të cilat 200 hektarë do të jenë plazh, ndërsa 1,050 hektarë do të jenë pyll. Aty parashihet që të ndërtohen 370 villa dhe 2350 apartamente, në të cilat brenda natës do të ketë kapacitet për të akomoduar 18,000 turistë.

Për të stimuluar zhvillimin e faunës dhe florës projekti parashikon edhe një lagunë prej rreth 1 270 hektarësh. Ky investim është kundërshtuar nga një numër i madh i ambientalistëve.

“Projekti ofron një mundësi të jashtëzakonshme të zhvillimit ekonomik të zonës si edhe të gjithë Shqipërisë, duke mundësuar hapjen e vendeve të reja të punës, përmirësimin e ndjeshëm në infrastrukturë si edhe një treg të madh për prodhimet bujqësore të zonës”, – shprehet kompania në promovimin e projektit, sipas arbresh.info.

Por ambientalistët e Shqipërisë mendojnë ndryshe. 11 organizata mjedisore kundërshtojnë ndërtimin e resortit turistik “Divjaka Albania” në parkun kombëtar të Karavastasë. Ato në një letër, dërguar Ministrit të Mjedisit Lefter Koka pohojnë shkeljet ligjore që paraqet masterplani i resortit.

Sipas tyre, nuk është zbatuar afati kohor i njoftimit të dëgjesës me publikun i përcaktuar në ligjin Nr. 91/2013 “Për Vlerësimin Strategjik Mjedisor” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 219, datë 11.3.2015 “Për përcaktimin e rregullave e të procedurave për konsultimin me grupet e interesit dhe publikun, si dhe dëgjesën publike gjatë procesit të vlerësimit strategjik mjedisor”.

Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta” bënë pjesë në kategorinë e II të Zonave të Mbrojtura dhe sipas ligjit për zonat e mbrojtura, neni 6, pika 2 thuhet se në Parkun Kombëtar ndalohet:

Shfrytëzimi i tokës me teknologji intensive, me mjete dhe mënyra që shkaktojnë ndryshime rrënjësore në biodiversitet, në strukturën dhe funksionet e ekosistemeve ose që dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme sipërfaqen e tokës;

Ndërtimi i rrugëve, autostradave, hekurudhave, zonave urbane, linjave të tensionit të lartë dhe sistemeve të naftës dhe gazit me shtrirje të gjatë.

Plani “Resort Divjake Albania” nuk ka përfshirë rekomandimet e Planit të Menaxhimit të parkut, hartuar me mbështetjen e JICA dhe miratuar në vitin 2016 nga Ministri i Mjedisit.

Plani i propozuar shkel disa Konventa Ndërkombëtare dhe standarte të BE-së për mbrojtjen e natyrës, të tilla si:

Konventa e Bernës për Rrjetin Emerald — Divjaka është shpallur Zonë Emerald në vitin 2008;

Konventa Ramsar për Ligatinat e Rëndësisë Ndërkombëtare —Divjaka është zona e parë Ramsar në Shqipëri e shpallur në vitin 1996;

Rrjetit Natyra 2000 për Zonat Veçanërisht të Mbrojtura — të gjithë shpendët dhe habitatet e tyre të përfshirë në këtë konventë duhet të ruhen nga çdo dëmtim.

Ndikimet e pritshme në park janë më shumë se çfarë parashikon dokumenti i Vlerësimit Strategjik në Mjedis të paraqitur.

Përveç shkeljeve ligjore, në letër, thuhet se plani shkatërron vlerat natyrore dhe larminë biologjike të zonës. Ai do të zhdukë dhe do të ulë ndjeshëm numrin e shpendëve folezues apo dimërues në këtë ekosistem.

Lejimi i ndërtimit të një kompleksi të tillë, do t’i hapë rrugën shkatërrimit të Parqeve të tjera Kombëtare në vend, pasi për çdo investitor në fushën e turizmit, vendet më të kërkuara janë pikërisht zonat e mbrojtura.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Rasti ‘Brezovica’, arrestohen 4 persona, dy të tjerë mbeten në arrati!

Published

on

Prokuroria e Ferizajt, ditën e djeshme ka njoftuar se ka bastisur gjashtë lokacione dhe ka arrestuar katër persona, ndërsa dy të tjerë mbeten në arrati pasi nuk ishin hasur në vendbanimet e tyre.

Ndër të arrestuarit është edhe Bekim Pireva i cili është ortak në një biznes në Ulqin më Idriz Thaçin, vëllain e ish Presidentit Thaçi. Kallxo.com ka kontaktuar me avokatin e Pirevës, Arben Shala, por ai ka qenë shumë i shkurtër.

“I vetmi bashkëpunim i yni me z.Idriz Thaçi është në projektin ndërtimor në Ulqin. Të dhënat e kompanisë dhe aksionarëve janë të gjitha publike dhe online”, pati deklaruar Bekim Pireva, drejtor i kompanisë “Premium Bau Ulqin”.

Bekim Pireva, gjithashtu e kishte pranuar se ka qenë aksionar edhe me qytetarë serbë, por kishte deklaruar se ato nuk janë bërë asnjëherë aktive. Ai pati deklaruar se është aksionar me 70% të aksioneve në biznesin “Energy Power” Sh.P.K. me seli në Zubin Potok, në të cilën janë aksionarë edhe Bojan Jakshiq (20% të aksioneve) dhe Millovan Simiq (10% të aksioneve).

“Jemi vetëm tre aksionarë atje në Ulqin, unë bashkë me Arben Jetullahun dhe Idriz Thaçin, që të dy i njoh në Prishtinë kohë më parë. Po, Idrizi është vëllai i Hashim Thaçit, unë kam pas edhe një kompani tjetër me disa serbë të Zupqit por nuk është më sepse nuk kemi mujtë me hapë fabrikën”, theksoi Pireva.

Emisioni KallxoPernime i titulluar ‘Veriu dhe investimet në Ulqin’, të transmetuar vitin e kaluar mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

Sipas njoftimit të Prokurorisë në Ferizaj, personat e arrestuar janë me inicialet Xh. B., I. F., Xh. Sh., dhe B. P. Ata janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit” “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Dhënia e ryshfetit”./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Nexhat Krasniqi mbetet pa pozitën e shefit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës

Published

on

Shefi i Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, MMPHI, Nexhat Krasniqi nuk mban më pozitën udhëheqëse të këtij divizioni.

Në një përgjigje të MMPHI për Kallxo.com bëhet e ditur se më datë 24 maj Ndriçim Mustafa është caktuar zyrtar përgjegjës për menaxhimin e Divizionit të Prokurimit.

“Më datë: 24.05.2022, Ndriçim Mustafa, është caktuar zyrtar përgjegjës për menaxhimin e Divizionit të Prokurimit, në kuadër të MMPHI-së, si rezultat i bashkimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të dy Divizioneve të Prokurimit, deri në hyrjen në fuqi të rregullores së re për organizimin e brendshëm të MMPHI-së”, thuhet në përgjigjen e tyre.

MMPHI nuk kanë treguar se cilat kanë qenë arsyet e largimit të Krasniqit dhe nëse do mbajë ndonjë pozitë tjetër brenda ministrisë ku udhëhoqi divizionin e Prokurimit.

Në emisionin “KallxoPernime” më 27 prill 2022, zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka folur për raportet e tij me tashmë ish shefin e prokurimit Nexhat Krasniqi, ku deklaroi se nuk takohet çdo ditë me të.

“Jo, nuk rri natë e ditë në zyrën time. Në zyrën ku punoj unë, çdo drejtor i departamentit, çdo shef i divizionit, çdo zyrtar që punon në ministri, e ka derën çelur sa unë jam aty. Ai (Nexhat Krasniqi), nuk vjen shpesh te unë. Ai vjen vetëm kur ka nevojë për m’u konsultu me mua. Së pari, unë përveç që jam zëvendësministër jam edhe inxhinier dhe për ashtu unë nuk duhem me bo kurrgjë e veç duhet me pritë kur të ma sjellin ndonjë dokument me e nënshkru”, deklaroi Durmishi.

Durmishi ka thënë se Krasniqi ka ardhur 2-3 muaj në punë para se të vinin në qeverisje, kjo pasi ky i fundit ka qenë i suspenduar./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Anulohet vendimi për miratim të Planit Zhvillimor Komunal të Gjilanit

Published

on

Anulimi i vendimit për miratim të Planit Zhvillimor Komunal, sipas kryetarit Alban Hyseni i hap rrugë plotësim ndryshimit të materialit bazë dhe garanton mundësi zhvillimi për Komunën e Gjilanit.

“Bartja e dy aktiviteteve, atij të mirëmbajtjes dhe sigurimit të objekteve komunale, objekteve të arsimit dhe atyre të shëndetësisë në kuadër të ndërmarrjes “Tregu” siguron shërbime me të mira për komunën dhe i jep fund një problemi shumëvjeçar për të cilin asnjëherë nuk është gjetur vullneti politik për t’u trajtuar dhe zgjidhur.

Falënderoj asambleistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit për mbështetjen e këtyre dy propozimeve tejet të rëndësishme për Komunën dhe qytetarët.”, deklaroi kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending