Connect with us

Aktuale

Pesë VIP-at që kanë shkollë inxhinierie

Published

on

Aktor, komedian, prezantues e modele të ndryshme pushtojnë ekranet tona çdo ditë, por jo të gjithë kanë një diplomë për atë punë. Disa prej tyre, shumë të njohur, kanë diplomë ose kanë shkuar në shkollë, e cila u ndërlidhet me inxhinieri.

Duke filluar nga personazhi “Mr. Bean”, më poshtë keni pesë figurat publike që kanë diplomë inxhinierie.

Rowan Atkinson – Mr. Bean

Shumica prej nesh e njohim si komedian por që ai është po ashtu një inxhinier. Mr Bean është padyshim roli i tij më i njohur dhe më i dashur për publikun, aktori dhe komediani i njohur britanik ka një diplomë në Inxhinieri elektrike nga universiteti i Newcastel-it dhe madje një master në The Queen’s College – Oxford, por që pak njerëz mund ta njohin atë si inxhinier. Mirëpo, fama dhe suksesi i tij la në hije studimet e inxhinierisë.

Ashton Kutcher

I njohur si një yll Hollywood-i, e që shpesh mund ta gjejmë në rangime nga më të ndryshmet ju do të surprizoheni kur të kuptoni që ai ka një diplomë në Inxhinierinë Biokimike. Një nga arsyet kryesore pse ai studio në këtë fushë ishte për shkak të vëllait të tij binjak të quajtur Micheal, që kishte lindur më një defekt në zemër dhe paralizë cerebrale dhe ai shpresonte që me studimin e e tij të gjente një kurë për vëllain. Megjithatë ai u tërhoq për të ndjekur modelimin pasi që fitoj garën e parë të modelimit në Iowa.

Bill Nye

William Sanford Nye i njohur sikurse Bill Nye Science Guy (Bill Nye – Njeriu i Shkencës), është një prezantues televiziv , inxhinier mekanik dhe shpjegues shkencor. Ai njihet më së miri si udhëheqësi i programit të shkencave për fëmijë, PBS Bill Nye Science Guy si dhe për shfaqjet e tij të mëvonshme në mediat popullore si edukator shkencor. Ai u diplomua në Inxhinierinë Mekanike nga Cornell University. Kombinimi i njohurive të tij shkencore me mendjen e shpejtë dhe stilet e shkrimit e bën një nga figurat më të respektuara të ekranit dhe shumë të njohur për influencimin e tij shkencor për gjeneratat e reja.

Mike Bloomberg

Michael Rubens “Mike” Bloomberg është biznesmen amerikan, autor, politikan dhe filantrop. Ai hyn në listën e njerëzve më të pasur në botë duke u renditur në vendin e tetë. Përfundoi studimet e tij në universitetin e Johns Hopkins në drejtimin Inxhinieri Elektrike. Bloomberg është themelues dhe pronar i Bloomberg LP, një kompani e shërbimit financiar, media dhe kompani softuerësh .

Cindy Crawford

E cilësuar nga magazine “Forbest” në vitin 1995 si modelja më e paguar në planet, ju do të surprizoheni kur të kuptoni si Cindy ishte fituese e një burse për studim në inxhinieri kimike në universitetin e Northwestern-it. Ajo kreu vetëm një semestër përpara se ta braktiste kolegjin për të vazhduar karrierën si modele.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale

Published

on

Industria e ndërtimit është bërë gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale vitet e fundit, nga përdorimi i pajisjeve të automatizuara të ndërtimit te printimi 3D, sistemet e modelimit të informacionit të ndërtesave (BIM) dhe inteligjenca artificiale. Tori Graney e firmës ligjore shumëkombëshe Pinsent Masons eksploron rritjen e krimit të sigurisë kibernetike në industrinë e ndërtimit për shkak të teknologjisë.

Pavarësisht thjeshtimit të procesit të ndërtimit, këto përparime teknologjike kanë çuar në një rritje të rreziqeve të sigurisë kibernetike, të përforcuara më tej nga fluksi i lartë i parave dhe pagesat me vlerë të lartë brenda industrisë dhe nga fakti i thjeshtë që shumë projekte përfshijnë infrastrukturën kombëtare kritike, qoftë në Shtetet e Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar ose në të gjithë Bashkimin Evropian.

Fatkeqësisht, këta faktorë i bëjnë kriminelët kibernetikë t’i shohin bizneset e ndërtimit si objektivat kryesore të sulmeve.

Ndërsa industria e ndërtimit po dixhitalizohet gjithnjë e më shumë, sasia e të dhënave dhe informacioneve të ndjeshme që mblidhen dhe ndahen në mënyrë elektronike brenda organizatave është rritur ndjeshëm, për shembull, qofshin ato dizajne të pronarit ose të dhënat e punonjësve.

Si rezultat, pasojat e një sulmi kibernetik mund të jenë veçanërisht të rënda për firmat e ndërtimit, duke çuar potencialisht në humbje të konsiderueshme financiare, si dhe në pajtueshmëri apo edhe rreziqe sigurie.

Ndikimi i sulmeve kibernetike shtrihet edhe në dëmtimin e reputacionit, me shkelje të të dhënave që shpesh çojnë në humbjen e besimit të klientit dhe besnikërisë ndaj markës.

Kjo mund të ketë efekte afatgjata në linjën përfundimtare të një kompanie dhe përfundimisht thekson rëndësinë në rritje të gatishmërisë dhe sigurisë së fuqishme kibernetike për firmat e ndërtimit që punojnë në projekte të rëndësishme të infrastrukturës.

Rreziku kibernetik mund të jetë i vështirë për t’u kontrolluar në një kantier ndërtimi, me nënkontraktorët dhe stafin e përkohshëm që i shtojnë rrezikut ekzistues që vjen nga aftësitë teknologjike të kriminelëve kibernetikë.

Prandaj, kontraktorët duhet të shikojnë rrjetet e tyre të mbështetjes dhe rrezikut të vlerësojnë ekspozimin e tyre ndaj dobësive kibernetike, duke përfshirë atë që mund të bëjnë më shumë në terren për t’i siguruar vetes mbrojtje më të madhe dhe ku kjo mbrojtje është më e nevojshme.

Kjo përfshin shikimin e çdo hallke të zinxhirit të ndërtimit dhe kërkimin e partnerëve nënkontraktorë që të demonstrojnë praktika të shëndosha të sigurisë kibernetike në tenderat e tyre, për shembull.

Në Mbretërinë e Bashkuar, NCSC dhe Instituti i Ndërtimit të Chartered (CIOB) janë partnerizuar së fundmi për të prodhuar udhëzime praktike për të mbështetur bizneset, përfshirë SME-të, që punojnë në ndërtim, të cilat mund të përdoren si një udhëzues për zbatimin e masave të sigurisë kibernetike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Komuna e Prizrenit organizon aksionin pranveror të mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme

Published

on

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave ju njofton se nga data 1 – 7 Maj organizohet aksioni pranveror i mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme.

Ky aksion është falas dhe është një mundësi që të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët, ndaj luteni t’i respektoni datat.

Gjatë kësaj kohe, luteni që t’i vendosni mbeturinat para shtëpisë suaj, për të siguruar shkarkimin e tyre të rregullt.

Banorët e ndërtesave të banimit kolektiv duhet t’i vendosin mbeturinat para pikës më të afërt të mbeturinave.

Këto aktivitete janë një mundësi për ta sensibilizuar komunitetin për rregullat e shkarkimit të mbeturinave dhe për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin

Published

on

Në korrik të 2023, në emisionin “Kallxo Përnime” ishte publikuar hulumtimi për rrugën Prishtinë – Podujevë, në të cilin tregohej se si Hysen Durmishi kishte nënshkruar kontratat për këtë tender, duke pasur ankesë aktive në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

10 muaj më vonë, Prokuroria e Speciale e Republikës së Kosovës e ka ftuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin për ta intervistuar në lidhje me këtë çështje.

Ligji i Prokurimit Publik e përcakton se në momentin kur ka ankesë aktive nga një operator ekonomik që ka marrë pjesë në tender, aktiviteti i prokurimit pezullohet dhe autoriteti kontraktues nuk ka të drejtë të procedojë me nënshkrim të kontratave.

Continue Reading

Trending