Connect with us

Aktuale

Ndihma që Bitcoin mund të japë në industrinë e ndërtimtarisë

Published

on

Një nga mediat më të vjetra që është profilizuar në fushën e ndërtimit, simotër e Ndertimi.info, BuildUpp.co.uk, ka publikuar një seri shkrimesh në lidhje me ndikimin e teknologjisë në ndërtimtari.

Në pjesën e dytë të serisë, teknologjia në ndërtimtari emblematohet me furinë e re financiaro-teknologjike në botë, BITCOIN. Çka është Bitcoin dhe si mund ta ndihmojë ajo industrinë e ndërtimit?

Bitcoin është valutë digjitale dhe sistem pagesash që operon tërësisht e pavarur nga bankat tjera apo qendrat e administrimit. Pagesat janë të sigurta dhe mund të konvertohet, duke mos pritur më shumë se tri ditë për një pagesë.

Kjo ende nuk është e njohur zyrtarisht si valutë, megjithatë ajo ka një nivel këmbimi përball shumë nga valutat më të fuqishme. Nuk ka kartëmonedha, karta ose çeqe – çdo gjë shkon nëpërmes elektronikës.

Teknologjia ‘backoffice’  që qëndron prapa saj, sipas bulidupp, është shumë e sigurt dhe siguron vërtetim dhe verifikim. Ajo mund ka shumë autentike dhe ka rregulla, për shembull nuk lejon pagesë, nga një llogari multi nëse nuk e nënshkruajnë anëtarët përkatës të bordit.

Prapa skenave, rrjeti i Bitcoin po ndan një libër masiv publik të quajtur “zinxhir bllok”. Ky libër përmban çdo transaksion të përpunuar ndonjëherë që mundëson kompjuterin e një përdoruesi të verifikojë vlefshmërinë e çdo transaksioni. Autenticiteti i secilit transaksion mbrohet nga nënshkrime digjitale që korrespondojnë me adresat e dërgimit, duke lejuar që të gjithë përdoruesit të kenë kontroll të plotë mbi dërgimin e Bitcoins.

Por si mund të ndihmohet industria e ndërtimit, sipas BuildUpp, nga Bitcoin?

Një nga përparësitë e Bitcoin është e bazuar në transferet mes bizneseve, duke qenë shumë efecient. Pagesat BACS, një nga mënyrat e përbashkëta të pagesave business-to-business, janë të shtrenjta dhe të marrin shumë kohë. Kompanitë që zotërojnë bitcoin për pagesa mund të eliminojnë tarifën që merr banka.

Bitcoin gjithashtu mundet të ndërtojnë një valë të punës bashkëpunuese që zgjerohet në industrinë e ndërtimit. Pagesat mes klientit, ekipit profesional, kontraktonit kryesor dhe të tjerëve mund të lidhen mes vete dhe në mënyrën që kushtet e pagesës të respektohen dhe të kalojnë përmes zinxhirit dhe gjithashtu mund të lidhen me përfundimin e fazës së kontratës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending