Aktuale
Mitrovica e Veriut e pëson nga strukturat paralele, BE-ja ia heq dy projekte me vlerë 7.8 milionë euro
Strukturat paralele në Veri, përkundër fjalëve të udhëheqësve të institucioneve që janë shuar, ato vazhdojnë të kryejnë aktivitetin e tyre ileagal. Këtë e ka konfirmuar Zyra e BE-së në Kosovë, me anë të një anulimi të investimit.
Sot, Zyra e BE-së në Kosovë / Përfaqësuesi Special i BE-së ka anuluar 7.8 milionë euro ndihmë financiare për Mitrovicën e Veriut. Këto mjete janë parahsikuar për dy projekte. Njëri projekt ka qenë ndërtimi i një qendre kulturore dhe tjetri ndërtesa universitare në Mitrovicë të Veriut.
“Për fat të keq, autoritetet vendore dështuan t’i largojnë ndërtesat e paligjshme ekzistuese dhe të krijojnë çasje në të gjitha punishtet.”, thuhet nga BE-ja.
Bashkimi Evropian kontribuon me rreth 100 milionë euro asistencë financiare në Kosovë për një vit.
Historiku i projekteve:
Ndërtesa e re e Universitetit të Mitrovicës së veriut, me vlerë mbi 4.5 milionë euro, do të përbëhej nga një bodrum dhe pesë kate. Ajo do të përfshinte klasat, amfiteatrat, laboratorët, një teatër të vogël, një bibliotekë, zyra, një restorant dhe një parking nëntokësor. Përmirësimi i peisazhit ishte pjesë e projektit.
Ndërtimi i Qendrës Kulturore në Mitrovicën e veriut, me vlerë prej 3.3 milionë euro, duhej të shoqërohej me ndërtimin e infrastrukturës përkatëse, duke përfshirë çasjen në rrugë dhe parkingun për vetura, peisazhin e lokacionit dhe ndriçimin e jashtëm, drenazhin e rrugëve dhe të parkingut të makinave, etj.
-
Infrastrukturë3 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale3 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë3 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Aktuale3 days ago
Hoteli ‘Four Seasons Istanbul’ votohet si më i miri në botë
-
Infrastrukturë2 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin
You must be logged in to post a comment Login