Connect with us

Aktuale

Ligji i Prokurimit lejon kritere të ndryshme në projekte të ngjashme në ndërtim [video]

Published

on

Ligji i Prokurimit Publik që hyri në fuqi në vitin 2011, nga atëherë ka pasur katër ndryshime brenda tij e që nuk kanë qenë të mjaftueshme. Edhe tani parashihet nevoja e intervenimit në rishikim të dispozitave ligjore sa i përket menaxhimit të kontratave kjo pasi që po ul cilësinë dhe po rrit koston e shpenzimit të parasë së tatimpaguesve.

Nga: Shkëndije Ahmeti

Sipas njohësve të Ligjit të Prokurimit, problemet në këtë ligj po shfaqen atëherë kur po lindin kontestet e ndryshme gjatë vlerësimit të ofertave dhe mënyrën se si aktivizohen aktivitetet tenderuese.

E fusha më problematike sa i përket Prokurimit Publik në Kosovë dhe numri më i madh i rasteve të cilat përfundojnë përmes ankesave në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) është fusha e ndërtimit.

Një nga pikat kyçe ku do të duhej të intervenohej sa më shpejtë është rishikimi i dispozitave ligjore për sa i përket menaxhimit të kontratave, si një nga pikat kritike që ul cilësinë dhe rrit koston e shpenzimit të parasë të tatimpaguesve. Një element tjetër që do të mund të ndryshohej janë përfshirja e dispozitave ligjore për rritjen e transparencës ku qytetarët do të mund t’i shihnin planet e prokurimit si dhe kontratat në një kohë reale”, ka thënë Diana-Metushi-Krasniqi nga KDI.

Njëri nga avokatët që përfaqëson palët që kanë probleme me Ligjin e Prokurimit Publik (LPP), Visar Ramaj, për Ndërtimi.info ka thënë se ekziston nevoja për ndryshime në këtë Ligj. Ai ka theksuar dizjanimi për tenderë para se ato të shpallen dhe të ekzistojë monitorimi i institucioneve se si realizohen ato punime.

Faza e parë është kriteret që i dizajnojnë për tenderë të ndryshme vetë institucionet para se t’i shpallin ato, mandej uniformiteti i tenderëve do të thotë nëse kemi një fushë sporti apo një objekt  administrativ, kriteret mes Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Prizrenit ish kon dashtë me qenë të njëjta për kompanitë e interesuara dhe problemi më i madh është me monitorimin që këto institucione iu bëjnë dhe mënyrën se si realizohen ato kontrata që jepen përmes tenderëve publike. Do të thotë ka raste kur kompanitë serioze e fitojnë tenderin, plotësojnë komplet kushtet edhe punojnë me punë jo cilësore për shkak që ka munguar monitorimi prej vetë institucionet që e ka dhënë atë tender”, tha Ramaj.

Ndryshimi esencial i Ligjit të Prokurimit në sektorin e ndërtimit, sipas Ramajt, do të duhet të bëhet në pikën ku projektet e ngjashme duhet të kenë edhe kritere të njëjta, e jo sikur ndodh sot që projektet e ngjashme kanë kritere të ndryshme.

Kjo pasi që edhe pse ekziston në Ligj çështja e diskriminimit, ajo nuk është e rregulluar në mënyrë të detajuar, e që në këtë mënyrë i jep mundësinë institucionit që në tender të vënë kritere diskriminuese.

Nëse në një projekt të caktuar kërkohet që me pas referenca për tri projekte të ngjashme, me një projekt  mundet mos me qenë, ku i bie që i jep mundësi institucioneve që e shpallin tender me vendos kritere diskriminuese në mënyrë që me favorizu një kompani të caktuar dhe krejt tjera me i nxjerrë të papërgjegjshme, ose për me eleminu një kompani të caktuar…Kjo është njëra nga çështjet të cilën legjislacioni i ynë nuk e rregullon në mënyrë të detajuar”, sqaron Ramaj.

Ndryshim tjetër sipas Ramaj është edhe planifikimi i prokurimit.

Si ndryshime është edhe çështja e planifikimit të prokurimit. Do të thotë të mos jetë e mjaftueshme që vetëm kur shpallet tenderi një kompani të njoftohet, por ekzistimi i planeve pak më afatgjate është esenciale. Nëse ne e dimë që gjatë katër viteve të ardhshme një komunë e caktuar e Kosovës ka me i ndërtu 10 shkolla, që të kenë mundësitë kompanitë që qysh tani të përgatiten për tenderat që kanë me ardh”, shtoi Ramaj.

Së fundmi në kontratat e dhëna për tenderë nga komuna të ndryshme të vendit, po teljakojnë edhe parashikimet shumave që po paracaktohen. Madje disa prej komunave po nënshkruajnë tenderë me 100 për qind rritje në çmime.

E kjo sipas njohësit të këtij Ligji thotë se në rast se oferta e kompanive është më e lartë se vlera e parashikuar, tenderi duhet të anulohet.

Nuk mund të jepet kontrata një kompanie e cila e ka ofertën më të lartë se sa vlera e parashikuar e kontratës që del në dosjen e tenderit. Çështja e dytë është për ndryshime në çmim. Ky ka qenë problem  shumë i madh i Prokurimit edhe me ndryshimet e reja në vitin 2016 që janë bërë në Ligjin e Prokurimit është vendosur që nëse gabimet në aritmetikoren ndryshojnë se 2 për qind në çmim të ofertës do të thotë të mbledhjes, zbritje në mes të pozicioneve të caktuara ë ndërtim atëherë komplet tenderi i asaj kompanie duhet me u shpall i papërgjegjshëm dhe ai duhet të eliminohet”, ka përfunduar Ramaj.

Pakënaqësitë më të mëdha që adresohen në OSHP janë lëndët e sektorit të ndërtimit, kjo pasi që vlera e kontratave është më e madhe dhe investimet e qeverisë janë kryesisht në sektorin e ndërtimi. Këtu bëhet që interesi i kompanive të jetë jashtëzakonisht më i madh.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending