Video
Kur çahet xhami i urës mbi 1 mijë metra e lartë e kalimtarët janë mbi [video]
A mund ta merrni me mend si do të ndiheshit duke ecur nëpër urën e qelqtë në lartësi të madhe në kohën kur xhami nis të pëlcasë nën këmbët tuaja. Ka rrezik se do të mund t’ju lëshonte zemra në vend.
Në internet është shfaqur një videoxhirim i urës së qelqtë në Kinë, mbi të cilën shihet duke ecur një grup turistësh, transmeton Koha.net. Ura ndodhet në lartësi mbidetare 1.179 metra.
Në një moment dyshemeja e qelqtë e urës nis të pëlcasë ndërsa ciceroni i grupit nga shoku bie në gjunjë, ndërsa plasaritjet nën të sa vijnë e rriten. Kjo skenë e tmerrshme ndodhi në malet e Taihangut në provincën kineze Hebej.
Pas shfaqjes së këtij xhirimi zyrtarët, duke kërkuar falje, sqaruan se nuk bëhet fjalë për pëlcitje të qelqit, por në fakt është një “provokim” ndaj vizitorëve.
Shtegu, në fakt, është ndërtuar asi soji që fragmente më të vogla janë të vendosura ndërmjet shtresave të pllakave të qelqta dhe kur ecet mbi atë pjesë të shtegut, xhami prodhon krisma dhe duket sikur po copëtohet nën këmbë, transmeton Koha.net.
Ndonëse video-xhirimi ka shkaktuar shumë reaksione negative të shfrytëzuesve të rrjeteve sociale në Kinë, zyrtarët kompetentë nuk e kanë ndërmend t’i heqin këto pllaka meqë, siç thonë, dëshirojnë që njerëzit të vijnë dhe që vetë të përjetojnë këtë “horror”.
https://youtu.be/ou94ywXiFzA
Aktuale
Efekti i ajrit të ndotur cenon zhvillimin e fëmijëve- intervistë me pediatren Valbona Stavilevci (VIDEO)
Video
Gruaja nga Prishtina që drejton biznesin për përpunimin e vajrave (VIDEO)
Infrastrukturë
Prodhuesit kosovar me akciza shtesë depërtojnë me vështirësi në tregun e Shqipërisë (VIDEO)
-
Aktuale3 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Infrastrukturë3 days ago
Foster + Partners zbuloi planet kullën zyre prej 140,000 metra katrorë në Nju Jork
-
Infrastrukturë3 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë3 days ago
Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi
-
Infrastrukturë3 days ago
A mundet robotika në arkitekturë të përmirësojë dizajnin dhe ndërtimin e objekteve?
-
Infrastrukturë3 days ago
Kur është hipokrizi simbolizmi arkitektonik?
-
Infrastrukturë2 days ago
Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova