Arkitekturë
Kalaja e Krujës, si krenari e përjetshme
Kalaja e Krujës është kalaja më e vjetër në gjithë territorin shqiptar. Ajo po ashtu është radhitur si një prej kalave më të mira në gjithë botën. E ndërtuar gjatë vitit 1190, në Krujë qytet ky që ishte bërë më pas kryeqyteti i shtetit të parë autonom shqiptar në mesjetë. Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 metra, zë një sipërfaqe prej 2.5 hektarësh tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore.
Kalaja e Krujës është ndërtuar mbi një kreshtë shkëmbore të shkëputur nga mali Sarisalltëk dhe nga formacionet kodrinore përreth. Ajo lidhet me këto të fundit vetëm nga ana verilindore, ku ndodhet dhe hyrja kryesore për në kala.
Anët e tjera janë shkëmbinj të thepisur, praktikisht të pangjitshtëm ose vetë kodra bie me pjerrësi të theksuar. Një nga veçoritë e kalasë së Krujës është mënyra e furnizimit të saj me ujë, gjë që e ka bërë të mos vuajë asnjëherë nga mungesa e ujit. Brenda territorit të kalasë, në shkëmb rrjedh një burim nëntokësor, i cili del në rrëzë të murit lindor të saj. Ky krua, që përdoret edhe sot në një çezmë, ka qenë rrethuar me një sistem muresh e kullash. Kjo ka qenë njëherit arsyeja e vënies së emrit Krujë këtij qyteti dhe më pas kalasë “Kalaja e Krujës”
Kalaja ka një strukturë arkitektonike e cila është e veçantë dhe e paparë ndonjëherë. Materialet të cilat janë përdorur për ndërtimin e kalasë janë kryesisht guri dhe betoni. Kjo edhe për shkak të qëndrueshmërisë të cilën duhet ta kishte kalaja duke pasur parasysh se kohën kur është ndërtuar ka qenë kohë pushtimesh nga armiqtë e Shqipërisë, konkretisht nga Perandoria Osmane.
Kjo kala ka një projekt interesant të ndërtimit me pjesë të cilat vende janë të ngritura më lartë dhe kanë formën katrore, si dhe pjesë të tjera të kalasë të cilat janë në formë të rrumbullakët dhe gjenden në nivel më të ulët me token.
Tashmë ky vend është një prej vendeve më të vizituara nga turistët, dhe njëkohësisht një monument historik me të cilën të gjithë shqiptarët duhet të ndjehen krenarë.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë1 day ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Aktuale23 hours ago
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Auto22 hours ago
Kërkesa për vetura elektrike kineze po rritet
-
Infrastrukturë1 day ago
Trena elektrikë në Kosovë dhe Shqipëri? Vendet e Ballkanit tentojnë të modernizojnë linjat hekurudhore
-
Infrastrukturë1 day ago
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)
-
Auto1 day ago
Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit
-
Infrastrukturë1 day ago
Në myk e kushte jo të favorshme mësojnë nxënësit e Shkollës Dardania në Prishtinë
-
Tech21 hours ago
6G punon 500 herë më shpejt se telefonat mesatarë 5G
You must be logged in to post a comment Login