Connect with us

Aktuale

INPO ia nxjerr si probleme parkingjet dhe trotuaret në Prishtinë

Published

on

Komuna e Prishtinës e drejtuar nga Shpend Ahmeti i VV-së as pas katër vite qeverisje nuk ka mundur ta zgjidh problemin e parkingjeve publike në kryeqytet.  Me ketë telash të pazgjedhur, ai po pretendon që t’i hyjë përsëri garës për kryetar, në zgjedhjet që do të mbahen me 22 tetor.

E pikërisht parkingjet janë edhe vërejta më e madhe që ai ka marrë nga banorët e Prishtinës.

Në raportin e INPO-s me temën “ Indeksi i kapshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”, është bërë e ditur se sipas të anketuarve,  29.58 e qytetarëve  janë shumë të pakënaqur,  kurse 51.94 për qind prej tyre janë të kënaqur me punën që ka bërë Ahmeti për parkingjet.

Gjithashtu edhe me trotuaret dhe hapësira e tyre, qytetarët e Prishtinës janë të pakënaqur.  39.30 për qind, thonë se nuk është punuar sa duhet në këtë drejtim, ndërsa 22.19 për qind e tyre si shumë të pakënaqur.

Edhe në fushën e sportit të anketuarit, lidhur me aktivitetet sportive që organizohen në komunën e Prishtinës, janë deklaruar të pakënaqur 35.63 për qind.

Ndryshe nga pakënaqësitë, qytetarët e Komunës së Prishtinës janë deklaruar 63.53 për qind shumë të kënaqur me përfshirjen e sistemit të ujësjellësit. Po ashtu edhe me furnizimin me ujë 48.40 për qind shprehen që janë të kënaqur.

Njësoj edhe me punën e kryetarit të komunës së Prishtinës, 47.90 për qind deklarohen që janë të kënaqur dhe 31.09 për qind shumë të kënaqur, raportoj gazetafjala.

Përqindje të lartë të kënaqshërisë së qytetarëve kishe edhe në pozicione të tjera si: në shëndetësi, shërbime administrative, arsim, kulturë dhe rini, infrastrukturë rrugore dhe mirëmbajtje, ndriçimi publik, transport publik, mbeturina, kanalizim, planifikim urban dhe rural dhe transparencë.

Këto të dhëna janë prezantuar nga Organizata Jo qeveritare, Iniciativa për Progres (INPO), të premten në një konferencë për media.

Albulena Nrecaj, drejtoreshë e INPO-s, tha se indeksi është dizajnuar të bëjë vlerësimin e kënaqshmërisë me shërbimet komunale të ofruara  nga komuna. Ajo ka sqaruar se anketa me qytetarët ka të bëjë me grup moshat 18-36.

“Indeksi ka bërë matjen e 15 lloje të ndryshme të shërbimeve komunale, si dhe matjen e kënaqshmërsië së qytetarëve me pushtetin lokal, pra me punën e Kryetarit, Kuvendit Komunal dhe Drejtorive Komunale”, tha Nrecaj.

Ajo gjithashtu tha se INPO ka për qëllim të zgjerojë punën e këtij projekti edhe në komuna tjera.

Kurse, nënkryetari i Prishtinës , Muhedin Nushi lidhur me pakënaqësitë e qytetarëve ka thënë se këto pakënaqësi të shprehura në disa kategori në raport do të ndikojnë në përmirësimin e performancës të komunës në ofrimin e shërbimeve te qytetarët.

“Ju garantoj se deri në përfundim të këtij mandati disa nga këto shërbime do të kenë rritje të përqindjes sepse janë edhe tri apo katër projekte në përfundim e sipër që kanë të bëjnë me shërbimet ndaj qytetarëve” është shprehur Nushi.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Një kompani ndërtimi kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve

Published

on

Një kompani ndërtimi, teksa kryente punime në lagjen “Pejton”, ka shkaktuar dëmtimin e kabllove të rrjetit nëntokësor.

Me këtë rast kanë mbetur pa rrymë një numër i caktuar i konsumatorëve të kësaj lagjeje dhe asaj të Dardanisë.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të evituar dëmin e shkaktuar. Falë përkushtimit të tyre deri më tash është arritur që pjesërisht të rikyçen në rrjet disa konsumatorë, derisa po punohet në mënyrë intensive që furnizimi t’u rikthehet të gjithë konsumatorëve të afektuar.

Për këtë rast janë informuar organet e rendit, dhe KEDS u bën thirrje kompanive të ndërtimit që të kenë kujdes të shtuar gjatë realizimit të punëve, meqë përveçse dëmtojnë asetet elektroenergjetike të KEDS-it, lënë pa furnizim me energji elektrike edhe konsumatorët./Media Ndërtim

Continue Reading

Aktuale

“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024

Published

on

Në harmoni me parashikimet meteorologjike për përmirësimin e motit, NP “Termokos” SH.A. ka marrë vendim, që të përmbyllë sot sezonin ngrohës 2023/2024.

Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat.

Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike apo 7% më shumë se sezonën e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe tek liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh. Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m².

Ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit. Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe realizimin e projekteve të shumëta, që do të kenë ndikim të shumëfishtë pozitiv në mirëqenien e qytetarëve tanë./Media Ndëtimi

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending