Connect with us

Aktuale

Hyperloop, e ardhmja e transportit

Published

on

Hyperloop një, modeli i parë i ri i transportit në botë, ka njoftuar se ka përfunduar me sukses fazën me teste të sistemeve të plota në shkretëtirën e Nevadës, ku kompania gjithashtu ka zbuluar prototipin e parë të mbështjellësit.

Hyperloop një, i themeluar dhe zhvilluar nga manjati i biznesit kanadezo-amerikan i lindur në Afrikën e Jugut Elon Musk më 2014, u zhvillua për të ndryshuar mënyrën e transportimit me shpejtësi të lartë përmes tubave të presionit të ulët duke përdorur një lloj të ri të mjeteve lëvizëse, shkruan worldarchitecture.org, përcjellë Ndertimi.info.

Testi i fazës së parë është e vetmja fazë e parë e një programi shumëfazësh dhe u zhvillua privatisht më 12 maj 2017 në pistën testuese të kompanisë, “DevLoop”, në shkretëtirën e Nevadës. Në testin e tij të parë, makina mbylli pjesën e parë të trajektores për 5.3 sekonda duke përdorur levë magnetike dhe arriti pothuajse 2G të shpejtësisë, duke arritur shpejtësinë e synuar të fazës së parë të 70 metrave për orë. Kompania është duke hyrë në fushatën e ardhshme të testimit, e cila do të synojë shpejtësinë prej 250 metrave për orë.

Nëse të gjitha testet kalojnë me sukses dhe bëhen plotësisht funksionale, sistemi i hyperloop do të jetë në gjendje të zvogëlojë kohën e udhëtimit midis San Franciskos dhe Los Anxhelosit deri në 30 minuta.

“Hyperloop një ka realizuar atë që askush nuk e ka bërë më parë duke testuar me sukses sistemin e parë Hyperloop në shkallë të plotë. Duke arritur vakumin e plotë, në thelb kemi shpalosur qiellin tonë në një tub, sikur po fluturojmë në 60000 metra në ajër” ka thënë Shervin Pishevar, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Hyperloop One.

“Për herë të parë në më shumë se 100 vjet, është futur një mënyrë e re transportimi. Hyperloop është e vërtetë dhe është këtu tani”.

Në këtë moment historik, Hyperloop një ka testuar të gjitha komponentët e sistemit, duke përfshirë motorin e tij shumë efikas, levatimin magnetik, frenimin elektromagnetik, sistemin e pompimit vakum dhe më shumë, duke dëshmuar se komponentët e plotë të sistemit funksionojnë me sukses si një njësi e integruar në vakum. Pothuajse 200 inxhinierë, fabrikues, saldues, etj përkushtuan mijëra orë për ta bërë këtë test të suksesshëm.

Përveç njoftimit të testit privat, Hyperloop një gjithashtu zbuloi prototipin e mbulesës së  saj që do të punojë brenda sistemit të integruar. Duke përdorur shtytjen elektromagnetike dhe levat magnetike, mbështjellësi do të transportojë pasagjerë dhe ngarkesë brenda tubit.

Mbulesa është pajisja e vetme në botë që, me motorin elektrik të drejtpërdrejtë të kompanisë, arrin drejtimin dhe lëvizjen autonome me shpejtësi të lartë në një ambient të kontrolluar nën presion të ulët. Bërë prej alumini strukturor dhe fibrave të karbonit, është 28 metra e gjatë.

Hyperloop One do të vazhdojë të kryejë teste në DevLoop në muajt e ardhshëm për të verifikuar komponentët dhe softuerin e gjeneratës së ardhshme.

“Me Hyperloop One, bota do të jetë më e pastër, më e sigurtë dhe më e shpejtë, do ta bëjë botën shumë më efikase dhe do të ndikojë në mënyrën se si punojnë qytetet tona, ku jetojmë dhe ku punojmë. Ne do të jemi në gjendje të lëvizim në mes të qyteteve sikur ato të jenë stacione metroje”, ka thënë drejtori.

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending