Aktuale
Goditet në kokë nga një gur i ndërtesës, turisti mbetet i vdekur
Një turist spanjoll është vrarë nga një pjesë e masonerisë në Basilica Santa Croce në Firence të Italisë e cila kishte rënë duke e goditur atë.
Siç është raportuar nga The Guardian, viktima 52 vjeçare u godit nga “një gur dekorativ që ra nga 20 metra lartësi kur ishte duke vizituar ndërtesën fetare me gruan e tij”. Raportet thonë se fragmenti ishte rreth 15cm me 15cm madhësi.
Pas incidentit, ndërtesa është mbyllur për vizitorët për një kohë të pacaktuar.
Fotot e ndara nga turistët në TripAdvisor tregojnë skelet brenda Bazilikës tani njëjtë si katër vjet më parë. Që nga viti 2016, vizitorët raportuan se zonat e Bazilikës ishin nën renovim.
Me një pasuri të tillë të pasur, relativisht të pa financuar dhe me përkeqësim të shpejtë të trashëgimisë së ndërtuar, Italia ka pësuar incidente të ngjashme përgjatë viteve. Në vitin 1989, një kampanil (kullë me zile) e shekullit të 14-të u rrëzua në Pavia, duke lënë të vdekur katër vetë. Në tetor të vitit 2012, një kornizë u shkëput nga muri i Pallatit të Kasatrës pranë Napolit, një pjesë e kulmit më pas u rrëzua.
Ministri italian i Kulturës, Dario Franceschini, ka thënë për zbardhjen e incidentit që prokurorët do të “kryejnë një hetim për të përcaktuar nëse faji qëndron në mirëmbajtjen e dobët të ndërtesës”
-
Aktuale3 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Infrastrukturë3 days ago
Foster + Partners zbuloi planet kullën zyre prej 140,000 metra katrorë në Nju Jork
-
Infrastrukturë3 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë3 days ago
Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi
-
Infrastrukturë3 days ago
A mundet robotika në arkitekturë të përmirësojë dizajnin dhe ndërtimin e objekteve?
-
Infrastrukturë3 days ago
Kur është hipokrizi simbolizmi arkitektonik?
-
Infrastrukturë2 days ago
Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova