Aktuale
Ferizaj me zonë të lirë ekonomike
Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, zhvilloi një takim me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, me të cilin bisedoi për shumë çështje me rëndësi për zhvillimin e projekteve të rëndësishme për këtë komunë, konkretisht për fillimin e procesit të krijimit të zonës së re të lirë ekonomike.
Ministri Hasani, u zotua se MTI do të përkrahë fuqishëm iniciativën e kryetarit Aliu, duke gjetur mundësinë e financimit të projektit për ngritjen e infrastrukturës në zonën ekonomike e cila do të krijohet së shpejti.
Aliu falënderoi Ministrin Hasani për gatishmërinë e treguar lidhur me projektin në fjalë dhe u zotua se komuna do t’i përmbushë me kohë obligimet që dalin për realizim të e këtij projekti.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u bisedua edhe mundësinë e bashkëpunimit edhe në fusha tjera me rëndësi, në funksion të ngritjes së mirëqenies qytetare.
-
Infrastrukturë3 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale3 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë3 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë3 days ago
Velipoja me gërmadha, rrënimi i objekteve prishin imazhin në prag të sezonit veor
-
Aktuale3 days ago
Komuna e Prizrenit organizon aksionin pranveror të mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme
-
Infrastrukturë3 days ago
Ministria e Infrastrukturës mbështet Vushtrrinë me 600 mijë euro për asfaltimin dhe rehabilitimin e rrugëve