Featured
Kushtet Ndërtimore për Xhaminë Qendrore në Prishtinë [dokument]
Për ndërtimi i Xhamisë Qendrore në lagjen “Dardania” të Prishtinës, tash parkingu i Postës së Kosovës, po bëhet gjysmë dekade që po diskutohet. I gjithë procesi, që kishte filluar në shkurt të vitit 2012 me ndarjen e parcelës për këtë objekt të kultit fetar e deri tash është përcjellë me probleme, duke u shndërruar në një temë të ndjeshme që ka nxitur reagim të ashpër nga shoqëria civile e përfaqësues institucionesh. Atëbotë u pat vendosur edhe gurthemeli.
Shumë debat dhe pakënaqësi gjithsahtu janë shfaqur edhe në zgjedhjen e projektit fitues për Xhaminë Qendrore, kur gjithmonë përmendet një projekt i arkitetes së madhe, Zaha Hadid, që nuk u zgjodh. Edhe pse me konkurs, xhamia që do të ndërtohet shumëkë nuk e kënaq, shkruan Ndertimi.info.
Bëhej fjalë për një shkelje të vijës ndërtimore, sipas arkitetit të BIK-ut që pati shpjeguar projektin para Asamblesë në Prishtinë. Por, arkitekti Esat Ramadani ditë më parë për Ndertimi.info ka thënë se do të sanohet edhe ajo shkelje e vijës ndërtimore me një minare.
Megjithatë, Komuna e Prishtinës i ka dhënë Kushtet e Ndërtimit Bashkësisë Islame të Kosovës për Xhaminë Qendrore. Këto kushte i ka siguruar Ndërtimi.info dhe do të jenë të sqaruara më poshtë.
Sipërfaqja e parcelës ku do të ndërtohet xhamia është 8100 metra katrorë. Sipas këtij dokumenti, nga ajo që është kalkuluar del se sipërfaqja e Xhamisë Qendrore diku 58 mijë e 450 metra katrorë, e organizuar në Etazhitete: -2B(Bodrum)+2S(Suteren)+P (Përdhesë)+2G (Galeri).
Më poshtë keni dokumentin e plotë:
-
Aktuale2 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Infrastrukturë2 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners zbuloi planet kullën zyre prej 140,000 metra katrorë në Nju Jork
-
Infrastrukturë2 days ago
Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi
-
Infrastrukturë2 days ago
Kur është hipokrizi simbolizmi arkitektonik?
-
Infrastrukturë2 days ago
A mundet robotika në arkitekturë të përmirësojë dizajnin dhe ndërtimin e objekteve?
-
Infrastrukturë2 days ago
Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova