Aktuale
Djegia e Fakultetit të Ndërtimtarisë, studentët në kushte të këqija
Një pjesë e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës tashmë një javë kanë mbetur pa energji elektrike, pas zjarrit që i kaploi këto institucione.
Për shkak të mungesës së energjisë studentët kanë zhvilluar mësimin me orar të shkurtuar derisa ka depërtuar drita nga jashtë. Madje, disa prej studentëve që nuk deshën të flasin para kamerës thonë se orari i ligjëratave është shkurtuar edhe për shkak të mungesës së ngrohjes.
Disa klasë janë të mbyllur por disa janë në rregull. Sot mbajtëm ligjërata. Jo, nuk kemi rrymë. Ligjëratat i mbajmë deri rreth orën 15, deri sa ka dritë- ankohen studentët.
Siç thonë studentët, nuk është e paralajmëruar se kur do të lëshohen në përdorim hapsirat e djegura.
Përveç klasave që ishin të prekura nga zjarri, të tjerat janë në rregull. Kemi procedurë të shkurtuar sepse nuk kemi rrymë në tre ose katër klasa, amfiteatri dhe tre ose katër klasa tjera që ishin afër zjarrit. Dje dhe pardje kishim orar të shkurtuar, sot vetëm disa orë janë të shkurtuara”.
Jam në fakultetin e arkitekturës, për ne gjithçka është normale- ankohen disa të tjerë.
Zjarri shkaktoi dëme më të mëdha në Fakultetin e Arkitekturës duke djegur çatinë dhe 3 kabinete. Nga ky institucion thonë se akoma nuk janë të njohura shkaqet e përhapjes së zjarrit pasi që organet gjegjëse akoma po punojnë në zbardhjen e rastit.
-
Infrastrukturë17 hours ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë1 day ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë23 hours ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë24 hours ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë20 hours ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë20 hours ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale19 hours ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Aktuale20 hours ago
Hoteli ‘Four Seasons Istanbul’ votohet si më i miri në botë