Aktuale
Deponinë e mbeturinave te tregu i Istogut s`ka kush ta pastrojë
Përroska në afërsi të tregut të gjelbër në Istog është shndërruar në deponi mbeturinash.
Alarmin për gjendjen në këtë përroskë e kanë ngre edhe në organizatën “Let’s Do It Kosova”, e cila merret me aktivitete ambientale, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Ajo ndotje e mjedisit aty nuk po ndodh tash, por gjithmonë ashtu e njëjtë ka qenë dhe është. Komplet mbetjet e tregut hidhen aty. Kurrkush nuk i organizon ata, së paku nuk shkon askush me kërkua prej tyre që mos me u bë ajo gjendje ashtu”, thotë Luan Hasanaj nga organizata mjedisore “Let’s Do It Kosova”.
Sipas tij, ajo që po ndodh në afërsi të tregut në atë kanal është e papranueshme dhe sipas tij është një papërgjegjësi e të gjithëve.
“Së pari e qytetarëve të pandërgjegjshëm që hedhin aty mbeturina, e pastaj edhe e inspektorëve komunalë. Kjo nuk e shfajëson Komunën aspak e as inspektorët që nuk shkojnë me dënua ata që hedhin. Dhe dihet kur zakonisht ndodh ajo. Të enjteve, në ditën e tregut”, fajëson ai më tepër institucionet komunale që nuk e mbajnë nën kontroll me inspektorë, që të ndalohet dhe dënohen ndotësit.
-
Infrastrukturë15 hours ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë23 hours ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë21 hours ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë22 hours ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë19 hours ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Aktuale17 hours ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Ambienti21 hours ago
Markat e njohura të modës “Zara” dhe “H&M” akuzohen për shpyllëzimin dhe grabitjen e tokava në Brazil
-
Aktuale19 hours ago
Hoteli ‘Four Seasons Istanbul’ votohet si më i miri në botë