Connect with us

Aktuale

Bllokada institucionale “bllokon” edhe buxhetin

Published

on

Për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit dhe krijimit të Qeverisë së Kosovës është pamundësuar rishikimi i buxhetit të Kosovës, thonë udhëheqës të institucioneve, sipas të cilëve kanë filluar problemet në kryerjen e obligimeve të parapara financiare.

Ministri në largim i Financave, Agim Krasniqi, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se ministria dhe agjencitë buxhetore kanë bërë përgatitjet për këtë proces, por pa krijimin e institucioneve, rishikimi nuk mund të përfundojë, çka nënkupton edhe mos mundësi të rialokimit të mjeteve për ministritë, komunat dhe të gjitha agjencive buxhetore.

Ai ndërkaq thotë se problemet janë paraqitur nga mosndryshimi i disa ligjeve të parapara, në bazë të te cilave është planifikuar tërheqja e mjeteve financiare. Nga kjo situatë, Krasniqi thotë se është pamundësuar fillimi i disa projekteve të reja, duke mbuluar shpenzimet për projektet e filluara më herët.

“Rasti konkret është mosardhja e mjeteve nga AKP-ja, për shkak se nuk ka mundur të ndryshohet ligji për AKP-në. Dhe në këtë rast ne kemi planifikuar që të ndajmë 67 milionë euro për autostradën Prishtinë – Shkup dhe 136 milionë euro mjete të rregullta nga buxheti. Mosardhja e këtyre mjeteve nga buxheti na ka detyruar që të bëjmë disa shkurtime që mos të fillojmë projekte të reja dhe përfundojmë obligimet që kanë ardhur”, thotë Krasniqi.

Rishikimin i buxhetit ofron mundësi për transfere ndërmjet nën-programeve dhe organizatave buxhetore.

Organizatave buxhetore u lejohet të bëjnë rregullime të brendshme që janë të arsyeshme për të bërë ekzekutimin efikas të buxhetit për periudhën e mbetur të vitit buxhetor.

Pasojat më të mëdha nga moskrijimi i institucioneve të Kosovës, i bartë ekonomia, thonë ekspertë për çështje ekonomike.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se për Republikën e Kosovës përveç dëmtimit të partneritetit me institucionet financiare ndërkombëtare, pasoja më e madhe është mosrishikimi i buxhetit për vitin 2017.

Në mungesë të rishikimit, Gërxhaliu shprehet se disa projekte që janë kontraktuar nga sektori publik, e që realizohen nga sektori privat, mund të ndërpriten për shkak se nuk mund të paguhen nga Qeveria e Kosovës.

“Dhe derisa në këtë drejtim nuk do të ketë rishikim, atëherë do të ketë mangësi në pagesë, do të ketë shumë projekte që do të ndërpriten. Për këtë arsye duhet të ngrihem mbi interesat partiake dhe grupore dhe të mendojmë për shtet, që institucionet t’i kemi sa më shpejtë, sepse pasojat do të jenë shumë të mëdha”, tha Gërxhaliu për Radion Evropa e Lirë.

Gërxhaliu, shpreh shqetësimin se problemet e grumbulluara do të reflektohen edhe vitin tjetër, kurse, siç thotë ai, pasojat shumë vështirë do të rimëkëmben.

“Sepse nëse njëherë krijohet një besueshmëri dhe ajo dëmtohet, do nevojitet kohë që të rikuperohet, dhe në këtë drejtim besoj se në një situatë të tillë prapë fitues do të jenë bankat komerciale. Sepse biznesi duhet të gjejë alternativë dhe nëse nuk kryhen obligimet buxhetore nga shteti, atëherë alternativat e vetme do të jenë bankat komerciale”, thotë tutje Gërxhaliu.

Përveç procesit të rishikimit të buxhetit për këtë vit, muaji shtator është periudha kur komunat duhet të përfundojnë dhe dorëzojnë tek Ministria e Financave propozimet dhe kërkesat për ndarje buxhetore për vitin e ardhshëm.

Kurse, deri në fund të muajit tetor Qeveria duhet të miratojë buxhetin e propozuar për të dërguar në Kuvend,i cili duhet të miratohet deri në fund të muajit dhjetor.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve

Published

on

Një kompani ndërtimi, teksa kryente punime në lagjen “Pejton”, ka shkaktuar dëmtimin e kabllove të rrjetit nëntokësor.

Me këtë rast kanë mbetur pa rrymë një numër i caktuar i konsumatorëve të kësaj lagjeje dhe asaj të Dardanisë.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të evituar dëmin e shkaktuar. Falë përkushtimit të tyre deri më tash është arritur që pjesërisht të rikyçen në rrjet disa konsumatorë, derisa po punohet në mënyrë intensive që furnizimi t’u rikthehet të gjithë konsumatorëve të afektuar.

Për këtë rast janë informuar organet e rendit, dhe KEDS u bën thirrje kompanive të ndërtimit që të kenë kujdes të shtuar gjatë realizimit të punëve, meqë përveçse dëmtojnë asetet elektroenergjetike të KEDS-it, lënë pa furnizim me energji elektrike edhe konsumatorët./Media Ndërtim

Continue Reading

Aktuale

“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024

Published

on

Në harmoni me parashikimet meteorologjike për përmirësimin e motit, NP “Termokos” SH.A. ka marrë vendim, që të përmbyllë sot sezonin ngrohës 2023/2024.

Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat.

Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike apo 7% më shumë se sezonën e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe tek liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh. Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m².

Ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit. Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe realizimin e projekteve të shumëta, që do të kenë ndikim të shumëfishtë pozitiv në mirëqenien e qytetarëve tanë./Media Ndëtimi

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending