Ndërtim
Bëhen gati 3.8 milionë euro për renovimin e stadiumit të Gjilanit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim drejtorin për sport në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj, me të cilin kanë diskutuar për implementimin e projekteve të përbashkëta.
Në takim u konfirmua shpallja e fazës së parë të punimeve në rindërtimin dhe renovimit të stadiumit të qytetit në vlerë prej 3.8 milionë euro, sikurse edhe projektet tjera.
“Sipas projektit, është stadium i kategorisë 4, i cili përmbush kriteret e FIFA dhe UEFA. Faza e parë do të jetë 2.8 milionë, projekt ky i integruar në rregullimin e infrastrukturës së lumit Mirusha, i cili e cila pritet të filloj shumë shpejt”, tha Haziri pas takimit.
Sipas Hazirit, pastaj vjen edhe fillimi i palestrës së sporteve për komunitetin e Zhegrës, me kosto prej 1 milionë euro, sikurse edhe rregullimi i membranës së kulmit të palestrës Bashkim Selishta.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë2 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale20 hours ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale
You must be logged in to post a comment Login