Aktuale
Arkitektët e huaj në Prishtinë: Ka shumë kaos, por edhe pozitivitet [video]
Ligjëratat dhe punëtoritë për arkitekturën deri më 15 korrik do të jenë rutinë në Prishtinë. E gjitha kjo falë Festivalit Kosovar të Arkitekturës, që ka mbledhur mbi 20 ligjërues nga jashtë vendit dhe përkrahës të tjera. Prej tyre ka edhe arkitektë të cilët japin mendim për arkitekturën dhe gjendjen në Prishtinë.
Bekim Ramku, drejtues i Festivalit, tregon se sa shumë ka ndikuar që këto vite ky festival te idetë e studentëve që marrin pjesë si vullnetarë.
“Mundemi me vërejt që në pesë vitet e fundit se si ka ndryshuar konceptimi i projekteve nga ana e studentëve. Nëse i shihni punimet e studentëve e shihni se si na ndryshuar”, ka thënë ai për Ndërtimi.info.
Ramku ndan disa nga ligjëratat që duhen përcjellë gjithsesi në këtë festival, ndër ta edhe një ndërtues i cili ka bërë të mundura objektet më të vështira për t’i realizuar, sikur të arkitekturës me famë botërore, Zaha Hadid.
Kurse një nga arkitektët ndërkombëtar që është pjesë e edicionit të pestë të Festivalit Kosovar të Arkitekturës, është Jose De Andres Moncayo. Ai e sheh Prishtinën në një kaos, por jep edhe shpresë.
“Ka shumë kaos dhe kur shoh me sy pozitiv, ka shumë jetë dhe pozitivitet. Në vitet e ardhshme e shoh që do të jetë një qytet i hapur dhe do të arrijë zgjidhjen e problemeve. Keni shumë trashëgimi dhe ju mund t’i shfrytëzoni ato, sepse janë fuqi”./Ndertimi.info/
-
Infrastrukturë3 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë2 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale2 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin
-
Infrastrukturë2 days ago
Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë
-
Aktuale2 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
You must be logged in to post a comment Login