Connect with us

Punëtori

Agjencia Kadastrale merr pjesë në konferencën për të dhëna gjeohapësinore në Slloveni

Published

on

Nën organizimin e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Sllovenisë dhe me pjesëmarrjen e autoriteteve për kadastër, për hartografi dhe për të dhëna gjeohapësinore nga shtete të regjionit, përfshi edhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës në Velenje të Sllovenisë është mbajtur Konferenca e 14 Regjionale për Kadastër dhe për Gjeoinformacion.

Në këtë konferencë Agjencia Kadastrale e Kosovës e përfaqësuar nga Drejtori i Drejtorisë për Kadastër dhe nga Udhëheqësi i Njësisë për Implementimin e Projekteve  Avni Ahmeti dhe Muzafer Çaka ka mbajtur edhe prezantimin kushtuar gjendjes aktuale në kadastër dhe në infrastrukturën gjeohapësinore, të arrituar e sfidat në këtë fushë si dhe vizionin për të ardhmen./Media Ndërtimi.

Punëtori

Punëtoria “Aplikimi i masave të qëndrueshme në dizajnimin e hapësirave urbane” do të mbahet në Mitrovicë

Published

on

Organizata 7Arte dhe YARL (Youth are the real leaders) – Architech Festival Ftojnë të gjithë entuziastët nga fusha e arkitekturës, dizajnit, planifikimit hapësinor, sociologjisë, shëndetit publik, bujqësisë, inxhinierisë së mbrojtjes së mjedisit dhe inxhinierisë së energjisë të bëhen pjesë e punëtorisë “Aplikimi i masave të qëndrueshme në dizajnimin e hapësirave urbane”.

YARL, do të sjellë në Mitrovicë eksperiencën e tyre me fermat urbane nga projekti “(Ri)dizajnimi i hapësirave publike nëpërmjet angazhimit publik (Fermat urbane)” që është implementuar në lagjen Ulpiana në Prishtinë, si pjesë e Architech Festival.

Kjo punëtori realizohet në kuadër të projektit të 7Arte “Harmonia në dizajn: Nxitja e komuniteteve gjithëpërfshirëse dhe miqësore me mjedisin përmes arkitekturës së qëndrueshme”, mbështetur nga KFOS.

Thirrja është e hapur nga 16 deri me 25 tetor./Media Ndërtimi

Continue Reading

Punëtori

Agjencia Kadastrale mbanë punëtori rreth Informacionit Hapësinor

Published

on

Bazuar në Ligji Nr. 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor (IKIH), Strategjinë e IKIH-së e harton Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Ky aktivitet po realizohet me mbështetjen e projektit REGIP të Bankës Botërore përmes konsulentit individual Frank Haugan.

Në kuadër të kësaj Strategjie me date 4 dhe 5 shtator është mbajtur trajnimi për stafin e AKK në temat: qeverisja dhe çështjet ligjore të IKIH-së, të dhënat hapësinore dhe standardet, çështjet financiare, politikat, inovacioni dhe partneriteti për IKIH, si dhe me datë 6 dhe 7 shtator punëtori me aktoret e IKIH-së në Kosovë në temat: Metodologjia e IGIF duke u fokusuar në vlerësimin bazë dhe Kontrolli i cilësisë së të dhënave hapësinore. Gjatë kësaj punëtorie është prezantuar edhe draft Strategjia e IKIH-së si dhe shtojcat të saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Punëtori

Komuna e Kamenicës organizon punëtori për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Published

on

Komuna e Kamenicës, ka mbajtur punëtorinë e dytë në lidhje me hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZhK).

Edhe kjo punëtori ishte vazhdimësi e puntorisë së parë ku ende në fazë diskutimi është hartimi i vizionit të komunës dhe koncepti zhvillimor hapësinor përmes skenarëve.

Pjesëmarrësit e ndarë në grupe vazhduan punën për temat  lidhur me të gjithë sektorët e komunës, si dhe hartuan qëllimet dhe objektivat që shërbejnë si udhërrëfyes për arritjen e vizionit të planit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending