Connect with us

Punëtori

Mbahet punëtoria si të mbrohet industri e përpunimit të drurit

Published

on

SHPDK udhëheq takimin si fasilitator në krijimin e strategjisë për industrinë e drurit. Projektet, mbështetjet grantet, ndryshimet për këtë sektor do të bazohen në të rezultatet që do gjenerohen nga kjo strategji për industrinë e përpunimit të drurit:

Zyra për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, organizoi Punëtorinë e parë të Procesit të Analizës së Ndërmarrësisë me temën “Analiza e përparësive, mangësive, mundësive dhe kërcënimeve (SWOT), për industrinë e përpunimit të drurit.”

Që nga viti 2018, Kosova është bërë pjesë e procesit të Specializimit të Mençur, që mbështetet dhe koordinohet për së afërmi nga Komisioni Evropian nëpërmjet Joint Research Centre (JRC).

Për këtë proces është themeluar edhe Ekipi Nacional për Hartimin e Strategjisë së Specializimit të Mençur i përbërë nga përfaqësues qeveritarë, akademisë,  biznesit dhe shoqërisë civile.

Ky proces zhvillohet nëpërmjet partneritetit dhe qasjes nga poshtë-lart, ku specializimi i mençur ka të bëjë me bashkërendimin e aktiviteteve të  të gjithë hisedarëve të lartpërmendur, për të punuar në zbatimin e strategjisë për rritje afatgjatë, të mbështetura nga fondet e BE-së.

Ekipi Nacional, pas analizave kuantitative dhe kualitative të potencialit ekonomik, inovativ dhe shkencor të vendit, ka identifikuar fushat e mëposhtme si domene prioritare:

  • TIK (përfshirë telekomunikimin me tela)
  • Përpunimi (me fokus kryesisht tek perpunimi i drurit)
  • Industria Agroushqimore
  • Energjia (me fokus kryesisht tek energjia e gjelbër)
  • Industritë Kreative

Bazuar në këto dy analiza, gjatë periudhës shtator-dhjetor të këtij viti  pritet të realizohet edhe procesi i  analizës së ndërmarrësisë i njohur në anglisht si Entrepreneurial Discovery Process-EDP.

Për procesin e EDP-së  do të krijohen pesë grupe punuese sipas pesë fushave prioritare të mësipërme dhe do të organizohen një sërë punëtorish ku do të diskutohen nevojat dhe instrumentet specifike si politikat, masat, dhe veprimet që duhet të ndërmerren në mbështetje të inovacionit.

Secili grup punues për fushën prioritare përkatëse do të koordinohet nga një koordinator i caktuar nga sektori qeveritar dhe një fasilitator nga sektori privat/joqeveritar/akademik.

Në bashkërendim me koordinatorin nga Qeveria, fasilitatori ka për përgjegjësi: drejtimin dhe moderimin e takimeve te grupit punues, dokumentimin e rezultateve si dhe udhëheqjen e procesit te vendimmarrjes.

Të dhënat nga grupet e punës së EDP-së do të plotësojnë rezultatet e dala nga faza e parë  dhe do të përfshihen në dokumentin përfundimtar të Strategjisë për Specializim të Mençur në Kosovë. Për fushën prioritare të industrisë së përpunimit të drurit

Punëtori

Punëtoria “Aplikimi i masave të qëndrueshme në dizajnimin e hapësirave urbane” do të mbahet në Mitrovicë

Published

on

Organizata 7Arte dhe YARL (Youth are the real leaders) – Architech Festival Ftojnë të gjithë entuziastët nga fusha e arkitekturës, dizajnit, planifikimit hapësinor, sociologjisë, shëndetit publik, bujqësisë, inxhinierisë së mbrojtjes së mjedisit dhe inxhinierisë së energjisë të bëhen pjesë e punëtorisë “Aplikimi i masave të qëndrueshme në dizajnimin e hapësirave urbane”.

YARL, do të sjellë në Mitrovicë eksperiencën e tyre me fermat urbane nga projekti “(Ri)dizajnimi i hapësirave publike nëpërmjet angazhimit publik (Fermat urbane)” që është implementuar në lagjen Ulpiana në Prishtinë, si pjesë e Architech Festival.

Kjo punëtori realizohet në kuadër të projektit të 7Arte “Harmonia në dizajn: Nxitja e komuniteteve gjithëpërfshirëse dhe miqësore me mjedisin përmes arkitekturës së qëndrueshme”, mbështetur nga KFOS.

Thirrja është e hapur nga 16 deri me 25 tetor./Media Ndërtimi

Continue Reading

Punëtori

Agjencia Kadastrale mbanë punëtori rreth Informacionit Hapësinor

Published

on

Bazuar në Ligji Nr. 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor (IKIH), Strategjinë e IKIH-së e harton Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Ky aktivitet po realizohet me mbështetjen e projektit REGIP të Bankës Botërore përmes konsulentit individual Frank Haugan.

Në kuadër të kësaj Strategjie me date 4 dhe 5 shtator është mbajtur trajnimi për stafin e AKK në temat: qeverisja dhe çështjet ligjore të IKIH-së, të dhënat hapësinore dhe standardet, çështjet financiare, politikat, inovacioni dhe partneriteti për IKIH, si dhe me datë 6 dhe 7 shtator punëtori me aktoret e IKIH-së në Kosovë në temat: Metodologjia e IGIF duke u fokusuar në vlerësimin bazë dhe Kontrolli i cilësisë së të dhënave hapësinore. Gjatë kësaj punëtorie është prezantuar edhe draft Strategjia e IKIH-së si dhe shtojcat të saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Punëtori

Komuna e Kamenicës organizon punëtori për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Published

on

Komuna e Kamenicës, ka mbajtur punëtorinë e dytë në lidhje me hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZhK).

Edhe kjo punëtori ishte vazhdimësi e puntorisë së parë ku ende në fazë diskutimi është hartimi i vizionit të komunës dhe koncepti zhvillimor hapësinor përmes skenarëve.

Pjesëmarrësit e ndarë në grupe vazhduan punën për temat  lidhur me të gjithë sektorët e komunës, si dhe hartuan qëllimet dhe objektivat që shërbejnë si udhërrëfyes për arritjen e vizionit të planit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending