Aktuale
Kandidatët për Prishtinën, në garë për “shpëtimin” e kaosit në trafik
Published
3 years agoon
Në debatin “Debat Pernime” përballë Jeta Xharrës, ishin të ftuar kandidatët për Kryetar të Komunës së Prishtinës, ku u diskutua për planet e tyre për Prishtinën.
Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga rradhët e partisë VV, Arben Vitia, në “Debat Pernime”, ka treguar se cili është plani i tij për të “shpëtuar” nga tollovia e trafikut të Prishitnës.
Ai tha që nevojitet një intervenim i menjëhershëm për këtë problem, dhe tregoi që një ndër masta kryesore që ai do i ndërmarr është krijimi i i katër parkingjeve në hyrje të qytetit me rreth dy mijë e 600 hapësira të reja për parkim.
“Masat e menjëhershme që do t’i marrim është sipas planit origjinal të vitit 2017, katër parkingje në hyrje të qytetit me dy mijë e 600 hapësira të reja për parkingje.” tha ai gjatë debatit.
Kandidati i AKR-së për Kryetar të Prishitnës, Gëzim Mehmeti, ka folur gjithashtu për tollovinë e trafikut të Prishtnës, ku në planin e tij për këtë kaos ka thënë se përparësi do t’u jepet këmbësorëve, transportit publik, biçikletave e krejt në fund do të jenë veturat.
“Unë e shoh planin e rregullimit të tollovisë përmes planit të mobilitetit urban. Plani i jep përparësi shumë të madhe këmbësorëve, transportit publik, biçikletave dhe së fundmi veturave. E trajton në mënyrë shumë të saktë sepse është hartuar nga ekspertë të ndryshëm të lëmive. Parashihet ndërtimi i pesë parkingjeve, tri i kemi ndërtuar, edhe dy tjera. Prishtina ka një hyrje, fluks të jashtëzakonshëm të veturave, diku mbi 170 mijë vetura, parashihet që të paguhet bileta në Trafik Urban kështu i largojmë hyrjen e veturave. Kushton diku 120 milionë euro”, ka thënë Mehmeti gjatë debatit.
Kandidati i LDK-së Përparim Rama që ishte gjithashtu i ftuar në “Debat Pernime”, k atreguar për planin e tij për kaosin e trafikut të Prishtinës, ku edhe ai ka një plan për t’i shpëtuar kësajë tollovie.
Ai në debat ka treguar për planin e tij duke thënë se do të krijohen lidhje të reja ndërmjet lagjeve të Prishtinës e po ashtu do të bëhet edhe ridefinimi i qendrës ku do të ndërtohen gjashtë parkingje nëntokësore.
“Problemi i trafikut është rezultat i shumë problemeve të ndryshme, në përgjithësi problemeve infrastrukturore në urbanizëm, mungesë e çerdheve, shkollave e rrugëve. Me intervenimet tona strategjike do të jetë krijimi i rrugës A, lidhja e rrugës B me rrugën A, krijimi i një pjese të unazës e cila lidh Veternikun përmes lagjes Emshir, kalon ka Prroni i Njelmët dhe Bërrnicës së Poshtme e lidhet me rrugën e Mitrovicës e Podujevës. Do ta bëjmë ridefinimin e qendrës e unaza e parë do të jetë qendra e Prishtinës me gjashtë parkingje nëntokësore ku qytetari është i pari, trafiku urban është i dyti e kerri është i treti”, ka thënë Rama në debat.
Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, ka treguar gjithashtu për panin e tij për të shmangur kaosin e trafikut të Prishtinës, ai në “Debat Pernime” ka folur rreth këtij problemi dhe se zgjidhja e tij janë nënkalimet.
“Nënkalimet janë zgjidhje. Do të ketë dy nënkalime në shesh, do të ketë nënkalim prej katedrales e deri te Grandi, e më pas deri të Boro Ramizi. Do të ketë parkingje vertikale”, ka thënë Haradinaj.
Në debatin përballë Jeta Xharrës në “Debat Pernime” ishte edhe Uran Ismaili nga rradhet e partisë së PDK-së. /Media Ndërtimi/
You may like
-
Mehmeti premton që Prishtina do ketë 5 objekte për përkujdesjen e fëmijëve me Sindromen Down dhe për shoqata të tjera
-
Prishtina e gjelbër, e pastër dhe digjitale me Uran Ismailin
-
Haradinaj parasheh të ndërtohet qendra rehabilituese për trajtimin e njerëzve me probleme të drogës
-
“Parko dhe Udhëto” me Përparim Ramën
-
Përparim Rama planifikon të investoj miliona në ndërtim të Prishtinës
-
Gëzim Mehmeti thotë që këtë javë do shtrohet “Muharrem Fejza”!
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
4 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
4 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi