Connect with us

Aktuale

Përparim Rama planifikon të investoj miliona në ndërtim të Prishtinës

Published

on

Kandidati i LDK-së Përparim Rama, ishte i ftuar në emisionin RUBIKON të Adriatik Kelmendi në KlanKosova, ku tregoi hollësisht për programin e tij qeverisës në javën e fundit të fushasët.

Gjatë debatit, Përparim Rama tregoi për pikat kryesore të planprogramit të tij që përfshijnë Prishtinën e pastër, praktike dhe e përjetimeve, ku sipas këtyre Rama synon që kryeqyteti të jetë shumë më ndryshe dhe me karakterin më unik në botë.

Në planin e tij Përparim Rama, synon që të ndërtoj sallën koncertuale, ku do jenë edhe parkingjet nëntokësore të cilat përfshijnë sallën koncertuale, stadiumin dhe pallatin e rinise, si dhe edhe shiritin komercial i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve si lidhje e lagjës Arbëria me qendrën e Prishtinës.

Kosotoja e këtij projekti do të jetë rreth 35 milion euro, ku 20 milion euro do të jenë fonde nga IPA dhe 15 milion të tjera nga bizneset publiko-private. Projekti planifikohet të përfundojë gjatë 3 viteve.

Rama foli edhe për projektin për kampusin e sporteve, ku sipas planit të tij këto kampuse do ndërtohen në Bërnicen e poshtme. Ky ptojekt planifikohet të ndërtohet brenda 4 viteve. Ai ka treguar që edhe vet është i ndërlidhur sentimentalisht me stadionin “Fadil Vokrri”, por që ai ka shkuar përtej sentimentales duke krijuar projekt tjetër, që e liron Prishtinën nga betoni, pra një zëvendësim i stadionit me një liqen artificial.

Për lidhjen e Kodrës së Trimave me qendrën e Prishtinës do të ndërtohet një parking nëntokësor dhe gjithashtu do ndërtohet edhe muzeu i artit modern. Rama tregoi që kodra e trimave ka problem me pronësi, mungesë së hapësirave të gjelbra, mungesë së qendrës, probleme me infrastukturën rrugore, kanalizimeve si dhe porbleme të tjera.

Për këtë pjesë të kryeqytetit, do të jetë një porgram urbanistik, i cili do të hartohet brenda 9 muajve të qeverisjes së Përparim Ramës dhe publikimi i tij do të bëhet pas 1 viti, me kontrata publiko-private. Gjithashtu sipas tij do të zgjidhen edhe problemet me pronësi. Porjekti i Muzeut të Artit modern dhe lidhjes së Kodres së trimave me qendër do kushtoj rreth 20 milion euro, ku 15 milion do të jenë nga IPA dhe 5 milion të tjera do të jenë nga fondet publiko private, gjatë periudhës 3 vjeçare.

Për lagjen Ulpiana, programi i Përparim Ramës përfshijnë rigjenerimin e soliterave të ulpianës me një projekt publiko-privat, ku me pajtimin e banorëve mes soliterave do të shëndrrohen në zona komerciale që përfshijne zyre, dyqane, çerdhe gjithashtu edhe kopshte mbi kulm gjithashtu edhe hapësira gjysëm-publike për banorë.

Kostoja e zonave ndërlidhëse do të jetë rreth 7 milion euro, ku investimet do të jenë me kontrata të partnëritetit publiko-privat e prona është e Komunës së Prishtinës.

Dardania me Klabrinë nuk kanë lidhje të mirë mes tyre. Në planprogramin e Rames, ky problem do të zgjidhet më një nënkalim të veturave nga Veterniku deri tek stacioni i autobusëve. Me anë të këtij nënkalimi do të krijohet mundësia për një parking nëntokësor për Dardaninë, mbi të cilin planifikohet të jetë një Park Urban dhe kënd lojrash, shtigje për këmbësor dhe trafik artelnativ.

Projekti do të ketë kohëzgjatje prej 2 vjet më koston prej 15 milion euro.

Prishtina e vjetër do të ndërlidhet me Sheshin Nëna Terezë me ane të nënkalimeve të veturave prej rrethit të Komunës së vjetër e deri të lidhja me sheshin Nëna Terezë gjithashtu prej sheshit deri tek Sahat Kulla.

Prishtina e vjetër do të transformohet në zonë për këmbësor ku rrugët do të trajtohen me kalldrëm si dhe do të trajtohet edhe tregu i gjelbër në këtë zonë. /Media Ndërtimi/

 

 

 

Aktuale

Rritet çmimi i faturës së mbeturinave nga 4.70 euro në 6.20 euro

Published

on

Çmimi i faturave të mbeturinave do të rritet nga 4.70 euro në 6 euro e 20 cent. Kjo pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi rregulloren e re.

Kryeshefi i kompanisë Pastrimi, Petrit Reçica tha për Radio Kosovën se kjo nuk është ndonjë rritje e madhe pasi që kompania ka shpenzime të mëdha. Ndërkohë që Radio Kosova merr vesh se faturat do të rriten nga janari  2024.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar të enjten rregulloren e re për menaxhimin e mbeturinave, e cila parasheh ndryshime në fatura të mbeturinave. Kryeshefi i ndërmarrjes “Pastrimi”, Petrit Rreçica, tha për Radio Kosovën se në rregulloren e re përfshihet edhe rritja e çmimit të faturave nga 4.70 cent në 6.20 cent.

“Në mesin e ndryshimeve në rregullore të re përfshihet edhe ndryshimi i çmimit të tarifës për shërbime të qytetarëve. Nuk është ndonjë rritje e madhe nga 4.70 euro është diku 6.20 cent”, tha ai.

Reçica, tha se si kompani e kanë mirëpritur këtë rritje për shkak të shpenzimeve jashtëzakonisht të mëdha, siç thotë ai të kompanisë. Ai shtoi se këto çmime do të ndikojnë në sigurim të makinave të reja dhe shërbime sa më cilësore për qytetarët.

“Kemi shpenzime jashtëzakonisht të mëdha duke përfshirë derivatet, pjesëve, mirëmbajtjes së kamionëve dhe duke shtuar faktin se ka ndryshime edhe të çmimeve kanë prekur edhe operimin tonë çdo ditë. Ne si kompani kemi shpenzime jashtëzakonisht të mëdha edhe në deponi, ku ne kemi një vendim të qeverisë i cili rritë me automatizëm çdo 1 janar të vitit për një euro në ton. Prandaj kjo rritje e faturave do të ndikojë sadopak që si kompani të arrijmë të sigurojmë makineri të reja dhe të ofrojmë shërbim sa më cilësor edhe për qytetarët”, shtoi ai.

Reçica, nuk bëri të ditur se prej cilës datë do të zbatohet rritja, mirëpo Radio Kosova merr vesh se kjo do të ndodhë në janar 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Tregu i Fundvitit në Prishtinë, bizneset do të përzgjidhen me short

Published

on

Komuna e Prishtinës ka thënë se për arsye të numrit të lartë të bizneseve të cilat i kanë përmbushur kriteret e thirrjes publike për Tregun e Fundvitit dhe numrit të kufizuar të shtëpizave, është vendosur që përzgjedhja të bëhet përmes procedurës së shortit.

Ata kanë ftuar të gjitha bizneset të cilat i kanë plotësuar kriteret dhe emrat i gjejnë në listën që sot në ora 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal të jenë të pranishëm në zhvillimin e procedurës së përzgjedhjes me short.

Tutje është thënë se bizneset të cilat nuk i kanë përmbushur kriteret, rrjedhimisht nuk janë ftuar në procesin e shortit, kanë të drejtë ankese tri ditë.

Ankesa u tha se duhet të drejtohet në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Targat KM gati po zhduken nga veriu i Kosovës

Published

on

Targat me shkurtesën KM (Mitrovicë e Kosovës) dikur përbënin shumicën e targave të automjeteve që qarkullonin në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Mirëpo, vetëm gjatë javëve të fundit, mijëra serbë të Kosovës i kanë konvertuar ato në targa RKS, nën frikën se do t’iu ndalohet qarkullimi.

https://www.evropaelire.org/a/veriu-pa-targat-km-/32708694.html

Continue Reading

Trending