Connect with us

Aktuale

Plani i Përparim Ramës nxitë reagime se si do të jetë Prishtina

Published

on

Gjatë një interviste në emisionin Rubikon, kandidati Përparim Rama nga rradhët e partisë së LDK-së, e shpalosi planin që e ka për Prishtinën.

Pjesë e planit të Ramës është zgjerimi i qendrës së Prishtinës, duke krijuar hapsira për parkingje dhe për këmbësorë, njofton KlanKosova

Rama tha që nëse e fiton besimin e qytetarëve, do e zgjasë sheshin “Nënë Tereza” deri tek rrethi i flamurit.

“Për momentin e shohim vetëm sheshin “Nëna Terezë” si qendër të Prishtinës dhe kjo sepse është i vetmi vend ku ndihemi të lirë me ecë me fëmijët tanë, me të dashurit tanë, pa pasur frikë nga kerret. Mendoj se sheshi Nënë Tereza dhe gjithë qendra e Prishtinës duhet të jetë brenda rrethit qendror, pra fillon prej Agim Ramadanit, deri te xhamia e Llapit, tulltorja, kthehet prapa vjen pas Pallatit të Rinisë shkon te rrethi që lidhet për Mitrovicë dhe Fushë Kosovë, tangjenton pjesën e stacionit e autobusëve, Termokosin, lagjen e spitalit, deri te soliterat e Ulpianës, domethënë gjithë kjo zonë duhet të jetë qendra e Prishtinës”, tha Rama.

Kanditati Rama shtoi gjithashtu që gjithë pjesa e Arbërisë nuk ka qasje për këmbësorë, nuk ka qasje për çdo aspekt përveç kerrit. Pandaj prioriteti i tij është që të që me një platformë ta lidhin qendrën me gjithë Arbërinë.

“Gjithë pjesa e Arbërisë nuk ka qasje për këmbësorë, nuk ka qasje për çdo aspekt përveç kerrit. Prishtina është e ndarë prej rrugëve kerri ka prioritet jo njeri, prandaj plani ynë është që me një platformë ta lidhim qendrën me gjithë Arbërinë dhe 25 deri në 30 mijë banorë të kenë qasje me qendrën, ta krijojmë qasjen për këmbësorë, për transport alternativ, ta lidhim Arbërinë me zonën e Pallatit të Rinisë dhe e lidhim pallatin e Rinisë me Grand hotelin dhe sheshin Nënë Terezë, me platformë të gjelbër. Pastaj sheshi Nëna Terezë zgjatet deri te rrethi i flamurit ai do të jetë sheshi, sepse edhe kur kalojmë në Ulpianë e shohim se është një jetë komerciale me shitore të ndryshme” tha ai. /Media Ndërtimi/

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritja e qirave dhe kriza e strehimit kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane

Published

on

Rritja e qirave dhe çmimet e larta të pronave rrezikojnë të kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane pasi partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste fillojnë të shfrytëzojnë zemërimin në rritje të publikut mbi krizën e banesave në kontinent, thonë ekspertët.

Javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë parashikohet të përfundojnë të parat në nëntë shtete anëtare të BE-së dhe të dytat ose të tretat në nëntë të tjera, strehimi ka potencialin të bëhet një nxitës i fuqishëm i mbështetjes së ekstremit të djathtë sa emigracioni.

“Partitë e ekstremit të djathtë përparojnë kur mund të shfrytëzojnë boshllëqet sociale që dalin nga investimi i pamjaftueshëm dhe planifikimi joadekuat i qeverisë … dhe kur mund të fajësojnë të huajt”, tha raportuesi special i OKB-së për të drejtën për strehim.

“Kjo është situata në të cilën ndodhen tani shumë vende të BE-së”, tha Balakrishnan Rajagopal për Guardian.

“Kriza e strehimit nuk po prek më vetëm personat me të ardhura të ulëta, emigrantët, familjet me një prind, por shtresat e mesme. Kjo është çështja sociale e shekullit të 21-të.”

Çmimet e banesave të përballueshme kanë ndezur protesta në Lisbonë, Amsterdam, Pragë, Milano dhe – jashtë BE-së – po Londër, me të rinjtë të cilët janë kundër qirave që marrin  gjysmën e të ardhurave të tyre dhe hipotekat 10 herë më shumë se paga mesatare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending