Connect with us

Aktuale

8 kompani kërkojnë hetimin dhe pezullimin e ndërtimit të “Autostradës së Gjilanit” [dok]

Published

on

Gjykatës Supreme, EULEX-it, Prokurorisë së Shtetit dhe Kryeministrit të Kosovës i janë drejtuar me një shkresë tetë kompanitë e pakënaqura me vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) dhe Ministrisë së Infrastrukturës për ndërtimin e “Autostradës së Gjilanit”, shkruan Ndërtimi.info

Tetë kompanitë ankuese po kërkojnë që të pezullohet tenderi 88 milionësh i kësaj autostrade, pasi që Ministria e Infrastrukturës bashkë me “Gjykatën e Tenderëve” ka bërë shkelje ligjore në përzgjedhjen e kompanive që do të merren me ndërtimin e autostradës.

Kompanitë e pakënaqur me vendimin kanë kërkuar nga Gjykata Supreme që të hetojnë këtë rast.

“Kërkojmë nga kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci që të ndërmarrë masa për hetimin e këtij procesi dhe këtyre parregullsive”, thuhet në kërkesën e ankuesve të siguruar nga Ndërtimi.info.

Kërkesa për pezullim të këtij tenderi po kërkohet pasi që “Dino ShPK&Bageri&Vëllëzrit Hysa”, “RSM Company Sh.P.K&Benita Company”, “Conex Group Sh.P.K&Burimi&Patroni, “Tali Sh.P.K&Zuka&AD Linden”, “Bejta Comerce&Bass Com&Erniku&Company Riviera 2008”, Intergal&Milenium Konstruction&Delia Group, “R&Rukolli&Victoria Ivest International” dhe “Sallahu NNT”, po konsiderojnë që Ministria e Infrastrukturës bashkë me OShP-në kanë marrë vendime të kundërligjshme.

Sipas kërkesës së siguruar nga Ndërtimi.info, Autoriteti Kontraktues në këtë rast Ministria e Infrastrukturës gjatë rivlerësimit të këtij aktivitet të prokurimit thuhet të ketë bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) që në fillim me rastin e emërimit të Komisionit Vlerësues të ofertave. I cili komision sipas tyre ka qenë i përbërë nga zyrtarë joprofesional, dhe në konflikt interesi për vlerësim të ofertave, ku i njëjti komision ka bërë vlerësim të gabueshëm, diskriminim të kompanive dhe shumë parregullsi tjera.

Gjithashtu në kërkesë thuhet se Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik, duke bërë vlerësim të ofertave në një periudhë kohore kur ofertat nuk kanë pasur validitet. Pra ka marrë vendim me datën 20.11.2017, ndërsa Autoriteti Kontraktues ka kërkuar vazhdimin e vlefshmërisë së ofertave me datën 19.12.2017, respektivisht 3 muaj pas skadimit të vlefshmërisë së këtyre ofertave.

Ani pse Organi Shqyrtuese i Prokurimit është i obliguar që të marrë vendime të drejta në përputhje me Ligjin e Prokurimit Publik, një gjë të tillë nuk po del ta këtë praktikuar në tenderin 88 milionësh për autostradën Prishtinë-Gjilan.

Në kërkesën e 8 kompanive të pakënaqura me vendimin e OSHP-së dhe Ministres së Infrastrukturës  kanë vënë kritika edhe për OSHP-në e cila me rastin e shqyrtimit të ankesave të Operatorëve Ekonomik, ka bërë shkelje të Ligjit për cilin është i thirrur ta kontrollojë zbatimin e tij nga ana e Autoritetit Kontraktues, dhe të marr vendime të drejta në përputhje me këtë ligj.

“Organi Shqyrtues i Prokurimit, si organ i cili funksion sipas Ligjit të Prokurimit Publik, me rastin e shqyrtimit të ankesave të Operatorëve Ekonomik, ka bërë shkeljen e këtij Ligji për të cilin është i thirrur ta kontrolloj zbatimin e Autoriteteve Kontraktues, dhe të marr vendime të drejta në përputhje me këtë Ligj, duke mos marr parasysh as mendimin e eksperitit profesional të angazhuar nga Bordi i OSHP-së, si dhe duke qenë në kundërshtim me vendimin e parë të tij, për të nëjtat pika ankimore”, thuehtn në kërkesë.

Sipas operatorëve ekonomik ankues, OShP ka bërë shkelje e një var neneve të Ligjit të Prokurimit.

“ OShP-ja në këtë rast ka bërë shkeljen e neneve të Ligjit të Prokurimit Publik: Neni1-Qëllimi, Neni 6-Ekonomiciteti dhe Efikasiteti, Neni 7-Barazia në Trajtim/Jo-Diskriminim, Neni 10- Mjetet për promovimin e Transparencës, Neni 13-Përdorimi i gjuhëve në dokumentet e prokurimit publik, Neni 18-Llogratija e Vlerës së Parashikuar të Kontratës së Punëve, Neni 27- Dosja e Tenderit, Neni 27/A Ndarja e kontratave në Lote, Neni 36-Procedurat për kuotimin e çmimeve, Nenin 54-Njoftimi i Kandidatëve dhe Tenderuesve të Eliminuar, Neni 56-Dispozitat e Përgjithshme mbi Përzgjedhjen e Pjesëmarrësve dhe Dhënien e Kontratave, Neni 57-Sigurimi i Tenderit, Neni 59-Ekzaminimi, Vlerësimi dhe Krahasimi i Tenderëve, Neni 60-Kriteret për Dhënien e Kontratës, Neni 61-Tenderët Jo-Normalisht të Ulët, Neni 64-Dëshmitë e kërkesave, Neni 65-Pranueshmëria e Kandidatëve ose Tenderuesve, Neni 66-Përshtatshmëria Profesionale, Neni 67-Provat Shkresore, Neni 68-Gjendja Ekonomike dhe Financiare, Neni 69-Aftësia Teknike dhe/ose Profesionale, Neni 71-Grupet e Operatorëve Ekomomik dhe Operatorët e Huaj Ekonomik, Neni 72-Dokumentacioni dhe informacioni shtesë, Neni 104-Parimet themelore dhe Neni 108/A-Zgjidhja preliminare e mosmarrëveshjeve”, thuhet në kërkesë.

Mes tjerash tregohet se OSHP-ja nuk ka marrë për bazë mendimin e Ekspertit Shqyrtues Profesional, i cili ka vërtetuar shkeljet e Autoritetit Kontraktues gjatë vlerësimit të ofertave, ku shumicën e pikave ankimore të kompanive ka konstatuar si të bazuara, dhe OSHP-ja me vendimin e fundit në mënyrë të kundërligjshme  nuk ka marr parasysh të gjitha faktet dhe dëshmitë e paraqitura nga Operatorët Ekonomi, duke i hedhur poshtë të gjitha ankesat e Operatorëve Ekonomik si dhe mendimin e Eksperti Shqyrtues Profesional me të cilin vendim i shkakton dëmtim Buxhetit të Republikës së Kosovës, dhe njëkohësisht edhe diskriminimin e të gjitha kompanive ankuese.

Me këtë vendim OSHP sipas ankueseve ka miratuar vendimin e padrejtë të Autoritetit Kontraktues, i cili gjatë vlerësimit ka përdorur standarde të dyfishta, ku theksohet se për të njëjtat pika disa nga Operatorët Ekonomik janë eliminuar dhe po për të njëjtat pika disa Operator Ekonomik janë shpallur fitues.

Tutje konsiderohet se vendimi i OSHP-së nuk përmban sqarime dhe përgjigje në lidhe me të gjitha pretendimet ankimore të operatorëve ankues.

 

Aktuale

“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024

Published

on

Në harmoni me parashikimet meteorologjike për përmirësimin e motit, NP “Termokos” SH.A. ka marrë vendim, që të përmbyllë sot sezonin ngrohës 2023/2024.

Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat.

Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike apo 7% më shumë se sezonën e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe tek liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh. Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m².

Ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit. Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe realizimin e projekteve të shumëta, që do të kenë ndikim të shumëfishtë pozitiv në mirëqenien e qytetarëve tanë./Media Ndëtimi

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Diskutohet zgjedhja e lokacionit në Prishtinë për monumentin e heroit Adem Jashari

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me anëtarin e familjës së komandantit legjendar, Adem Jashari, Bekim Jasharin ku kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari.

“Kënaqësi e madhe të takohesha me Bekim Jasharin.

Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë.”, deklaroi krytari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending