5 llojet e ngjyrave të dhomës që do t’ju bëjnë më të lumtur

0

 

Përzgjedhja dhe kombinimi i ngjyrave në shtëpi kanë një ndikim të madh në dispononim tonë, ndërsa hijet e mureve lidhen me emocionet. Ka disa hije të caktuar që ju sjellin poshtë, ato që do t’ju ndihmojnë të relaksoheni, ato që do të ndalin oreksin dhe një mori ndjenjash që reflektohen si pasojë e ngjyrës në dhomën ku ju qëndroni.

Sue Kim një eksperte e ngjyrave nga Valspar Color ka ndarë disa lloje të ngjyrave që nxisin pozitivitetin.

“Natyra dhe kujtimet nxisnin emocionet në lumturi, prandaj gjetja e një ngjyre që pasqyron momentin e lumturisë është mënyra më  e mirë për t’u lidhur me atë ngjyrë. Unë do të rekomandoja të bënit një kolazh me imazhe të fotografive të revistave dhe të shini nëse ka ndonjë ngjyrë që tek ju relfekton në një moment të lumturisë. Shpeshherë supozojmë se ngjyrat e lumtura janë disa ngjyra me të lehta, por kjo vlen vetëm për disa nga ne. Një vend i qetë me tone më të buta siguron një moment lumturie. “ka thënë Kim për ContryLiving.com.

Qëndroni larg nga hijet ekstreme dhe tepër të ndritshme, si dhe ngjyrat e bojërave “ me baltë”. Më poshtë gjeni disa nga ngjyrat që sjellin lumturi dhe pozitivitet.

E verdha për lumturi

Ngjyra e verdhë është e lidhur me gëzim. Kjo ngjyrë e verdhë ka një cilësi delikate dhe ndriçuese që përçon ndjenjën si rrezet e ngrohta të diellit dhe zgjon të pesë shqisat. Prandaj kjo ngjyrë është një burim natyral i energjisë pozitive dhe aktivizon ndjenjat e lumturisë.

E kaltër e qiellit për ripërtëritje

Kjo ngjyrë ka efekt qetësues dhe ndihmon në rivendosjen e ritmeve natyrore. Provat lidhur me këtë janë lidhjet e gjumit me produktivitetin dhe mirëqenien e përgjithshme, pasi që ngjyra e katër ofron qetësi dhe ndikon në përmirësimin e pushimit.

E vjollca për fokus

Disave mund të ju duket shumë e errët, por që ajo paraqet një vend të qetë që siguron një ndjenjë të tërheqjes dhe relaksimit. Kjo ngjyrë gjithashtu ndihmon në krijimin e një vendi që stimulon fokusim  dhe reflektim.

E verdhë në të gjelbër për optimizëm

Ngjyra e verdhë ka efekt të pushtimit. Kjo e verdhë në të gjelbër e balancon dhe  kujton lulëzimet e para të pranverës si dhe  entuziazmin për sezonin e ardhshëm. Ngjyra e gjelbër po ashtu sjell energji pozitive në një hapësirë dhe stimulon ndjenjën e vetëbesimit.

Gri agjendë për balancim

Kjo  përzierje e përsosur e përhirtë të urtë dhe gri argjendtë siguron ekuilibrin dhe harmoninë. Kjo reflekton në luksin e të pasurit më pak gjëra, por duke shijuar më shumë se çka ka rëndësi të vërtetë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here