Fakulteti i Arkitekturës, në “Summer School-Introverted and Extroverted Spaces: New pedagogical approaches to the house and the city”, që u mbajt në Split të Kroacisë, më 27.08.2022- 04.09.2022, është përfaqësuar nga studentët Bardha Pireva, Erleta Berisha dhe Granit Havolli.
Kjo shkollë verore është organizuar nga BTU- Brandenburg University of Technology në bashkëpunim me Universitetin e Zagrebit dhe pjesëmarrja e studentëve tanë është realizuar falë marrëveshjeve që FA ka me profesorët dhe universitetet në Gjermani.
Studentët kanë eksploruar se si është ndërtuar dhe përvetësuar hapësira urbane përmes përjetimeve të tyre.
Gjatë punës dhe hulumtimit një javor, janë identifikuar hapësirat që janë dhe mund të bëhen të dukshme dhe ato që janë dhe mund të mbeten të padukshme.
Qëllimi i shkollës verore, si vazhdimësi e asaj të mbajtur para dy muajve në Cottbus të Gjermanisë, ka qenë të rikonceptohet raporti mes shtëpisë dhe qytetit, duke reflektuar mbi nocionin se pjesët e dukshme dhe dimensionet prezentë e përbëjnë qytetin, ndërsa e padukshmja dhe jo-prezentja përfaqësojnë shtëpinë./Media Ndërtimi.