Connect with us

Punëtori

Kontributi i komunave tejet i nevojshëm për hartimin e ligjit për Planifikim Hapësinor

Published

on

Në kuadër të Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës, ​​UN-Habitat Kosova organizoi takimin e Kolegjiumit të AKK-së për Planifikim Hapësinor në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK).

Takimi ka trajtuar një gamë të gjerë temash që trajtojnë realitetet e kornizës ligjore në fushën e planifikimit hapësinor, me pjesëmarrjen e drejtorëve të departamenteve të planifikimit urban nga komunat e Kosovës, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe Instituti për Planifikim Hapësinor.

Theks i veçantë i është vënë procesit të vazhdueshëm të Projektligjit për Planifikim Hapësinor dhe rolit të grupit punues përkatës në këtë drejtim.

Ndër temat e trajtuara ishin përfshirja e komunave në procesin e vlerësimit ex-post të Ligjit për Planifikim Hapësinor në proceset aktuale reformuese dhe sfidat e hasura në zbatimin e kornizës aktuale ligjore në fushën e planifikimit hapësinor.

Pjesëmarrja dhe kontributi i komunës u pa e nevojshme për hartimin e një ligji të përshtatshëm dhe të zbatueshëm.

Po ashtu, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës prezantuan Projektligjin për Performancën e Energjisë në Ndërtesa. Kjo u pasua nga një diskutim konstruktiv mbi mundësitë dhe sfidat për tranzicionin energjetik në sektorin e ndërtimit.

Programi i Zhvillimit Gjithëpërfshirës zbatohet nga UN-Habitat Kosova, PAX, CBM dhe NSI dhe financohet nga Qeveria e Suedisë./Media Ndërtimi.

Punëtori

Punëtoria “Aplikimi i masave të qëndrueshme në dizajnimin e hapësirave urbane” do të mbahet në Mitrovicë

Published

on

Organizata 7Arte dhe YARL (Youth are the real leaders) – Architech Festival Ftojnë të gjithë entuziastët nga fusha e arkitekturës, dizajnit, planifikimit hapësinor, sociologjisë, shëndetit publik, bujqësisë, inxhinierisë së mbrojtjes së mjedisit dhe inxhinierisë së energjisë të bëhen pjesë e punëtorisë “Aplikimi i masave të qëndrueshme në dizajnimin e hapësirave urbane”.

YARL, do të sjellë në Mitrovicë eksperiencën e tyre me fermat urbane nga projekti “(Ri)dizajnimi i hapësirave publike nëpërmjet angazhimit publik (Fermat urbane)” që është implementuar në lagjen Ulpiana në Prishtinë, si pjesë e Architech Festival.

Kjo punëtori realizohet në kuadër të projektit të 7Arte “Harmonia në dizajn: Nxitja e komuniteteve gjithëpërfshirëse dhe miqësore me mjedisin përmes arkitekturës së qëndrueshme”, mbështetur nga KFOS.

Thirrja është e hapur nga 16 deri me 25 tetor./Media Ndërtimi

Continue Reading

Punëtori

Agjencia Kadastrale mbanë punëtori rreth Informacionit Hapësinor

Published

on

Bazuar në Ligji Nr. 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor (IKIH), Strategjinë e IKIH-së e harton Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Ky aktivitet po realizohet me mbështetjen e projektit REGIP të Bankës Botërore përmes konsulentit individual Frank Haugan.

Në kuadër të kësaj Strategjie me date 4 dhe 5 shtator është mbajtur trajnimi për stafin e AKK në temat: qeverisja dhe çështjet ligjore të IKIH-së, të dhënat hapësinore dhe standardet, çështjet financiare, politikat, inovacioni dhe partneriteti për IKIH, si dhe me datë 6 dhe 7 shtator punëtori me aktoret e IKIH-së në Kosovë në temat: Metodologjia e IGIF duke u fokusuar në vlerësimin bazë dhe Kontrolli i cilësisë së të dhënave hapësinore. Gjatë kësaj punëtorie është prezantuar edhe draft Strategjia e IKIH-së si dhe shtojcat të saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Punëtori

Komuna e Kamenicës organizon punëtori për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Published

on

Komuna e Kamenicës, ka mbajtur punëtorinë e dytë në lidhje me hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZhK).

Edhe kjo punëtori ishte vazhdimësi e puntorisë së parë ku ende në fazë diskutimi është hartimi i vizionit të komunës dhe koncepti zhvillimor hapësinor përmes skenarëve.

Pjesëmarrësit e ndarë në grupe vazhduan punën për temat  lidhur me të gjithë sektorët e komunës, si dhe hartuan qëllimet dhe objektivat që shërbejnë si udhërrëfyes për arritjen e vizionit të planit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending