Connect with us

Aktuale

Gjiganti IGK Ballkani në Suharekë, shembull i dështimit të privatizimit!

Published

on

Se nga privatizimi i egër, veç ndërmarrjeve të tjera, më së keqi kishte pësuar gjiganti i prodhimit “IGK- Ballkan”, Suharekë. Në këtë proces, duhen të hapen hetimet për privatizimet, të cilat po cilësohen si kriminale që u bënë në shtetin e Kosovës, nga mafio-oligarkët e lidhur me pushtetin, që drejtuan AKP-në, por edhe AKM-në, që sot janë bërë milionerë, kryesisht pra me korrupsione dhe krime të organizuar. “‘IGK-ja Ballkan’, fabrika e prodhimit të shiritave transportues, si dhe e rripave trapezë në Suharekë, ishte gjiganti i vetëm në Evropë që mbante diku 1900 punëtorë.

Siç e dimë, kjo fabrikë është privatizuar në vitin 2004 dhe ish-punëtorët e kësaj fabrike vazhdojnë të kërkojnë kthimin  e borxhit të 20 përqindëshit, edhe rrogave të mbetura, por askush nuk e ka gajlen  kjo fabrikë është shembulli më i mirë i dështimit të privatizimit të ndërmarrjeve publike në Kosovë. “‘Ballkani’ ishte një gjigant botëror, kur shiritat tanë transportues të kësaj fabrike pushtuan të gjithë tregun botëror, në të gjitha kontinentet.

Thënë shkurt, privatizimi i kësaj ndërmarrjeje ka shkatërruar punëtorët e këtij gjiganti. Ky privatizim i mbrapshtë ka bërë që një gjigant i prodhimit të kthehet në një kaos të konsumit, duke dhënë në shfrytëzim hapësirën e kësaj fabrike, dy ndërmarrjeve private, të cilat tashmë kanë përshtatur për interesa të profitit të tyre gjithçka që shohin para syve. Këto dy ndërmarrje private, ‘Elkos Group’ dhe ‘Viva Fresh Store’, kanë në shfrytëzim tash e sa kohë këto hapësira të IGK ‘Ballkanit”.

Blersi i këtij gjiganti, i afërt me të gjitha qeverit të deritanishme,por punët deri këtu i ka kryer me qeverin Thaçi

Ishte shumë i afërt me Qeverinë THaçi, kur Thaçi ishte kryeministër,dhe ende jaraninë, që pronari është një biznismen turk, nuk e kanë prish, dhe as për së afërmi nuk ka kryer obligimet sipas kontratës,dhe edhe atë e kanë liruar nga obligimet,që tani kjo ndërmarrje po shkonë nga një katastrof,që ka detyruar punëtorët,ende në grevë në një tendë,pran SHtëpisë së Kulturës,Ukë  Bytyqi në Suharekë.

Punëtorët e kësaj ndërmarrjeje shumë herë i janë drejtuar AKP-së dhe kanë vizituar edhe Gjykatën për të kërkuar atë çfarë u takon. Edhe sot vazhdojnë grevën për realizimin e të drejtave të tyre, disa prej tyre kanë protestuar edhe në Prishtinë.

Prandaj,duhet ta kemi parasyesh trajtimin me seriozitet të kësaj çështjeje nga organet përgjegjëse, kërkesat e tyre duhet trajtuar, nuk është e drejtë ata të protestojnë qe sa kohë dhe mos të përgjigjet askush. Prandaj, mos të harrojmë se këta janë punëtorë që me mundin e tyre ndërtuan Kosovën. Këta janë ata punëtorë që na mundësuan që të kemi bursa gjatë shkollimit, prandaj një respekt më shumë, një angazhim më tepër për ta.

Procesi i privatizimit pas luftës në Kosovë ka qenë një nga segmentet më të rëndësishme të kalimit të ekonomisë në ekonominë e tregut. Dihet tani nga të gjithë se ky proces i filluar me ndihmën e çmuar të ndërkombëtarëve dhe më pas i vazhduar nga institucionet e Kosovës, padyshim që ka qenë tema më e nxehtë e debatit dhe kritikës përgjatë gjithë zhvillimit të saj.

Janë të dyshimta shumë nga rastet e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, siç janë fabrika e “Ballkanit” të Suharekës, Fabrika e Radiatorëve në Gjilan, “Sharri” në Han të Elezit e të tjerë.

Për këtë rastë ka shkruar edhe gazeta ”FOKUS”, dhe disa të tjera si në Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, dhe sipas informatave kanë shkruar, apo kanë botuar edhe disa gazeta botërore disa shkrime të mija personale lidhur me temën në fjalë, që mundeni t’i gjeni edhe në internet.

Ky opinion wshtw shkruar nga: Ragip Guraziu.

Aktuale

Siguria fizike e strehimoreve në Kosovës po pamundësohet nga buxheti

Published

on

Thirrjeve të shumta për parandalim të rasteve të dhunës në familje e në baza gjinore duket se ende nuk iu ka ardhur fundi, e kjo dëshmohet lehtë kur shihet që me dhjetëra raste të tilla ndodhin çdo ditë brenda 24 orëve, ku viktimat detyrohen që t’i raportojnë në Policinë e Kosovës dhunuesit.

Vetëm në vitin 2022 janë gjithsej 2 mijë e 757 raste të dhunës në familje, totali i viktimave kapë numrin 2 mijë e 793. Sipas Policisë, nga ky numër total, 515 viktima janë të gjinisë mashkullore, përderisa pjesa tjetër janë të gjinisë femërore.

Disa nga viktimat, për shkak të pamundësisë për të vazhduar bashkëjetesën me dhunuesit, jetën e tyre e zhvendosin në qendrat strehimore.

Prishtina, Prizreni, Peja, Gjilani, Ferizaj, Gjakova, Mitrovica e Novobërda janë tetë qytete të Kosovës ku funksionojnë qendra të tilla që vazhdimisht pranojnë viktima e përkujdesen për to.

Strehimi i viktimave bëhet në çdo kohë, e koha e jetesës së tyre në qendra të tilla është e pacaktuar, ku gjithçka shkon në bazë të nevojës së viktimës e në bazë të kapaciteteve të vet strehimoreve.

Në Kosovë, sistemi është i rregulluar në atë mënyrë që qeveria kontrakton strehimore joqeveritare për të ofruar shërbime ndaj viktimave të tilla.

Aktualisht, shumica e strehimoreve u shërbejnë grave dhe fëmijëve që kanë vuajtur nga dhuna në familje dhe trafikimi.

Drejtueset e këtyre qendrave kanë trguar për Kallxo.com se fatmirësisht deri më tani nuk kanë patur raste të cilat nuk kanë mundur t`i menaxhojnë dhe se në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës kanë evituar situatat më të rënda të cenimit të sigurisë së viktimave dhe të vet stafit.

Strehimoret në fjalë, përpos që ia japin një vend për të jetuar viktimave, ato edhe i ndihmojnë viktimat në procesin e rekuperimit nga dhuna në familje dhe riintegrimit e fuqizimit për të vazhduar jetesën në mënyrë sa më të pavarur në shoqëri.

Asnjëra nga shtatë strehimoret nuk kanë dhënë përgjigje pozitive kur janë pyetur nëse objekti i tyre monitorohet nga ndonjë roje që ia ofron sigurinë viktimave, por edhe vet stafit të punëtorëve.

Përderisa, disa prej strehimoreve thonë se prezenca e një roje do i bënte të ndiheshin më të sigurta edhe viktimat, por edhe vet stafin, por që buxheti i pamjaftueshëm po jua pamundëson  që të punësojnë një punëtor të tillë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Normalizohet gjendja e burimeve në rajonin e Dukagjinit

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Hidrodrini” ka njoftuar se ka nis të normalizohet gjendja e burimeve në rajonin e mbulueshmërisë / përjashtim burimi i Jerines në Klinë

Ekipet e terrenit të KRU ‘Hidrodrini’, vazhdojnë angazhimet dhe gatishmërinë në tërë zonën e mbulueshmërisë, komunat Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik.

Konstatohet se situata në burime është normalizuar

Gjendja në burime

PEJA:

Normalizohet edhe burimi i Drinit të bardhë (Radavci)

DEÇANI:

Të gjitha burimet në nivel normal

KLINA:

Vetëm burimi i Jerines-turbullirat aktive. Uji për pije, të konsumohet vetëm i vluar.

ISTOG:

Të gjitha burimet në nivel normal

JUNIK:

Të gjitha burimet në nivel normal./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Firmoset marrëveshja për portin turisitik të “Durrës Yacht & Marina”

Published

on

Pas gati një vit negocimi, qeveria shqiptare ka nënshkruar sot marrëveshjen për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku si dhe kreu i kompanisë e cila do të ndërtojë portin turistik të Durrësit Mohamed Alabbar.

Në fjalën e tij Rama tha projekti “Durrës Yacht & Marina” hyn në ekonominë shqiptare si një lokomotivë që do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik.

Rama shtoi gjithashtu se “ky është projekti më i rëndësishëm turistik, investimi më i madh i huaj në historinë tonë dhe ndoshta të rajonit, i cili do të transformojë rrënjësisht Durrësin, duke e vendosur në radhën kryesore të destinacioneve turistike në Mesdhe, me një impakt të thellë ekonomik jo vetëm për qytetin bregdetar po për të gjithë vendin”.

Kryeministri vlerësoi se nënshkrimi i marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” është finalizimi i i një rruge të gjatë pune voluminoze, në aspektin tekniko-ligjor, me një investitor të madh strategjik prestigji i të cilit është botërisht i njohur.

Rama shprehu bindjen se projekti “Durrës Yacht & Marina” do të sjellë një transformim të paimagjinueshëm deri pak vite më parë.

“Procesi ka qenë i gjatë, i vështirë, me shumë yçkla në aspektin tekniko-ligjor dhe me firmosjen e kontratës ky proces përfundon dhe fillon një proces tjetër, ai i çeljes së kantierit, i fillimit të punës dhe i hapjes së një fronti të ri të rëndësishëm punësimi”, tha Rama.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku theksoi se projekti me vlerë 2 miliardë euro është projekti më i madh ekonomik për Shqipërinë, që sipas saj do të ndryshojë pamjen e turizmit jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Në këtë projekt, shteti shqiptar është bashkaksioner në 33 për qind.

“Ky është hapi përfundimtar i një procesi të gjatë. Kemi kaluar të gjitha hapat e duhur në një negocim shumë të gjatë deri në aprovimin nga parlamenti dhe dekretimin e këtij ligji nga presidenti. Ky është projekti më i madh ekonomik që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Shteti shqiptar është bashkaksioner në një projekt me vlerë 2 miliard euro dhe do të ndryshojë pamjen e turizmit jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Edhe diaspora do të jetë një njësi banimi në këtë projekt të ri. Nuk ka qenë e lehtë të negocionim. Përveç një projekti të rëndësishëm, kemi një grup të përgatitur për projekte të tjera të kësaj natyre. Periudha e negocimit zgjati gati një vit”., tha ministrja./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending