Sipas njërit prej banorëve të kësaj rruge, Butrint Sadrijaj, tha se çdo ditë nga mëngjesi deri në orët e pasdites kalojnë kamionë.
“Në rrugën tonë kalojnë çdo ditë nga ora 6:00 e mëngjesit deri në ora 17:00 kamionë mbi 50 tonë dhe me qindra kalojnë në ditë, së pari jemi të rrezikuar në banorët dhe e dyta rruga që është punuar para 4 viteve nga Kuvendi Komunal Prishtinë ka filluar të shkatërrohet”, tha ai.
Sadrijaj gjithashtu ka dërguar një video dhe disa foto si dëshmi për atë se çfarë ndodhë çdo ditë në këtë rrugë.
Sipas tij, ekziston një rrugë tjetër alternative ku mund të kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë por që nuk e di pse nuk e shfrytëzojnë drejtuesit e këtyre kamionëve të cilët po punojnë për disa ndërtime në një lagje ngjitur.
Ai tha se tashmë i janë drejtuar Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës që të vendosin shenjën që ndalon kalimin e mjeteve me mbi 7.5 tonë në këtë rrugë.
“Ne banorët kemi bërë një peticion dhe e kam dorëzuar në Shërbime Publike për vendosjen e shenjës 7.5t por ajo nuk është vendosur ende, pra jemi në pritje”, vijoi ai. Ky qytetar tha se nëse nuk merren masa do të dalin të protestojnë duke bllokuar rrugën.
You must be logged in to post a comment Login