Connect with us

Aktuale

“Valon Vataj Foundation” financon botimin e faktografisë të Ilaz Bylykbashit

Published

on

Në vargun e aktiviteteve humanitare “Valon Vataj Foundation” ka nënshkruar marrëveshjen për financimin e botimit të faktografisë së fotoreporterit Ilaz Bylykbashi, i njohur si kronisti i ngjarjeve me fotografi.

Në këtë libër dokumentohen me anë të fotografive të shkrepura nga z.Bylykbashi, ngjarjet që lanë shenjë në përpjekje për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Demonstratat, burgosjet, gjykimet, konferencat, rasti i familjes Jashari, rrënimi i shtëpive të shqiptarëve nga regjimi serb etj. janë të renditura si kronika me qindra fotografi, në këtë libër që shumë shpejt do të jetë në duart e lexuesve.

Mes maltretimeve të shumta dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, fotoreporteri që nuk bindej dhe ndalej ndaj pengesave policore ia doli të shkrepte fotografi përmes aparatit ‘Praktika’ dhe “Nikon”, fotot që rrëfejnë pa zë rezistencën e shqiptarëve ndaj okupatorit serb.

“Dua ta falënderoj fondacionin e Valon Vataj i cili po e mundëson një projekt që është dashur të financohet nga institucionet e Kosovës, e jo nga individët. Jam tejet i lumtur që afaristi Valon Vataj me fondacionin e tij më mirëkuptoi, jo vetëm sot, por qysh para katër viteve më ka thënë vetëm puno se do të qëndroj prapa, dhe atë sot e kam realizu me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, e cila popullit të Kosovës ia ofron një dokumentacion me fotografi unike që askush nuk e ka”, deklaroi ish-fotoreporteri i gazetës prestigjioze shqiptare “Rilindja”.

“Valon Vataj Foundation”, me krenari merr përsipër të financojë këtë libër i cili do të shërbeje si muze për gjeneratat e reja në mënyrë që të informohen se si u organizuan paraardhësit e tyre për ta ndërtuar Republikën e Kosovës, duke sfiduar armatën e një shteti tashmë tërësisht të shpërbërë.

“Për mua, baci Ilaz në këtë rast është aset kombëtar dhe është një njeri i cili është dëshmi e të gjitha arritjeve tona si shtet sot. Faktografia e këtij njeriu sot edhe më herët ka arritur të ngritë të gjithë botën në këmbë si rezultat i dëshmive që ka për një periudhë të gjatë sa i përket sakrificës së vendit tonë”, tha themeluesi i fondacionit, Valon Vataj.

Për pak ditë, “Valon Vataj Foundation” do të filloj në Suharekë, ndërtimin e Qendrës më inovative në rajon për fëmijët me Sindormë “Down” dhe Autizëm.

Para dy vjetësh, “Valon Vataj Foundation” transformoi Çerdhen “Fluturat”, ku rikthehu buzëqeshjen e fëmijëve duke rinovuar në tërësi pjesët e këtij institucioni shkollor tejet të rëndësishëm në qytetin e Suharekës.

“Valon Vataj Foundation” vazhdon në shtigjet e gjata për të ndihmuar gjithsecilin që kontribuon në zhvillimin e vlerave të shoqërisë./Media Ndërtimi.

Aktuale

Korporata hoteliere me renome botërore Hyatt synon të hap hotel në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me Takuya Aoyama, zëvendëspresident për Zhvillim për Evropë, Afrikë dhe Lindje të Mesme nga korporata hoteliere me renome botërore Hyatt.

“Zëvendëspresidenti Aoyama më përcolli lajmin fantastik për interesimin e korporatës Hyatt për hapjen e një hoteli të zinxhirit të tyre në qendër të Kryeqytetit. Një prej opsioneve të përmendura për hapjen e Hyatt në Kryeqytet është transformimi i ikonës sonë, Hotelit Grand, duke ruajtur trashëgiminë dhe vlerat e këtij objekti.

Falënderova përzemërsisht z. Aoyama dhe shpreha gatishmërinë e organeve të Kryeqytetit për të ndihmuar korporatën hoteliere Hyatt në hapjen e hotelit në Kryeqytet.”, deklaroi kryetari Rama.

Hyatt ka më shumë se 1350 hotele dhe prona gjithëpërfshirëse në 69 vende në gjashtë kontinente./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

KRPP konfirmon se Komuna e Prishtinës shkel ligjin kur autorizon Arkitektin e Kryeqytetit të hap konkurse në emër të saj

Published

on

Komuna e Prishtinës i ka deleguar kompetencat zyrtare tek një kompani private për të cilën ka pasur dyshime edhe gjatë procesit të tenderimit të saj. Bëhet fjalë për kompaninë “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” – SHAK, shkruan Demokracia.com.

Kompania “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, e cila një prej drejtuesve kryesorë e ka arkitektin Astrit Nixha është autorizuar nga Komuna e Prishtinës që të realizojë tenderë në emër të saj.

Komuna e Prishtinës para pak muajve ka lidhur kontratë trevjeçare me mbi 10 milionë euro, me një konzorcium të quajtur “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” për konsulta dhe shërbime arkitektonike të kryeqytetit.

SHAK kohë pas kohe po hap thirrje për koncept-dizajne të çerdhe-kopshteve në Prishtinë, por edhe për projekte të tjera.

Komisionet vlerësuese të projekteve po caktohen nga vetë kompania private, duke u shmangur procedurat e Prokurimit Publik, meqë bëhet fjalë për projekte të interesit publik që do të financohen nga Komuna e Prishtinës.

Demokracia.com ka qenë në pritje të një opinioni sqarues nga ana e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për të mësuar nëse është ligjore apo jo që firmat private të organizojnë tenderë publikë në emër të komunës. Lidhur me këtë, Demokracia.com i ka parashtruar një varg pyetjesh KRPP-së, por ky institucion ka dhënë vetëm një përgjigje nga e cila rezulton se organizmi i konkurseve publike po bëhet kundërligjshëm.

“Konform nenit 87, paragrafit 2, nënparagrafit 2.8 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, duke u bazuar në të dhënat e shkresës suaj, KRPP sqaron si në vijim: Në përputhje me paragrafin 2 të nenit 24 të LPP-së, Autoriteti Kontraktues (siç përkufizohet me nenin 4, paragrafin 1, nën paragrafin 1.13 të LPP-se) është përgjegjës për të siguruar që të gjitha aktivitetet e prokurimit të autoritetit të tillë kontraktues të ekzekutohen në përputhshmëri të plotë me këtë ligj. Në rast se Autoriteti Kontraktues nuk i ka kapacitetet profesionale për të hartuar një projekt, dizajn dhe/ose koncept dizajn, mund të angazhojë konsulent individual apo kompani konsulente përmes procedurave të prokurimit të përcaktuara me këtë ligj, ndërsa aktivitetet e prokurimit është përgjegjës t’i kryej vetë Autoriteti Kontraktues”, ka bërë të ditur për Demokracia.com, Departamenti i Rregullave të KRPP-së.

Lidhur me këtë çështje, Demokracia.com ka kërkuar një sqarim nga Komuna e Prishtinës, por Zyra për Informim nuk është përgjigjur në këto pyetje: “Ju lutem a mund të sqaroni procesin për konkurset e projektimit që organizohen nga firma “SHAK” shpk dhe OJQ KAF? Si mund të ankohen kompanitë ofertuese në rast të pakënaqësive? Në cilën bazë ligjore jeni bazuar që firma private dhe QJQ-të të organizojnë konkurse projektimi për Komunën?”.

“Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit SH.P.K.” është regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës më 27 qershor 2023, si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara. Pronarë të saj janë ANARCH SH.P.K. dhe Ardi CC L.L.C. E para është në pronësi të Astrit Nixhës, ndërsa e dyta në emër të Albi Shita. Kjo kompani në vitin e kaluar ka dalë fituese e tenderit që quhet “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Pas Danimarkës, edhe Belgjika propozon ta ndërtojë një burg në Kosovë

Published

on

Pas Danimarkës, edhe në Belgjikë është hedhur ideja për ndërtimin e një burgu në Kosovë ku shteti belg do t’i sillte të burgosurit pa dokumente për të vuajtur dënimin. Këtë ide e ka thënë deputeti belg Theo Francken nga partia “N-VA” në një intervistë për gazetën “Het Nieuwsblad”.

Sipas deputetit Francken, kjo ide përshtatet në mënyrë të përkryer me ndalimin e azilit, gjë që partia e tij e ka kërkuar prej kohësh.

Propozimi i deputetit Francken është përfshirë në manifestin zgjedhor të N-VA. Ai e sheh edhe si zgjidhje për dekonstruksionin e burgjeve.

Mediat belge shkruajnë se stafi i burgjeve belge do të jetë i lumtur për një ide të tillë, megjithatë sa është e realizueshme?

An-Sofie Vanhouche, profesoreshë e kriminologjisë në VUB, ka zbutur pritshmëritë lidhur me këtë ide. Sidomos nëse krahasimi bëhet me Danimarkën, sepse marrëveshja Danimarkë-Kosovë nuk është zhvilluar plotësisht.

“Burgu në vetvete është ndërtuar tashmë. Megjithatë shumë gjëra duhet të rregullohen dhe shumë mbeten të paqarta,” tregon Vanhouche nga bisedat që ajo pati me kolegët e saj danezë në shkurt.

Ndërtimi i një objekti është mjaft i thjeshtë, transferimi i njerëzve në Kosovë nuk është, thotë ajo.

“Të arrestuarit nuk duan thjesht të transferohen në një vend tjetër. Vetëm për shkak se janë dënuar nuk do të thotë se ata nuk i ruajnë të drejtat e tyre.”, ka thënë ajo.

Vanhouche ka ngritur edhe pikëpyetje nëse mund të garantohen të drejtat e njeriut në burgjet në Kosovë.

“Ky është problemi i parë për Danimarkën. Shumë avokatë nuk e konsiderojnë këtë të realizueshme.”, ka shtuar ajo./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending