Connect with us

Aktuale

“Turpi i madh me Kafen e Madhe”, vështrim nga arkitekti Arbër Sadiki për shembjen e objektit në Shkodër

Published

on

Ishte viti 1996. Isha student në vitin e parë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, dega Arkitekturë. Profesori i Historisë së Artit na dha për detyrë kursi që të mbledhim materiale, ta analizojmë dhe pastaj të shkruajmë një punim seminarik për një artist apo arkitekt simbas përzgjedhjes sonë të lirë.

Të gjithë filluan të mblidhnin libra, të cilat në atë kohë, ishin të pakta. Disa huazonin nga bibliotekat e familjarëve të tyre, kush-kush shkëmbente ndonjë me njëri-tjetrin. Unë s’kisha kujt t’i drejtohesha. Si i sapo shkuar në Tiranë, atë kohë njihja vetëm kujdestarin e konviktit, nga i cili mund të huazoje me vështirësi ndonjë sustë apo dyshek, por asesi libër. Kështu, vendosa të shkoj në Bibliotekën Kombëtare për të parë nëse mund të gjeja gjë.

Në mesin e jo shumë vitrinave të drunjta ishte edhe një që shkruante “Artet”. Fillova ti shikoja me radhë të gjithë kartonat jo lehtë të lexueshëm nga dëmtimet që kishin pësuar nga kushedi sa duar që ishin prekur. Në mesin e tyre më ra në sy një libër biografik për Kolë Idromenon, piktor, arkitekt – siç shkruante në kartonin e librit, e që të jem shumë i sinqertë, nuk kisha dëgjuar asgjë për të më parë. Nisur nga kurreshtja për të njohur një arkitekt shqiptar, e mora pa e shikuar se çfarë formati apo numër faqesh kishte dhe u drejtova drejt tek bibliotekistja e cila të siguronte librin në bazë të kartonit.

Pas pak minutash, gjersa me padurim po prisja një libër voluminoz të një formati të madh, kolor me plotë imazhe dhe fotografi, siç isha mësuar t’i shihja rëndom librat e artistëve të mëdhenj, nga bibliotekistja mu ofrua një libërth i një formati xhepi numri i faqeve të të cilit nuk mbërrinte në treshifror.

Pak i dëshpëruar, edhe për faktin se nuk e dinja se si do ti mbushja faqet minimale që kërkonte profesori, e mora dhe u ktheva në konvikt. Edhe pse fillimisht duhej prezantuar librin profesorit që të jepte fizën që të mund të vazhdoje me hulumtimin, megjithatë librin e lexova që atë natë. Fundja nuk ishte ndonjë sakrificë e madhe, punë dy-tre orësh lexim.

Të nesërmen filluan ti prezantonin secili prej studentëve se çka kishte përzgjedhur. Dikush kishte marrur Mikelanxhelon, dikush Albertin e Da Vinçin, shumica me materiale serioze në italishte, me libra pikërisht siç e paramendoja edhe atë të Kolë Idromenos para se ta merrja. Profesori po i përgëzonte për përzgjedhjet që kishin bërë.

Dikur nga fundi i orës, mora guximin edhe unë të prezantoj përzgjedhjen time. U ofrova tek profesori gjer sa ai po shikonte mbi një libër gjigant të Mikelanxhoelos të cilin i a mbajti studentit paraprak për ta parë më gjatë dhe i thash se kam zgjedhur Kolë Idromenon.  Në çast ndërpreu shikimin mbi librin që po shihte dhe rrufeshëm kthehu kokën në drejtim timin. “Pse m’o s’gjete dot ndonjë artist a arkitekt italian ti, po merresh me kshu gjonash… (veç sa s’tha: koti)”! Edhe pse nuk e kuptova nëse m’a aprovoj apo jo autorin që po hulumtoja, unë vazhdova me Kolë Idromenon. Natyrisht që librat e Mikelanxhelos, Da Vinçit e Albertit, me të cilat megjepsej profesori, i kisha gjetur në raftet e bibliotekës familjare që kur kisha lindur, por ja që tani më tërhiqte Kola, ndoshta edhe për faktin se planprogramet jugosllave që zbatoheshin në Kosovë asokohe, nuk përfshinin artistët shqiptar.

Ta lëmë për një çast ndodhinë time personale me profesorin, edhepse nuk është e parëndësishme për temën që po trajtoj. T’i kthehemi njohjes time me Kolën. Sado i vogël që ishte ky libër, tek unë bëri një kthesë të madhe. Për herë të parë po ballafaqohesha me një personalitet të nivelit intelektual fare të pazakontë për kohën dhe vendin ku jetoi i cili përpos pikturës, skulpturës, fotografisë e regjisores,  jo pak kishte kontribuar edhe në arkitekturë. Në fakt, nuk mu deshtë të lexonja më shumë se faqet e para për ta kuptuar se për rrethanat shqiptare të kohës, unë para vetes kishta pikërisht një Mikelanxhelo, Da Vinç, Albert shqiptar.

Mes veprash që përmendeshin, ishte edhe Kafja e Madhe në Shkodër e përcjellur edhe me një fotografi bardh e zi të një kualiteti shumë të dobët por që mjaftonte të dalloheshin element të spikatur të neoklasicizmit austro-hungarez, vlera këto që nuk i takonja shpesh në Tiranën që kisha gjetur. Imazhi im i zbehtë mbi qytetet e Shqipërisë ishte ai që më ishte krijuar mbi ato pak libra ideologjik që kishin depërtuar në Kosovë në fund të shtatëdhjetave dhe fillimin e tetëdhjetave.

Ky imazh ishte ai i një Shqipërie të uzinave, tymtarëve, brezareve dhe ca blloqeve monotone me fasada të papërfunduara pa kurrfarë intence arkitektonike. Këtë imazh, në masë të madhe ma vërtetoi edhe Tirana që kisha gjetur. Shtresëzime arkitektonike të tipologjisë që përfaqësonte Kafja e Madhe, për mua ishin një befasi e këndëshme. Kjo më bëri që kërrshëria për këtë ndërtesë të rritej. Shpejt kuptova se ajo përpos vlerave arkitekturore, me dekada të tëra kishte përfaqësuar vendin kryesor në kryeqytetit kulturor shqiptar, brenda dhe rreth mureve të cilës ishin zhvilluar debatet e intelektualëve më të mëdhenj të kohës nën tingujt e lehtë të muzikës klasike. Këtu kishin lindur barcoletat më të këndëshme mbarshqiptare, maloditë e pavdekshme të këngës shkodrane. Si e tillë, ajo nuk përfaqësonte vetëm një ngrehinë me vlera estetike fizike për edhe më shumë një institucion kulturor dhe shpirtëror me të cilin qytetarët ishin të lidhur emocionalisht.

Ajo nuk ishte më vetëm ndërtesë por edhe vend. Qarqe të tëra intelektualësh, artistësh, lënin takim tek vendi, pa i nxënë emrin, e vendi ishte Kafja e Madhe. Fuqia e një ndërtese që të krijojë vend është arritja më e madhe në arkitekturë.

Sado e dërmuar, fillimisht përgjatë dekadave të komunizmit duke u lënë pasdore sepse nuk paraqiste “vlera të arrira të pushtetit të proletariatit por një trashëgimi borgjezie”, e më pastaj duke e shndërruar në kazino ku gumzhinte muzika tallava përgjatë dalldisë kolektive të viteve të para të rënijes së komunizmit, si për çudi ajo erdhi deri në ditët tona.

Në vitin 2007 ajo u shpall Monument Kulture i Kategorisë së Parë duke dhënë shpresë se shkëlqimi i saj i dikurshëm do të kthehet. Fatkeqësisht, për më shumë se një dekadë përpos një pllakeje të shëmtuar që tregon se ndërtesa gëzon statusin e Ndërtesës së Mbrojtur, asnjë intervenim të paktën për të ndalur degradimin, nuk u bë.

Një shkëndi shprese u shfaq në vitin 2017, eshe pse fare e dyshimt sepse vinte si pjesë e fushatës elektorale për njëfar “rilindje” të gjithëçkaje, por që megjithate sikur na pëlqente t’a besonim. Sot, katër vite më pas, kuptuam se projekti i “rilindjes” paska nënkuptuar shembjen tërësisht të ndërtesës. Zhdukjen e përhershme të shushurimave të intelektualëve dhe artistëve më të mëdhenj shqiptar të cilat ishin strukur diku në mes fugave të tullave të mureve të ndërtesës për të na bekuar më praninë e tyre të përhershme. Rindërtimi i saj rishtaz nuk është asgjë më shumë se një pornografi arkitektonike, një akt i kriminelit që hedh acid mbi ftyrën e përkryer të gruas me premtimin se do i bëjë një të mirë prej silikoni, një vrasje me paramendim se do t’i bëjë viktimës një gurë varri prej ari.

Jo pa qëllim, këtë akt të trisht të shembjes së Kafes së Madhe e lidha me një eksperiencë timen në fillimet e studimeve të mia për arkitekturë. Edukimi i brezave duke mësuar ata të përbuzin vlerat burimore dhe autorët kombëtar dhe të vlerësojnë vetëm ata ndërkombëtar, na shpie detyrimisht në veprime që zhdukin çdo gjurmë që mund të kenë lënë këta të tanët. Është vështirë të presësh që një gjeneratë studentësh të cilëve profesori u ka mësuar se vetëm Mikelanxheloja, Da Vinçi dhe Alberti vlejnë dhe se Idromeno, Butka, e të tjerët janë… (gati se kot), t’i dalin në mbrojtje të vlerave që kanë krijuar këta të fundit.

Këtu një gjë ka lidhje edhe me profecinë. Kafja e Madhe ndërroi shumë emra. U quajt “Adriatik”, “Kafe-Hotel Park”, “Grand Hotel Savija”, për tu kthyer përsëri tek “Kafja e Madhe”, sikur të parandjente diçka të madhe me fundin e saj, një TURP TË MADH kolektiv.

Shkruan: Arbër Sadiki, arkitekt, 09 06 2021, Prishtinë

Aktuale

Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Published

on

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, ka prezantuar analizën “Ligji i ri i punës: Në mes të nevojës dhe kërkesave për ndryshim”.

Nga KDI thonë se duke iu referuar përpjekjeve të pasuksesshme të disa qeverive tash e disa vite për të avancuar marrëdhënien e punës në Kosovë,  përmes këtij punimi diskutues.

“KDI po synon të rikthejë në diskursin publik debatin për inicimin e një ligji të ri të punës, i cili e ka bazën në nevojat dhe kërkesat e punëtorëve, organizatave sindikale e OJQ, në përputhje me standardet dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian, e që garanton mbrojtje më të mirë për punonjësit në Kosovë”, thuhet nga KDI.

Ligji aktual i Punës paraqet një ndër ligjet më vitale në vend duke qenë se rregullon punësimin e mbi 370 mijë punonjësve në sektorin publik e atë privat, thotë KDI-ja.

“Ndryshimi i këtij ligji ka qenë premtim i çdo qeverie që nga viti 2012, ndërkohë që drafte të ndryshme kanë arritur të bëhen edhe pjesë e agjendave legjislative. Sidoqoftë, këtë vit, qeveria aktuale ka vendosur ta tërheq këtë ligj nga agjenda legjislative pa ndonjë paralajmërim, përkundër që trendi i shkeljeve të të drejtave të punës vazhdon të jetë në rritje”, thuhet tutje nga KDI.

Albesa Humolli nga KDI ka deklaruar se ligji aktual i punës nuk ofron mbrojtje dhe siguri të mjaftueshme për punonjësit, duke i lënë ata të cenueshëm ndaj shfrytëzimit, diskriminimit dhe kushteve të pasigurta të punës. Kohëzgjatja dhe mungesa e kufizimeve sa i përket kontratave për kohë të pacaktuar, rregullimi i pushimit të lehonisë, mungesa e pushimit prindëror, mungesa e kufizimeve sa i përket orëve shtesë të punës, mungesa e kufizimeve sa i përket formalizimit të marrëdhënies së punës, çështja e rregullimi të punës me orar jo të plotë, çështja e së drejtës në pushim për punonjësit apo çështjet e tjera si rregullimi i punësimit në kohët moderne si puna hibride, puna nga shtëpia, apo puna për kompani jashtë vendit konsiderohen të jenë disa nga mangësitë e ligjit aktual të cilat asnjëherë nuk kanë arritur të adresohen.

Humolli, thekson se mangësitë e një ligjit ‘të stërvjetruar’ të punës po bien në kurrizin e punonjësve në Kosovë, të cilët ende përballen me informalitet në punësim, mungesë të kushteve për punë, mos pagesë të pushimit vjetor apo mjekësor, pagë jo të rregullt apo orar të tej zgjatur pune pa pagesë. Për më tepër edhe institucionet ligj zbatuese megjithë përpjekjet e tyre, nuk po arrijnë të mbikëqyrin zbatimin e ligjit në masë të duhur.

Sipas Humollit, ndryshimi i ligjit aktual ose iniciimi i një ligji të ri të punës është i nevojshëm marrë parasysh aspiratat e vendit për të ju bashkuar tregut evropian të punës, që nënkupton që ligji duhet të përafrohet me  kërkesat që dalin nga  17 direktivat e Bashkimit Evropian që përcaktojnë standardet minimale në fushën e rregullimit të marrëdhënies së punës.

KDI kërkon nga qeveria që të reflektojë në këtë drejtim dhe të fillojë dialogun social më të gjitha palët, në mënyrë që ligji i punës të rikthehet në programin legjislativ për këtë vit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale

Published

on

Industria e ndërtimit është bërë gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale vitet e fundit, nga përdorimi i pajisjeve të automatizuara të ndërtimit te printimi 3D, sistemet e modelimit të informacionit të ndërtesave (BIM) dhe inteligjenca artificiale. Tori Graney e firmës ligjore shumëkombëshe Pinsent Masons eksploron rritjen e krimit të sigurisë kibernetike në industrinë e ndërtimit për shkak të teknologjisë.

Pavarësisht thjeshtimit të procesit të ndërtimit, këto përparime teknologjike kanë çuar në një rritje të rreziqeve të sigurisë kibernetike, të përforcuara më tej nga fluksi i lartë i parave dhe pagesat me vlerë të lartë brenda industrisë dhe nga fakti i thjeshtë që shumë projekte përfshijnë infrastrukturën kombëtare kritike, qoftë në Shtetet e Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar ose në të gjithë Bashkimin Evropian.

Fatkeqësisht, këta faktorë i bëjnë kriminelët kibernetikë t’i shohin bizneset e ndërtimit si objektivat kryesore të sulmeve.

Ndërsa industria e ndërtimit po dixhitalizohet gjithnjë e më shumë, sasia e të dhënave dhe informacioneve të ndjeshme që mblidhen dhe ndahen në mënyrë elektronike brenda organizatave është rritur ndjeshëm, për shembull, qofshin ato dizajne të pronarit ose të dhënat e punonjësve.

Si rezultat, pasojat e një sulmi kibernetik mund të jenë veçanërisht të rënda për firmat e ndërtimit, duke çuar potencialisht në humbje të konsiderueshme financiare, si dhe në pajtueshmëri apo edhe rreziqe sigurie.

Ndikimi i sulmeve kibernetike shtrihet edhe në dëmtimin e reputacionit, me shkelje të të dhënave që shpesh çojnë në humbjen e besimit të klientit dhe besnikërisë ndaj markës.

Kjo mund të ketë efekte afatgjata në linjën përfundimtare të një kompanie dhe përfundimisht thekson rëndësinë në rritje të gatishmërisë dhe sigurisë së fuqishme kibernetike për firmat e ndërtimit që punojnë në projekte të rëndësishme të infrastrukturës.

Rreziku kibernetik mund të jetë i vështirë për t’u kontrolluar në një kantier ndërtimi, me nënkontraktorët dhe stafin e përkohshëm që i shtojnë rrezikut ekzistues që vjen nga aftësitë teknologjike të kriminelëve kibernetikë.

Prandaj, kontraktorët duhet të shikojnë rrjetet e tyre të mbështetjes dhe rrezikut të vlerësojnë ekspozimin e tyre ndaj dobësive kibernetike, duke përfshirë atë që mund të bëjnë më shumë në terren për t’i siguruar vetes mbrojtje më të madhe dhe ku kjo mbrojtje është më e nevojshme.

Kjo përfshin shikimin e çdo hallke të zinxhirit të ndërtimit dhe kërkimin e partnerëve nënkontraktorë që të demonstrojnë praktika të shëndosha të sigurisë kibernetike në tenderat e tyre, për shembull.

Në Mbretërinë e Bashkuar, NCSC dhe Instituti i Ndërtimit të Chartered (CIOB) janë partnerizuar së fundmi për të prodhuar udhëzime praktike për të mbështetur bizneset, përfshirë SME-të, që punojnë në ndërtim, të cilat mund të përdoren si një udhëzues për zbatimin e masave të sigurisë kibernetike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Komuna e Prizrenit organizon aksionin pranveror të mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme

Published

on

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave ju njofton se nga data 1 – 7 Maj organizohet aksioni pranveror i mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme.

Ky aksion është falas dhe është një mundësi që të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët, ndaj luteni t’i respektoni datat.

Gjatë kësaj kohe, luteni që t’i vendosni mbeturinat para shtëpisë suaj, për të siguruar shkarkimin e tyre të rregullt.

Banorët e ndërtesave të banimit kolektiv duhet t’i vendosin mbeturinat para pikës më të afërt të mbeturinave.

Këto aktivitete janë një mundësi për ta sensibilizuar komunitetin për rregullat e shkarkimit të mbeturinave dhe për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending