Connect with us

Aktuale

“Trepça” i nënshtrohet pas një dekade auditimit financiar

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Trepça Sh.A.” me temën “Performanca financiare dhe operative NP Trepça”. Auditimi përfshinë periudhën kohore 2019-2021. Trepça nuk është audituar nga ZKA që nga viti 2010.

ZKA-ja e vlerëson të rëndësishëm trajtimin e kësaj teme të auditimit duke marrë parasysh se Trepça është shoqëri aksionare 80% në pronësi të Republikës së Kosovës dhe 20% të punëtorëve të saj. Ndikimi dhe pesha e këtij resursi pasuror është i lart për Kosovën në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të vendit, gjenerimin e punësimit, rritjen e eksportit dhe Bruto Produktit Vendor (BPV).

“Trepça Sh.A.” për vite me radhë ballafaqohet me probleme dhe sfida të shumta. Si probleme kyçe mund të theksohen produktiviteti i ulët, trendi i operimit me humbje, mungesa e shfrytëzimit të kapaciteteve të plota si rrjedhojë e teknologjisë së vjetërsuar në miniera dhe flotacione dhe njësi tjera biznesore, mungesa e investimeve kapitale, mosha e vjetër e stafit të kualifikuar në procesin e prodhimit, si dhe mungesa e zhvillimit të industrisë përpunuese në sektorin e metalurgjisë.

Objektivë e këtij auditimi është të vlerësojë nëse “Trepça” është duke e zhvilluar aktivitetin operativ dhe financiar me fokus procesin e prodhimit me synimin e arritjes së performancës financiare pozitive, nëse jo cilët janë shkaktarët që ndikojnë në produktivitetin e ulët, mungesën e rentabilitetit respektivisht profitabilitetit.

Fokusi i auditimit në nivel të përgjithshëm do të jetë edhe në aktivitetet strategjike përfshirë planet dhe strategjitë e kompanisë për tejkalim të krizës financiare si dhe krijimin e mundësive për tërheqjen e investimeve të huaja apo vendore dhe formave tjera të partneritetit për zhvillim të përgjithshëm biznesor.

Subjekt i këtij auditimi është Trepça Sh.A. me njësitë biznesore, Minierat me Flotacion Trepça – Stan Tërg, Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë si dhe Minierat me Flotacion Kopaonik – Leposaviq. Analizat tona do të shtrihen edhe në aktivitetet e njësive tjera biznesore jo-produktive dhe jo-profitabile.

Zyra Kombëtare e Auditimit përmes këtij auditimi ka për qëllim dhënien e rekomandimeve të cilat mund të kontribuonin në përmirësimin e nivelit të përgjithshëm të performancës së “Trepça Sh.A.”

Ndërmarrja Publike Qendrore “Trepça” Sh.A. është trashëguar nga ish ndërmarrja shoqërore Kombinati Xehëtaro-Metalurgjik Trepça, si një nga komplekset më të mëdha industriale, metalurgjike dhe kimike i bazuar në Kosovë, dhe me disa pasuri në pjesë të tjera të ish Jugosllavisë. Në të kaluarën, ky kompleks minerar ishte një gjigant industrial i cili përfaqësonte një burim të konsiderueshëm ekonomik për ish Jugosllavinë. Pas përfundimit të luftës, nga viti 1999 deri në vitin 2002 “Trepça” ishte nën kontroll të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK-ut), ndërsa nga viti 2002 ka kaluar nën administrim të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), dhe respektivisht nga viti 2008 të Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP).

Transformimi i Trepçës u formalizua në vitin 2016 përmes miratimit të Ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës, ku nga statusi i Ndërmarrjes Shoqërore (N.Sh.) nën administrim të AKP-së, Trepça kalon në statusin e Ndërmarrjes Publike./Media Ndërtimi.

Aktuale

Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale

Published

on

Industria e ndërtimit është bërë gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale vitet e fundit, nga përdorimi i pajisjeve të automatizuara të ndërtimit te printimi 3D, sistemet e modelimit të informacionit të ndërtesave (BIM) dhe inteligjenca artificiale. Tori Graney e firmës ligjore shumëkombëshe Pinsent Masons eksploron rritjen e krimit të sigurisë kibernetike në industrinë e ndërtimit për shkak të teknologjisë.

Pavarësisht thjeshtimit të procesit të ndërtimit, këto përparime teknologjike kanë çuar në një rritje të rreziqeve të sigurisë kibernetike, të përforcuara më tej nga fluksi i lartë i parave dhe pagesat me vlerë të lartë brenda industrisë dhe nga fakti i thjeshtë që shumë projekte përfshijnë infrastrukturën kombëtare kritike, qoftë në Shtetet e Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar ose në të gjithë Bashkimin Evropian.

Fatkeqësisht, këta faktorë i bëjnë kriminelët kibernetikë t’i shohin bizneset e ndërtimit si objektivat kryesore të sulmeve.

Ndërsa industria e ndërtimit po dixhitalizohet gjithnjë e më shumë, sasia e të dhënave dhe informacioneve të ndjeshme që mblidhen dhe ndahen në mënyrë elektronike brenda organizatave është rritur ndjeshëm, për shembull, qofshin ato dizajne të pronarit ose të dhënat e punonjësve.

Si rezultat, pasojat e një sulmi kibernetik mund të jenë veçanërisht të rënda për firmat e ndërtimit, duke çuar potencialisht në humbje të konsiderueshme financiare, si dhe në pajtueshmëri apo edhe rreziqe sigurie.

Ndikimi i sulmeve kibernetike shtrihet edhe në dëmtimin e reputacionit, me shkelje të të dhënave që shpesh çojnë në humbjen e besimit të klientit dhe besnikërisë ndaj markës.

Kjo mund të ketë efekte afatgjata në linjën përfundimtare të një kompanie dhe përfundimisht thekson rëndësinë në rritje të gatishmërisë dhe sigurisë së fuqishme kibernetike për firmat e ndërtimit që punojnë në projekte të rëndësishme të infrastrukturës.

Rreziku kibernetik mund të jetë i vështirë për t’u kontrolluar në një kantier ndërtimi, me nënkontraktorët dhe stafin e përkohshëm që i shtojnë rrezikut ekzistues që vjen nga aftësitë teknologjike të kriminelëve kibernetikë.

Prandaj, kontraktorët duhet të shikojnë rrjetet e tyre të mbështetjes dhe rrezikut të vlerësojnë ekspozimin e tyre ndaj dobësive kibernetike, duke përfshirë atë që mund të bëjnë më shumë në terren për t’i siguruar vetes mbrojtje më të madhe dhe ku kjo mbrojtje është më e nevojshme.

Kjo përfshin shikimin e çdo hallke të zinxhirit të ndërtimit dhe kërkimin e partnerëve nënkontraktorë që të demonstrojnë praktika të shëndosha të sigurisë kibernetike në tenderat e tyre, për shembull.

Në Mbretërinë e Bashkuar, NCSC dhe Instituti i Ndërtimit të Chartered (CIOB) janë partnerizuar së fundmi për të prodhuar udhëzime praktike për të mbështetur bizneset, përfshirë SME-të, që punojnë në ndërtim, të cilat mund të përdoren si një udhëzues për zbatimin e masave të sigurisë kibernetike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Komuna e Prizrenit organizon aksionin pranveror të mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme

Published

on

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave ju njofton se nga data 1 – 7 Maj organizohet aksioni pranveror i mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme.

Ky aksion është falas dhe është një mundësi që të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët, ndaj luteni t’i respektoni datat.

Gjatë kësaj kohe, luteni që t’i vendosni mbeturinat para shtëpisë suaj, për të siguruar shkarkimin e tyre të rregullt.

Banorët e ndërtesave të banimit kolektiv duhet t’i vendosin mbeturinat para pikës më të afërt të mbeturinave.

Këto aktivitete janë një mundësi për ta sensibilizuar komunitetin për rregullat e shkarkimit të mbeturinave dhe për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin

Published

on

Në korrik të 2023, në emisionin “Kallxo Përnime” ishte publikuar hulumtimi për rrugën Prishtinë – Podujevë, në të cilin tregohej se si Hysen Durmishi kishte nënshkruar kontratat për këtë tender, duke pasur ankesë aktive në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

10 muaj më vonë, Prokuroria e Speciale e Republikës së Kosovës e ka ftuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin për ta intervistuar në lidhje me këtë çështje.

Ligji i Prokurimit Publik e përcakton se në momentin kur ka ankesë aktive nga një operator ekonomik që ka marrë pjesë në tender, aktiviteti i prokurimit pezullohet dhe autoriteti kontraktues nuk ka të drejtë të procedojë me nënshkrim të kontratave.

Continue Reading

Trending