Connect with us

Aktuale

Tirana nis projektin më transformues infrastrukturor

Published

on

Njësia 9 në kryeqytet është bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha transformuese në infrastrukturë. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonstruksionin e rrugëve dhe shesheve në bllokun që kufizohet nga bulevardi “Zogu I-rë”, “Rr. e Dibrës”, Rr. “Siri Kodra” dhe Rr. “Reshit Petrela” me një sipërfaqe rreth 27.4 hektarë.

Gjatë inspektimit të punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, siguroi banorët e bllokut të banimit se pranvera do t’i gjejë me një lagje të re. Duke kërkuar mirëkuptimin e tyre për punimet gjatë kësaj periudhe, ai theksoi se ky investim i rëndësishëm do i shërbejë mijëra banorëve dhe se, ashtu si në çdo vend tjetër ku ka ndërhyrë Bashkia e Tiranës, do të sjellë rritjen e vlerës së pronës.

“Ky projekt me 27.4 ha në 27 rrugë, që parashikon ndërhyrje me themel, pra që nga shtresat nëntokësore, me sinjalistikë, ndriçim etj, duke shtuar edhe disa lulishte, besoj do jetë projekti më transformues që ka parë Njësia 9 në 50 vitet e fundit. I kërkoj banorëve durim, mirëkuptim, teksa do ta kthejmë të gjithë lagjen në kantier, por ama kur të hyjë pranvera, brenda 6-7 muajsh, do kemi mbaruar dhe kjo do të jetë një zonë, e cila do të shohë vlerën e shtëpisë të rritur, por sigurisht edhe gjallërimin e bizneseve në një zonë shumë të lakmuar të Tiranës”, u shpreh ai.

Veliaj deklaroi se rikonstruksioni i këtij blloku banimi është një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës, në të cilën nuk është vënë dorë prej vitesh, duke u kthyer në një shqetësim për gjithë komunitetin përreth. “Është një premtim që e kemi bërë edhe në fushatë dhe sot jemi këtu që të mbajmë fjalën. Edhe pse është në qendër të Tiranës, pra kryqëzohet nga Rruga e Dibrës dhe nga unaza kryesore e Tiranës, është një situatë mesjetare. Besoj se këto skena të suvave që bien, të kanaleve të zeza që kanë dalë në sipërfaqe, të këtij kukureci me tela elektrikë, internet dhe telefonie, duhet t’i vijë fundi. Do të duhet që të punojmë edhe me gjithë shtresat e infrastrukturës për t’u siguruar që kemi një lagje model”, tha kreu i Bashkisë.

Sikurse është bërë tashmë traditë në këto dy vite, nëntori shënon dhe fillimin e konsultimit me banorët për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Veliaj ftoi të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e dëgjesave publike për të propozuar se cilat do të jenë investimet prioritare të Bashkisë së Tiranës për vitin 2018.

“Do të vazhdojmë edhe me lagje të tjera të Tiranës, por ndërkohë jemi futur në muajin kur do të diskutojmë buxhetin. Do të vijmë me propozime konkrete, por në pamundësi për t’i bërë të gjitha gjërat menjëherë, ashtu si në një shtëpi, ku nuk bëhen të gjitha punët përnjëherë, do t’u kërkojmë banorëve që të na thonë, në dëgjesat për buxhetin se cilat kanë prioritete. Mund të jetë një shkollë, mund të jetë një kopsht, një çerdhe. Nëse i vendosim prioritetet bashkë në buxhetin me pjesëmarrje, do të kemi sukses dy vitet e ardhshme në Tiranë siç kemi pasur këto dy vitet e para”, deklaroi Veliaj.

Projekti për rikonstruksionin e këtij blloku të madh banimi parashikon sistemimin e rrugëve dhe shesheve, me të gjithë elementët e infrastrukturës rrugore dhe urbane, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të kësaj zone dhe krijimin e akseseve të lëvizjes me rrugët e tjera të qytetit.

Aktuale

Një kompani ndërtimi kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve

Published

on

Një kompani ndërtimi, teksa kryente punime në lagjen “Pejton”, ka shkaktuar dëmtimin e kabllove të rrjetit nëntokësor.

Me këtë rast kanë mbetur pa rrymë një numër i caktuar i konsumatorëve të kësaj lagjeje dhe asaj të Dardanisë.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të evituar dëmin e shkaktuar. Falë përkushtimit të tyre deri më tash është arritur që pjesërisht të rikyçen në rrjet disa konsumatorë, derisa po punohet në mënyrë intensive që furnizimi t’u rikthehet të gjithë konsumatorëve të afektuar.

Për këtë rast janë informuar organet e rendit, dhe KEDS u bën thirrje kompanive të ndërtimit që të kenë kujdes të shtuar gjatë realizimit të punëve, meqë përveçse dëmtojnë asetet elektroenergjetike të KEDS-it, lënë pa furnizim me energji elektrike edhe konsumatorët./Media Ndërtim

Continue Reading

Aktuale

“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024

Published

on

Në harmoni me parashikimet meteorologjike për përmirësimin e motit, NP “Termokos” SH.A. ka marrë vendim, që të përmbyllë sot sezonin ngrohës 2023/2024.

Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat.

Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike apo 7% më shumë se sezonën e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe tek liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh. Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m².

Ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit. Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe realizimin e projekteve të shumëta, që do të kenë ndikim të shumëfishtë pozitiv në mirëqenien e qytetarëve tanë./Media Ndëtimi

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending