Tetë rrugët më të “çmendura” të planetit

0

Rruga është një hapësirë e caktuar mbi të cilën lëvizin njerëzit ose mjetet e ndryshme transportuese rrugore. Hapësira rrugore në vendet rurale më para caktohej përmes marrëveshjes së lirë të banorëve të një vendi të caktuar, kurse në kohët e sotme ajo përcaktohet nëpërmjet planifikimit urban të vendeve.

Rrugët janë ato të cilat në të gjitha rastet e mundshme shfrytëzohen normalisht për zvogëluar diferencën e hapësirës mes njerëzve. Njëkohësisht, duke zvogëluar kështu edhe kohën për të cilën ju mund të arrini në një vend, qytet, apo institucion të caktuar.

Në vazhdim do iu paraqesim tetë rrugët më të pazakonshme që keni parë ndonjëherë. Dikujt mund edhe t’i duken të frikshme për të udhëtuar nëpër to, dikujt mund t’i duken mbresëlënëse, e dikush ndoshta do të donte t’i shihte vetëm nga kureshtja.

Dalton Highway gjendet në Alaska – Një rrugë me shumë kthesa, sa interesante aq edhe e frikshme. Për më shumë se 600 kilometra, syri nuk të sheh gjurmë njeriu, por në fakt aty ka vetëm tre fshatra. Rruga ishte ndërtuar në 1974 për rreth 5 muaj punë intensive.

Valley of Fire Road – Nevada –SHBA – Kjo rrugë është e ndërtuar specifikisht për të gjithë ata që pëlqejnë ngjyrën e kuqe dhe natyrën e egër. Rruga Valley of Fire Road, duket sikur të jetë një rrugë e pikturuar dhe jo e ndërtuar nga qenie njerëzore.

 

Overseas Highway – Florida –SHBA – E ndërtuar mbi rrënojat e një hekurudhe të lashtë, rruga shtrihet në det, në mes të ujërave të kristalta.

Ana Highway – Hawai – Në këtë çmenduri të radhës, do të gjeni 600 kthesa dhe 54 ura. Për ta përshkruar një rrugë të tillë, duhet vullnet, por ia vlen mundimi për të parë bukuritë e natyrës.

Yungas Road – Bolivi – Njihet ndryshe si ‘rruga e vdekjes’ dhe atë me të drejtë. Rruga është e pjerrët dhe pa barriera mbrojtëse . Nuk është nevoja të thuhet se aksidentet janë të shumta dhe shpesh vdekjeprurëse.

Tianmen Mountain Road – Kina – Kjo rrugë ndodhet në mes të malit, në fshatin me të njëjtin emër. Ajo të çon në majë të malit, përgjatë 11 kilometrave kthesë dhe është spektakulare, alternativë udhëtimi është edhe teleferiku që në të njëjtën kohë të jep mundësinë të shohësh një pamje mahnitëse nga lartë.

Col Di Turini – France– Rruga kalon nëpër pyjet e Alpeve Detare, jo shumë larg nga Montekarlo, e njohur për çiklistët. Rruga mbulon një lartësi duke filluar nga niveli i detit në 1600 metra dhe kjo është një nga më të skeniket në Evropë.

Passo Dello Stelvio – Itali – Kjo rrugë ka 48 kthesa dhe është e njohur në të gjithë botën.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here