Connect with us

Infrastrukturë

Supremja vendos masa ndaj AKP-së për “NBI Suhareka”

Published

on

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme ka vendosur masë të përkohshme ndaj vendimit të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP)  për tërheqjen e aksioneve dhe vendosjen e Ndërmarrjes së Re Agrokosova Holding (ish-Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka”) nën administrimin e AKP-së.

Kështu, ka njoftuar AKP duke theksuar se masa e përkohshme do të jetë deri në vendimin përfundimtar të shqyrtimit të padisë së ish-blerësit të Agrokosovës, raporton Kallxo.com.

AKP përmes një reagimi është shprehur e befasuar me vendimin e gjykatës duke thënë se është hera e para që nga themelimi i saj që një pronë largohet nga administrimi publik dhe bartet nën administrim privat.

“Me këtë përkohësisht është vendosur që një pronë me interes publik për zhvillimin ekonomik të Kosovës të largohet nga administrimi i një institucioni shtetëror siç është AKP-ja dhe të kthehet nën administrim të palës private. AKP i respekton në tërësi vendimet e gjykatës, por është jashtëzakonisht e befasuar me vendimin e gjykatës dhe se dëshiron të njoftoj publikun e gjerë dhe të gjitha palët e interesit, se kjo është hera e parë që nga themelimi i AKP-së dhe ish-AKM-së, që për vendimet e Bordit të AKP-së për tërheqjen e aksioneve për arsye të shkeljeve të kontratave të privatizimit me spin-off special, që një pronë largohet me vendim të gjykatës nga administrimi publik dhe bartet nën administrim privat”, thuhet në reagimin e AKP-së.

Pranim-dorëzimin e ndërmarrjes AKP planifikon ta bëjë më 30 maj në objektet e AgroKosovës.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpjeguar se vendimi i bordit për tërheqjen e aksioneve dhe vendosjen e ndërmarrjes Agrokosova nën administrim direkt të AKP-së është marrë në përputhje të plotë me ligjin dhe  bazuar në 5 auditime të jashtme të pavarura dhe për shkak që ish-blerësi nuk i ka përmbushur zotimet sipas kontratës se shitblerjes se kësaj ndërmarrjeje.

AKP i ka bërë thirrje gjykatës që sa më shpejtë të trajtojë padinë e palës ndaj AKP pasi që blerësi mund të tjetërsojë pronat e Agrokosovës.

Sipas AKP-së, blerësi i kësaj ndërmarrjeje ishte zotuar për investimet mbi 8 milionë euro dhe punësim të rreth 200 punëtorëve që në  gjashtëmujorin e parë, zotime këto të cilat nuk i ka realizuar që nga koha e privatizimit, në vitin 2007.

“Si rezultat i mos përmbushjes së Marrëveshjes së Zotimeve, AKP nga viti 2011 deri në vitin 2013 i ka lëshuar Blerësit ndëshkimet financiare në vlerë prej 3,579,997.53 Euro, për të cilat ndëshkime Blerësi ka bërë ankesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme (DHPGJS). Ende nuk ka vendim përfundimtar të DHPGJS për këtë rast gjyqësor.

Që nga fillimi i periudhës së zotimeve e deri në shtator 2019, në Ndërmarrjen e Re “Agrokosova Holding” janë realizuar pesë auditime të jashtme nga Auditorë të pavarur”, vazhdon reagimi i AKP-së./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending