Ndërtim
Si u ndërtua Tirana evropiane në fund ’30-at e fillim ’40-at [foto]
Tirana, që ndërtesat më famëmëdha kishte xhamitë e një sërë objektesh të tjera të periudhës osmane, po lindte si një qytet evropian.
Pushtimi fashist do të linte vulën e vet në Shqipëri përmes urbanistikës dhe arkitekturës. Pavarësisht asaj çka përfaqësonte fashizmi si ideologji, edhe sot e kësaj dite, Tirana krenohet me ndërtesa të ngritura pikërisht gjatë kësaj periudhe, në fund të viteve ’30 e fillim i viteve ’40. Italia fashiste kishte ardhur në Shqipëri për të qëndruar, ndaj dhe po ndërtonte infrastrukturën e vet, rrugë, ura, ndërtesa për administratën, për argëtim e kulturë.
Kjo periudhë ndërtimesh vjen përmes një koleksioni fotografish të realizuara nga Willibald Kollegger (Vilibald Koleger: 1910- 1943), të cilat publikohen prej albanologut Robert Elsie. Koleger, një publicist austriak ka qëndruar në Shqipëri dhe ka realizuar fotografi gjatë viteve 1941-1942.
Ai është autor i librit “Albaniens Wiedergeburt” (“Rilindja e Shqipërisë”), Vjenë 1942, që sipas Elsie “ishte një vepër propagandistike në mbështetje të sundimit fashist italian në Shqipëri”.
Në të vërtetë, përmes fotografive të këtij koleksioni ofrohen dy pamje të Shqipërisë, por më së shumti të Tiranës. Nga njëra anë një Shqipëri akoma mesjetare, me shtëpi prej qerpiçi, me bujq që e punonin tokën me qe e parmendë, me gra të mbuluara e burra me tirq e xhamadan, ndërsa, nga ana tjetër, një Shqipëri ku ndërtohej me vrull, ku hidheshin themelet e brenda pak kohësh ngriheshin ndërtesa të mëdha të papara ndonjëherë për shqiptarët.
Aq sa Tirana e atyre viteve përbënte një fenomen: kishte bulevard, por nuk kishte qytet. Dhe pikërisht në këtë periudhë do të ngriheshin disa nga ndërtesat më të rëndësishme të kryeqytetit shqiptar. Falë punës së arkitektit italian Gherardo Bosio, i cili sipas Artan Shkrelit (“Gherardo Boiso, krijuesi i një kryeqyteti”), u caktua nga vetë Benito Musolini të realizonte planin rregullues të kryeqytetit Shqiptar, aneksit të vogël italian, tashmë Tirana do të fitonte jo vetëm planet urbanistike, por do të realizonte disa nga ndërtesat më të famshme si ajo e Universitetit, Akademisë së Arteve, Kolonadën me Institutin Arkeologjik, Stadiumin, Kryeministrinë, hotel “Dajtin”, Pallatin e Brigadave dhe skicoi trajtat planivolumetrike të Pallatit të Kulturës, Muzeut Kombëtar, etj
Gjithçka brenda periudhës gusht 1939–mars 1941. Dhe kjo atmosferë ndërtimore vjen përmes fotografive të marra nga libri i Koleger të realizuara nga vetë autori, por të siguruara edhe nga Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe nga qeveria italiane e saj kohe. Kolegeri vdiq një vit pas botimit të librit, në një moshë fare të re, 33 vjeç.
-
Infrastrukturë13 hours ago
Komuna e Prishtinës përzgjedh fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
-
Infrastrukturë1 day ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale1 day ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë16 hours ago
Komuna e Prishtinës shkel ligjin për ‘tunel transformues’ që pritet të kushtojë 6 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë1 day ago
Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?
-
Infrastrukturë16 hours ago
Expo-Albania, xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë!
-
Aktuale12 hours ago
Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve
You must be logged in to post a comment Login