Connect with us

Infrastrukturë

Si iu dorëzuan Arben Çitakut mijëra euro për të marrë leje ndërtimi në Brezovicë

Published

on

Sabit Geci, dyshohet se ka dhënë 10 mijë euro ryshfet për marrjen e një leje mjedisore në Ministrin e Ambientit, sipas dosjes së Prokurorisë së Ferizajt.

Këto dhe veprimet e individëve të tjerë përshkruhen në dosjen e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për rastin e njohur si “Brezovica”, kopjen e së cilës e ka siguruar Kallxo.com.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, ne listën e njerëzve që kanë dhënë apo marrë ryshfet në rastin e njohur si “Brezovica” e liston edhe Sabit Gecin, i cili siç përshkruhet në dosjen e prokurorisë paratë ia ka dhanë Zijadin Gecit dhe Arbër Xanit të cilët me pas këto dhe para të tjera ja kanë dhanë të pandehurit tjetër Arben Çitakut, ish-sekretarit të MMPH-së.

”Ekziston dyshimi i bazuar se prej vitit 2016 deri në vitin 2019, si persona zyrtarë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (MMPH) në Prishtinë, në bashkëkryerje kanë ndihmuar të pandehurin Arben Çitaku, në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit” për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe pëlqimeve ujore në Parkun Kombëtar “Sharri” në vikend-zonën e Brezovicës, Komuna Shtërpcë, në atë mënyrë që kanë marrë 70.000 € (shtatëdhjetë mijë euro), nga të pandehurit Gentjan Sula, Rijad Hasani dhe Blerim Imeri, si dhe 10.000€ (dhjetë mijë euro) nga Sabit Geci, të cilat ia kanë dhënë të pandehurit Arben Çitaku me qëllim që të lëshoj pëlqimin ujor për ndërtimin e urës mbi lumin “Murzhica””, thuhet në dosjen e Prokurorisë që e ka siguruar Kallxo.com.

Tutje në dosje shpjegohet se për çfarë arsye palët e përfshira kanë kërkuar leje në Ministrinë e Ambientit.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, këto para janë dorëzuar tek Arben Çitaku për të marrë leje.

“…të cilat ia kanë dhënë të pandehurit Arben Çitaku me qëllim që të lëshoj pëlqimin ujor për ndërtimin e urës mbi lumin “Murzhica e cila lidh kompleksin e vikend-shtëpizave të “Stella Consulting” me rrugën publike, pëlqimin ujor për ndërtimin e urës mbi lumin “Murzhica” e cila lidh kompleksin e vikend-shtëpizave të Lagjes “D” me pronar Rijad Hasani dhe Lagjen “B” me pronar Blerim Imeri me rrugën publike, si dhe pëlqimin mjedisor për kompleksin e vikend-shtëpizave të “Stella Consulting” me pronar Gentjan Sula dhe pëlqimin mjedisor për kompleksin vikend –shtëpize të Lagjes “D” me pronar Rijad Hasani, pëlqimin mjedisor për objektin hotelier “Kaona Hotel” me pronar Sanije Geci, të cilat pëlqime ujore dhe mjedisore ishin lëshuar në kundërshtim me Ligjin për  Ujërat e Kosovës, Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për rastin e njohur si “Brezovica”./Media Nërtimi.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending