Connect with us

Ndërtim

Shtrenjtimi i materialit ndërtimor ndikoi në ngritjen e çmimit të banesave në Kosovë

Published

on

Çmimi i banesave në ndërtesat kolektive të banimit, pas krizës së pandemisë COVID 19 dhe shpërthimit të luftës ruso-ukrainase, ka shënuar ngritje të madhe kudo.

Po të krahasohen çmimet aktuale që e dominojnë tregun e banesave në Kosovë me çmimet e 1.5-2 vjetve të kaluara, del që ato të jenë dyfish e përtej më të larta.

Ndërsa, në Kosovë, në kryeqytet sidomos, por edhe në qendrat e tjera komunale, ka kohë që ka numër të madh banesash në treg, dhe trendi i ndërtimeve po vazhdon hovshëm, sadoqë ndërtimtarët pretendojnë ta minimizojnë ritmin imponues të ndërtimeve banesore.

Çmimi i banesave në Kosovë, kudo, nga dita në ditë, po vjen duke u ngritur vazhdimisht.

Tani një metër katror i një banese në pjesët e qendrës së Prishtinës, flitet se po tregtohet me 2.000 e 3.000 euro, dhe përtej këtyre shifrave, ndërkohë që vjet ky çmim ka lëvizur nga 1.500 deri në 2.000 mijë euro.

Sipas Indeksit të Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e dytë 2022, të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të bërë publik kohë më pare, ndërtimet shënuan ngritje për 2.2% në tremujorin e dytë 2022, krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti.

Ndërkaq, krahasuar me çmimet e ndërtimit në tremujorin e dytë të këtij viti me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje për 19.8%.

Ndërtimtarët, kompanitë ndërtimore që kanë treg më të madh në Prishtinë, theksojnë se çmimi i ngritur i banesave është kryekëput si pasojë e ngritjes së çmimeve të materialit ndërtimor, sidomos të hekurit (armëbetonit) dhe të blloqeve e tullave të ndërtimit, i inflacionit dhe i kostos së ndërtimit të një banese.

Dhe, është e vërtetë se çmimet e hekurit dhe të materialeve të tjera të nevojshme për një banesë janë ngritur ndjeshëm, sidomos gjatë kohës së pandemisë COVID 19 dhe sidomos pas eskalimit të luftës ruso-ukrainase.

Sipas të dhënave të institucioneve ndërkombëtare që përcjellin ekzaktësisht lëvizjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, çmimi i hekurit (armëbetonit) në rajon më 17 qershor ka qenë 1.350 dollarë për një tonelatë.

Ndërsa, një tonelatë e hekurit më 9 qershor, ka kushtuar 1.400 dollarë. Nga fillimi i këtij viti, një tonelatë e hekurit çmimin më të lartë në tregjet e rajonit e ka pasur më 4 prill, kur një ton hekur për ndërtimtari ka kushtuar 1.610 dollarë, ndërsa me çmimin më të ulët, ose 1.300 dollarë për një ton, hekuri është tregtuar më 18 maj, kanë transmetuar mediet e rajonit.

Sipas ndërtimtarëve të Kosovës, rritje të madhe të çmimeve në vitin e fundit kanë pasur materialet, transporti dhe puna e ndërlidhur me ndërtim./Media Ndërtimi

Ndërtim

Kanada do të ndërtojë impiantin për të furnizuar mbi 300,000 shtëpi me energji elektrike

Published

on

Kompania e infrastrukturës Aecon dhe inxhinieri SNC-Lavalin kanë nënshkruar një marrëveshje për të ofruar atë që ata pretendojnë se do të jetë reaktori i parë i vogël modular i shkallës së rrjetit të Amerikës së Veriut (SMR).

Filiali i SNC Lavalin, Candu Energy, ka hyrë në një marrëveshje me Ontario Power Generation (OPG) për Projektin e Ri Bërthamor Darlington.

Projekti synon të vendosë BWRX-300 SMR të General Electric Hitachi (GEH) Energy përpara fundit të dekadës.

Aecon, SNC-Lavalin dhe GEH kanë nënshkruar një marrëveshje gjashtëvjeçare me OPG dhe do të punojnë sipas një modeli të ofrimit të projektit të integruar (IPD). Sipas marrëveshjes, GEH do të zhvillojë teknologjinë për centralin e vogël bërthamor, duke projektuar dhe furnizuar komponentët kryesorë. SNC-Lavalin do të shërbejë si arkitekt dhe inxhinier, transmeton Ndërtimi.info

Aecon do të ofrojë të gjitha shërbimet e ndërtimit, duke përfshirë menaxhimin e projektit dhe planifikimin e ndërtimit.

Impianti i ri 330 MWe do të prodhojë mjaftueshëm energji elektrike për të furnizuar mbi 300,000 shtëpi.

Në tetor 2022, Banka shtetërore e Infrastrukturës së Kanadasë (CIB) ra dakord të angazhojë 970 milionë dollarë kanadezë (715 milionë dollarë amerikanë) për projektin./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Nis zgjidhja e problemit për ndërtimin e Spitalin Rajonal të Ferizajt  

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar se kanë filluar të zgjidhen problemet rreth ndërtimit të Spitalit Rajonal të Ferizajit.

“Spitali i Ferizajit ka filluar të ndërtohet me shumë probleme, më në fund në javën e kaluar u zgjidh një nyje dhe po pritet të zgjidhet edhe nyja tjetër” ka thënë Vita për emisionin Context.

Ministri Vitia ka bashkëbiseduar me kryetarin e komunës së Ferizajt për zgjidhjen e problemeve, ku me mbarimin e këtyre problemeve të fillojë edhe procesi i ndërtimit të spitalit.

“Sot kam komunikuar me kryetarin e komunës së Ferizajt Agim Aliu, ku javën tjetër do të kemi një takim ku do t’i tregojë për zgjidhjen e kësaj nyje, ku bashkërisht Ministra e Shëndetësisë dhe Komuna e Ferizajt, më në fund edhe spitalin do të zgjidhet nyja dhe do të vazhdojë procesi i ndërtimit” ka thënë Vitia.

Poashtu Vitia ka thënë që nuk duhet të përqendrohet vetëm në QKUK por edhe në investimet e spitaleve regjionale.

“Edhe mos të harrojmë se sistemi shëndetësor në Republikën e Kosovës nuk është vetëm QKU-ja i ke edhe spitalet regjionale ku brenda nuk ka as ndriçimit e as rrugë adektuate të shtruar, e të gjitha këto janë në këtë planin e veprimit të cilat janë intervenime për me u rrit edhe siguria natyrisht por edhe qasja më e lehtë e qytetarëve në shërbimet shëndetësore nëpër këto institucione publike” tha Vitia.

Ndërtimi i këtij spitali ka filluar që nga viti 2018, ndërsa vlera totale e projektit fillestar ishte 10 milionë euro, ku më vonë kësaj kontrate përmes ankesave i ishin shtuar edhe rreth 1 milion euro të tjera për punë shtesë.

Më vonë kanë kërkuar edhe mbi 5 milionë euro të tjera për përfundimin e projektit.

Ministri e Shëndetësisë kishte bërë kallxim penal kundër kompanisë “Arbëria” që ka kontratë për ndërtimin e spitalit të Ferizajt me pretendimin se kjo kompani ka fituar kontratë me çmime manipulative, në atë mënyrë që çmimet e punëve fillestare janë vendosur shumë më të larta se çmimet reale në treg./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Viti 2023 fillon me ‘vrull pozitiv’ për industrinë e ndërtimit

Published

on

Ndërtimi total botëror u rikuperua në dhjetor i vitit që lamë pas, për të rezultuar me një fitim prej 27% për një normë vjetore të rregulluar sezonalisht prej 1.185 trilion dollarë.

Sektori i ndërtimit u drejtua nga ndërtimi i objekteve jorezidenciale, të cilat u rritën në 549.6 miliardë dollarë në bazë vjetore të rregulluar sezonalisht, një rritje prej 51% nga nëntori.

Ndërtimet të cilat përfshijnë projekte infrastrukturore si rrugë dhe ura, si dhe shërbime komunale dhe tubacione, u rritën gjithashtu me 30%, në 281.4 miliardë dollarë, ndërsa fillimet e ndërtimit të banesave ishin të sheshta.

Për gjithë vitin 2022, fillimet totale të ndërtimit ishin 15% më të larta se një vit më parë.

Ndërtesat jorezidenciale, pronat komerciale dhe impiantet – fituan 38% nga viti në vit, ndërsa sektori jo-ndërtues shënoi një rritje prej 19%. Nisjet për banim, të dëmtuara nga normat më të larta të hipotekave, ranë me 3% për vitin./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending