Connect with us

Arkitekturë

Shtëpia e bashkëjetesës në Singapor e dizajnuar e gjitha në të bardhë

Published

on

Studioja “Ministry of Design”(Ministria e Dizajnit) ka krijuar një enterier krejtësisht të bardhë të një hapësire bashkëjetese, e cila zë vend në Singapor.

E vendosur në zemër të lagjes Tanjong Pagar, shtëpia “Canvas House” ofron akomodim të përbashkët për vendasit krijues.

Ajo merr përsipër një ndërtesë të qujatur “shophouse” me katër kate – një lloj ndërtese që shihet zakonisht përreth Azisë Juglindore, e cila ka një biznes tregtar në pjesën e përparme të saj dhe hapësirat e jetesës në pjesën e pasme të saj.

“Ministry of Design” me qendër në vend kompletoi brendësinë e kësaj shtëpie, e cila u hap në fillim të këtij viti dhe tashmë ka një pjesë të vogël qiramarrësish.

Pothuajse çdo sipërfaqe është pikturuar thjesht e bardhë, që mund të lejojë çdo ndryshim estetik që mund të kryhet në të ardhmen.

“Kur bëhet fjalë për projektet adaptive të ripërdorimit, pyetja është gjithmonë e njëjtë, si e shkelim vijën midis së kaluarës dhe së tashmes?” tha Colin Seah, themelues i studios.

“Nuk duam ta shpërfillim historinë plotësisht duke krijuar diçka tepër të huaj”, ka vazhduar ai.

Ngjyra e bardhë mbulon muret, dyshemetë, tavanin dhe grupin e pjesëve të mobiljeve të cilësisë së mirë që veshin hapësirat e jetesës. Praktika këto që përdoren me qëllim, në vend të arredimit bashkëkohor për të lënë idenë se shtëpitë historike janë “depo të kujtimeve të jetës e mëparshme”.

Prekjet moderne shihen nga një pjesë arti neoni dhe një pjesë të vogël llambash të tejdukshme, të cilat i krijoi një artist vendas.

Prerjet e rrumbullakëta në mure lejojnë të shikohet deri në guaskën e vjetër të tullave të ndërtesës, ndërsa fragmente rrethore të shkallëve kanë mbetur të pangjyrosura për të zbuluar gjendjen e mëparshëm të drurit në ndërtesë.

“Ministry of Design” është themeluar nga Colin Seah në 2004 dhe ka selinë në Singapor, me zyra shtesë në Pekin dhe Kuala Lumpur.

This slideshow requires JavaScript.

Arkitekturë

“Mad Architects” zbulon projektin e veçantë për terminalin 3 të aeroportit në Changchun të Kinës

Published

on

 

Udhëhequr nga Ma Yansong, “MAD Architects” ka prezantuar projektin e saj në një konkurs ndërkombëtar për projektimin e Terminalit 3 të Aeroportit Ndërkombëtar Changchun ‘Longjia’ në Kinë.

Propozimi është hartuar në bashkëpunim me Institutin e Planifikimit dhe Dizajnit të Aeroportit të Kinës dhe Institutin e Dizajnit Arkitekturor të Pekinit.

Qyteti Changchun, i vendosur në një nga metropolet industriale të prodhimit të rajonit verilindor të Kinës dhe shtëpia e njëzet e tre milionë njerëzve, është vendosur të ketë aeroportin më të madh në provincën Jilin, me një sipërfaqe prej 177,6 hektarësh dhe një sipërfaqe totale ndërtimi prej 270,000 metra katrorë .

Pas përfundimit, terminali pritet të pranojë njëzet e dy milionë pasagjerë çdo vit përmes pesëdhjetë e katër portave të reja të avionëve.

Qyteti është i rrethuar nga burime të shumta natyrore, të tilla si pyjet e dendura të njohura në Azinë Verilindore dhe është një qendër kryesore ndërkombëtare në rajon.

MAD Architects ka paraparë  që ndërtesa e re e terminalit të aeroportit Changchun të ketë një atmosferë të qetë dhe tërheqëse, si nga distanca ashtu edhe nga brenda.

Kur udhëtarët mbërrijnë nga stacioni “Longjia” ose parkingu, ata do të mirëpriten nga formë unike e terminalit në formë ventilatori që i ngjan një “pende lundruese” – një kujtesë e avionëve që do të nisen dhe do të mbërrijnë nga terminalet e tij gjatë rrjedhës së ditë.

Arkitektët e projektojnë terminalin me një strukturë korridori me tre krahë të rrethuar me harqe në mënyrë që të sigurojnë një plan urbanistik harmonik kur lidheni me zonat e terminaleve T1 dhe T2.

Ndërsa pasagjerët do të hyjnë, ata do të priten nga një kat përdhesë i madh dhe i pandërprerë që ofron qasje të drejtpërdrejtë në metro, rrugë dhe forma të tjera transporti që lidhin terminalin me zonën më të madhe.

Terminali i aeroportit është planifikuar nga MAD Architects me peizazh të brendshëm të harlisur për t’i bërë jehonë “Qytetit kopsht” përreth Changchun.

Duke iu afruar terminalit, udhëtarët do të takohen me një bollëk pyjesh, liqenesh, livadhesh dhe kodrash, ndërsa pjesa e brendshme e aeroportit përmban një “kopsht të zonës së ftohtë” me pemë, mbulesa tokësore dhe veçori ujore të cilat janë të gjitha vendase në rajon.

Çatia në formë pendë e sallës së nisjes lejon që drita natyrale të vërshojë në brendësi, duke krijuar një atmosferë të ndritshme dhe tërheqëse që shtrihet në kopshtet brenda.

Tavani i veçantë prej druri kontribuon në ambientet e brendshme dinamike, duke u harmonizuar me çatinë organike dhe dritat e sipërme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Projektohet ashensori që u mundëson banorëve të drejtojnë automjetet direkt në apartamentet e tyre

Published

on

Studioja projektuese ‘Sieger Suarez Architects’ dhe ‘Dezer Development’ kanë publikuar pamjet që detajojnë dizajnin e një ashensori që u mundëson banorëve të drejtojnë automjetet direkt në apartamente e tyre në të gjitha nivelet e rrokaqiellit 61-katësh në Miami Beach.

Bentley Residences është një projekt i përbashkët midis Sieger Suarez Architects (SSA), Bentley dhe Dezer Development.

SSA doli me konceptin për ashensorin e makinës, i cili më pas u patentua nga Dezer Developments me emrin “Dezervator”.

Çdo njësi e rrokaqiellit i gjatë 228 metra do të ketë një garazh me tre ose katër makina të bashkangjitur drejtpërdrejt në të, i cili mund të arrihet me një nga katër ashensorët që qasen nga kati përdhes.

Për të filluar në vend, rrokaqiell është projekti i parë rezidencial i markës nga prodhuesi britanik i automobilave dhe është vendosur të përfundojë në vitin 2026.

Struktura e ndërtesës është në formë ovale, dhe apartamentet individuale kanë edhe forma ovale për shkak të sasisë së madhe të ballores prej xhami./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Arkitekturë

Zbulohet koncepti për autostradën urbane 93 km të Dubait, lidhë tre milionë banorë nëpërmjet transportit

Published

on

URB, një zhvillues i qyteteve të qëndrueshme me bazë në Dubai, ka zbuluar detaje rreth autostradës së re urbane 93 km të gjatë – The Loop në Dubai.

Autostrada do të lidhë tre milionë banorë nëpërmjet mënyrave të transportit me vendndodhje dhe shërbime kyçe.

E planifikuar si një autostradë urbane e qëndrueshme, projekti thuhet se do të bëhet “infrastruktura më e zgjuar e çiklizmit dhe drejtimit kudo në botë”.

URB shton se projekti do të sigurojë një mjedis të këndshëm të kontrolluar nga klima, gjatë gjithë vitit, me shtimin e bërjes së ecjes dhe çiklizmit mënyrën kryesore të transportit për banorët e Dubait.

Duke zbuluar konceptin e ri, CEO i URB Baharash Bagherian, tha se “The Loop ofroi një mundësi të shkëlqyer për të nxitur një frymë sipërmarrëse në lëvizshmërinë urbane dhe Dubai është vendi më i mirë për të. Kjo është e ardhmja e infrastrukturave të lëvizshmërisë urbane, të cilat janë më shumë se sisteme transporti të qëndrueshme.

“Këto lloj infrastrukturash janë hapësira dhe shërbime për njerëzit, ku mund të ofrohen edhe shërbime të ndryshme të kohës së lirë dhe komunitare. Këto lloj infrastrukturash janë një mënyrë e këndshme e transportit të qëndrueshëm, pavarësisht nga kushtet e motit,” shtoi ai./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending