Connect with us

Infrastrukturë

Shqipëria merr borxh 40 milionë euro për rehabilitimin e Fierzës, rritet me 30 vite jetëgjatësia e HEC-it

Published

on

Shteti shqiptar do të marrë 40 milionë euro borxh nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës.

Huaja do të shlyhet për 15 vite, ndërkohë që 5 vitet e para do të jenë pa pagesë principali. Në Komision e Ekonomisë, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja, tha se projekti do të realizohet për 7 vite, dhe parashikohet që të rehabilitohen të 4 turbinat e hidrocentralit, raporton Shqiptarja.com

“Ndryshohen gjeneratorët, ndryshohen aksesorët bazë, ndryshohen rrotat e punës, verifikohen elementët e agregatit. Pra me këtë që ne bëjmë i japim një cikël të ri jete 30 vjeçar turbinave”, tha Bejtja.

Ky investim që do të kryhet pas marrjes së kësaj kredie do të rrisë prodhimin e energjisë në kaskadë dhe do të shpenzohet më pak në vitet e ardhshme për mirëmbajtjen.

“Rritja e prodhimit të energjisë elektrike në HEC, me të paktën 50 gigavat në vit që lidhet me eficencën e zëvendësimit me elementë më modern.

Rritjen e eficencës në prodhim në HEC me të paktën 4%, reduktimin e kohës së mirëmbajtjes, rritjen e disponueshmërisë së veprës, reduktimi i kostove për mirëmbajtjen, reduktohet karboni, dhe rritet siguria e vendit për furnizimin me energji elektrike, si dhe rritja e jetëgjatësisë së veprës me të paktën 30 vite të tjera”, tha Ilir Bejtja.

Zëvendësministri Bejtja sqaroi se që prej vitit 2008 në kaskadë janë investuar 150 milionë euro, duke nisur që nga siguria e digave deri tek rritja e prodhimit të energjisë.

“Prej vitit 2008 janë bërë 150 milionë dollar ndërhyrje nga të gjitha projektet që kemi zbatuar në Fierzë, Koman dhe Vaun e Dejës, që kanë pasur të bëjnë me sigurinë e i digave, me meretimin e portave të punës, të shkarkimit”, pohoi ai./Media Ndërtimi.

 

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending