Connect with us

Infrastrukturë

Shpend Ahmeti thotë se pas pandemisë do të ketë mbyllje të përhershme të disa rrugëve në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se pas pandemisë disa rrugë do të mbyllen vetëm vikendeve dhe disa të tjera përgjithmonë në mënyrë që të zvogëlohet numri i makinave.

“Pas pandemisë, si komunë do të kemi një varg masash për të reduktuar numrin e makinave prej pagesave për qendër, parkingjeve më të shtrenjta deri te mbyllja e rrugëve të caktuara në vikende, si dhe mbyllja e përhershme e disa rrugëve”, ka thënë Ahmeti në një postim në Facebook.

Ai ndër të tjera thotë se do të investohet në transport publik, çiklizëm dhe gjelbërim.

“Jemi qytet shumë i bukur për tu shkatërruar nga kerret”, potencoi i pari i Prishtinës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Infrastrukturë

Banorët protestojnë gjatë fillimit të punimeve të rrugës Kijevë-Dollc

Published

on

Një grup personash kanë dalë të enjten për të protestuar, duke dështuar fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”, ngjarje kjo në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Protestuesit mbanin pankarta në duar me mbishkrimet “Mos i mbyllni bizneset tona”.

Përfaqësuesi i protestuesve, Isuf Mehmetaj, tha se si shkak i zgjerimit të rrugës rrezikohet që të mbyllen mbi 60 biznese.

“Kemi dalur për të protestuar për devijimin e rrugës. Këta po thonë që është vetëm zgjerimi i rrugës. Toka bukës po nxinet këndej janë dy anët e rrugës të shpronësuar, ka bizenese ne jemi dalur shkaku i bizneseve që ato tash vetëm duhet që ti mbyllim. Numri i bizneseve është 60-62”, ka thënë ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro

Published

on

Diga e Liqenit të Dragaçinës në Therandë, me vlerë të parashikuar investive prej rreth 40 milionë euro, e volum total të rezervuarit për nivelin normal te operimit prej 13.1 milionë m3, tashmë është drejt realizimit.

Kjo digë është njëra nga 5 digat e reja që po punohet me intensitet të lartë, dhe është investim i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Urime të gjithë qytetarëve të Therandës për një fillim të mbarë të Ndërtimit të Digës së Dragaçinës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit.

Pas prezantimit të Studimit të Fizibilitetit, para zyrtarëve të MMPHI-së dhe qytetarëve të komunës së Therandës, kompania implementuese gjatë dëgjimit publik me qytetarët ka prezantuar të gjitha të gjeturat për këtë projekt vital për vendin.

Gjatë ditëve në vijim, pas inkorporimit të komenteve, do të dorëzohet projekti në Ministri, për të vazhduar më tej me hartimin e projektit kryesor dhe dizajnit.”, deklaroi mnistri i Infrastrukturës, Liburn Aliu./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Miratohet vendimi për themelimin e Zonës Industriale në Podujevë

Published

on

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës është miratuar propozim vendimi për themelimin e Zonës Industriale në Komunën e Podujevës. Me vendimin e djeshëm është finalizuar puna disa vjeçare e shumë mekanizmave institucional që kanë punuar me përkushtim të lartë për këtë ditë.

Zona Industriale ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 298.314 m2 dhe brenda kësaj sipërfaqe janë të planifikuara 52 parcela me sipërfaqe te ndryshme. Binzeset do të jenë të veprimtarive të ndryshme prodhuese si (industri ushqimore, industri ndërtimore, industri të tekstilit etj).

Qëllimet kryesore të zonës Industriale janë: krijimi i një ambienti fizik me infrastrukturë përcjellëse për bizneset vendore dhe ndërkombëtare; tërheqjen e investimeve të reja, zgjerimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve industriale ekzistuese, si dhe krijimi dhe ofrimi i mundësive të reja për qasje në tregun e punës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending