Featured
“Shipitulla me ndërtime të pakontrolluara”
Mos shpronësimi i pronave në fshatin Shipitullë të Komunës së Obiliqit ka krijuar probleme për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Kështu tha në një intervistë për Telegrafin ish-kryetari i Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Berat Rukiqi.
Ai theksoi se në këtë fshat ka ndërtime që janë fantome dhe të cilat sipas tij kanë qenë gjithmonë nën ‘llupën’ e KEK-ut.
“Mos progresi i shpronësimit të pronave në Shipitullë ka shkaktuar problem në KEK, i cili problem është që tri vite. Ka ndodh një proces i ndërtimeve të pakontrolluara. Menaxhmenti nuk është përgjegjës për këtë përkundrazi KEK-u ka krijuar edhe situata konkrete në marrëveshje me institucionet përkatëse”, ka thënë ai.
Rukiqi, gjithashtu potencoi se shumë ndërtime janë bërë nga njerëz të cilët nuk janë banorë të fshatit Shipitullë.
“Ka shumë ndërtime që nuk janë të njerëzve të fshatit. Ka ndërtime që janë fantome dhe të cilat kanë qenë gjithmonë nën llupën e KEK-ut. KEK-u i ka informuar institucionet përkatëse. Është vërtetuar se që nga viti 2013 e deri në vitin 2015 shihen ndryshime të dallueshme ku sot paraqet një problem madhor me kosto të madhe e cila do të jetë e vështirë që të trajtohet”, theksoi ai.
E sa i përket rritjes së pagave të punëtorëve të KEK-ut, Rukiqi tha se duhet pasur kujdes pasi që mund të rrezikohet kjo korporatë.
“Kemi pas kërkesë çdo vit për bonuse dhe rritje pagash. Në këtë situatë nuk i kisha preferuar që të marrin iniciativë të tillë për rritjen e pagave”, u shpreh ish-kryetari i Bordit të KEK-ut.
Rukiqi tregoi se gjendjen e punëtorëve të KEK-ut është e vështirësuar, pasi punojnë në kushte të rënda pune. “Kushtet e punës janë jashtëzakonisht të vështira për shkak të pajisjeve të vjetruara. Edhe stina e dimrit ua vështirëson më shumë ecurinë e punës punëtorëve”, shtoi Berat Rukiqi.
-
Infrastrukturë6 hours ago
Komuna e Prishtinës përzgjedh fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
-
Infrastrukturë1 day ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale1 day ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë1 day ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë9 hours ago
Komuna e Prishtinës shkel ligjin për ‘tunel transformues’ që pritet të kushtojë 6 milionë euro
-
Infrastrukturë1 day ago
Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York