Connect with us

Ndërtim

Sektorit të ndërtimit në Kosovë po i reduktohen punëtorët pas migrimeve në Gjermani

Published

on

Pagat e ulëta, orari i stërzgjatur i punës, si dhe pasiguria në vendin e punës, janë disa nga problemet që po largojnë punëtorë nga Kosova drejt vendeve evropiane, thonë përfaqësuesit e punëtorëve në sektorin privat dhe disa punëtorë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë.

Këto probleme të punëtorëve identifikohen kryesisht në sektorin privat në Kosovë, i cili është punëdhënësi më i madh, me më shumë se 220 mijë të punësuar.

Në sektorin publik, ku llogaritet se janë të punësuar më shumë se 80 mijë persona, vlerësohet që kushtet e punës janë më të mira dhe me pagë më të lartë sesa në sektorin privat.

Paga mesatare bruto në sektorin publik është rreth 620 euro, ndërsa në sektorin privat rreth 380 euro, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Punëtorët në sektorin privat janë të zhgënjyer nga kushtet e punës që u ofrohen në Kosovë. Kushtet e punës në sektorin privat janë në nivelin më të ulët për vite me radhë. Kjo ka bërë që shumë prej tyre të synojnë largimin nga Kosova”, thotë Jusuf Azemi, përfaqësues i punëtorëve në sektorin privat.

Erijon Shala nga Istogu, 19 vjeç, ishte njëri nga ata i cili synonte të largohet nga Kosovë drejt Gjermanisë, për shkak të pagës së ulët që merrte nga një kompani private, ku ai punonte si automekanik.

“Për më shumë se tetë orë punë jam paguar 15 euro, atje [në Gjermani] do të paguhem 17 euro për orë”, tha Erijoni.

Derisa Erjoni thoshte se po ikte për një pagesë më të mirë, një i ri tjetër i cili nuk dëshironte të identifikohej, thotë se është orari i stërzgjatur i punës dhe puna pa kontratë arsyeje e largimit të tij nga Kosova.

“Kam punuar nga ora 08:00 deri në orën 18:00 gjashtë ditë në javë në sektorin e ndërtimit. Kjo është arsyeja që dua të largohem nga Kosova. Jam paguar për këtë punë 625 euro”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë për Radion Evropa e Lirë se mungesa e kushteve të favorshme të punësimit dhe pamundësia për t’u punësuar në profesionin e tyre kanë ndikuar ndër vite në largimin e të rinjve nga vendi.

Për këtë, shton Kryeziu, për Qeverinë e Kosovës prioritet është punësimi, sidomos i të rinjve dhe grave. Qeveria synon të arrijë këtë përmes nxitjes së investimeve të huaja në vend që do të krijonin vende të reja të punës dhe nëpërmjet reformave në sistemin e arsimit.

Në fund të muajit janar, shton Kryeziu, me vendim të Qeverisë, është themeluar Komisioni Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional kundrejt nevojave të tregut të punës në Kosovë.

“Roli i Komisionit do të jetë shumë i rëndësishëm për reformimin dhe harmonizimin e sistemit të arsimit dhe aftësimit profesion”, thotë Kryeziu.

Në vitin 2021, shkalla e papunësisë në Kosovë ka qenë afro 26 për qind. Krahasuar me vitin paraprak, ka pasur rritje për 0.8 për qind. Shkalla e papunësisë te të rinjtë është 48.6 për qind, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës./Media Ndërtimi.

Ndërtim

Rreziqet në rritje rreth ndërtimit nuk ndalojnë marrjen e kredive për këtë investime në këtë sektor

Published

on

Kredia për sektorin e ndërtimit këtë vit po shënon nivelet më të larta në të paktën gjashtë vitet e fundit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 7-mujorin 2022, kredia e re për ndërtimin kishte vlerën e 22.7 miliardë lekëve ose 194 milionë eurove.

Kredia e re për sektorin e ndërtimit është rritur me 38% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vlera totale e portofolit të kredisë për ndërtimin në fund të muajit korrik arriti në 70.4 miliardë lekë, në rritje vjetore me pothuajse 30%.

Kredia për ndërtimin po përjeton një fazë të re rritjeje, e nxitur nga zhvillimet në sektorin e pasurive të paluajtshme, sidomos në kryeqytet dhe bregdet.

Mbështetur në të dhënat e INSTAT, për 6-mujorin 2022, vlera e lejeve për ndërtesa, përfshi rikonstruksione, ishte rreth 60 miliardë lekë, në rritje me 54% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa sipas Bankës së Shqipërisë, rritja mesatare vjetore e çmimeve të pasurive të paluajtshme për vitin e kaluar shënoi nivelin 9%.

Rritja e çmimeve ka inkurajuar jo vetëm sipërmarrësit, por po nxit edhe më shumë bankat t’i mbështesin këto projekte.

Megjithëse pjesa më e madhe e investimeve në ndërtim po financohet me burime të tjera, edhe bankat tregtare po e shfrytëzojnë ecurinë e favorshme në tregun e pasurive të paluajtshme, për të zgjeruar biznesin si në financimin e këtyre investimeve, ashtu edhe në blerjen e tyre nga familjet shqiptare.

Ndërtimi këtë vit është sektori i dytë më i kredituar i ekonomisë, pas tregtisë. Por, ndërkohë që kredia e re për tregtinë paraqitet pothuajse në të njëjtat vlera me vitin e kaluar, kredia për ndërtimin është në rritje të ndjeshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Hyundai do të zbulojë konceptin e ngarkuesit me hidrogjen

Published

on

Prodhuesi me bazë në Korenë e Jugut Hyundai do të marrë pjesë në ekspozitën e Bauma të këtij viti, ku do të zbulojë një koncept ngarkues me rrota me energji me qeliza hidrogjeni.

Ngarkuesi i ri 14 tonësh, HW155H, premton tetë orë funksionim, me një kohë mbushjeje prej 20 minutash – dhe emetimi i vetëm është uji.

Hyundai do të shfaqë gjithashtu gamën e tij të ekskavatorëve, ngarkuesve me rrotën dhe kamionëve të artikuluar (ADT).

Duke punuar temën Think Further, Think Future, kompania do të zbulojë gjithashtu dy ADT të reja, HA30A dhe HA45A, me nën respektivisht 28 dhe 41 ton.

ADT- janë projektuar me korniza të pjerrëta të shas së pasme, duke u rritur qëndrueshmërinë e tyre në shumë qendra të makinave.

Sipas Hyunda, ADT-të janë të ndryshme për të përqafuar tokën, me boshtet e njëpasnjëshme që kanë një nivel të lartë kontakti me tokën dhe “tërheqjen më të mirë në klasë”. Në të dy makinat, një unazë rrotulluese e bashkimit të artikulacionit është montuar afër boshtit të përparmë, duke nxitur zgjidhjen e njëjtë të problemeve.

Kjo vetëm njëlloj e barabartë me peshën i lejon operatorit të përdorë diferencialet e mjedisit të rrëshqitjes me një vlerë bllokimi 45°, duke mbajtur lëvizjen në të dy rrotat e përparme edhe kur drejton drejtimin.

Stenda Hyundai do të përfshijë një teknologji të tillë, por do të bëjë që të ketë një zonë të veçantë teknologjike në sallën e TIK, ku do të demonstrojë si risitë ekzistuese, ashtu edhe vizionin e kompanisë për të ardhmen.

Pikat kryesore do të jenë të sigurta për energjinë, duke përfshirë teknologjinë elektrike dhe hidrogjenin e karburantit për makineri të ndërtimit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Komuna e Prizrenit ndanë parcelë për ndërtimin e objektit të ri të Arkivit Ndërkomunal

Published

on

Me asnjë votë kundër, Kuvendi Komunal i Prizrenit, ka miratuar Kërkesën e Arkivi Kosovës për ndarjen e parcelës për ndërtimin e objektit të ri të Arkivit Ndërkomunal – Prizren.

Në mbledhjen e së enjtes të Kuvendit Komunal të Prizrenit, anëtarët e Kuvendit votuan buxhetin e Komunës për vitin 2023.

Për përgatitjen e buxhetit janë mbajtur 9 dëgjime buxhetore, 1 dëgjim buxhetor është mbajtur edhe nga Komiteti për Politikë dhe Financa.

Për organizimin e dëgjimeve buxhetore, zyrtarët përgjegjës kanë përgatitur raport me të gjitha detajet i cili është i publikuar në uebfaqen e Komunës, në rubrikën “Dëgjimet Buxhetore”./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending