Sa është qarkullimi financiar i sektorit të ndërtimit në Kosovë

0

Ndërtimtaria në vendin tonë është njëri nga sektorët më të zhvilluar dhe që gjeneron numër të madh të vendeve të punës.

Sipas rezultateve të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për vitin 2016 të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga 34 mijë e 696 ndërmarrje të sektorëve të ndryshëm që kanë qenë në vitin 2016, 2 mijë e 628 kanë qenë në sektorin e ndërtimtarisë.

Bazuar në shumat e faturuara nga ndërmarrja gjatë periudhës së marrë në shqyrtim dhe i korrespondon shitjes në treg të të mirave dhe shërbimeve të ofruara të tjerëve, qarkullimi në këtë sektor vetëm gjatë viti 2016 ka qenë 10.5 për qind nga qarkullimi total i ndërmarrjeve të sektorëve të ndryshëm. Mirëpo ASK nuk jep vlera të parave se sa është qarkullimi, raporton Ndërtimi.info.

Në këto ndërmarrje të ndërtimtarisë që kanë këtë qarkullim, punojnë qindra mijëra njerëz, të cilët paguhen në baza mujore.

Duke qenë  se sipas kësaj ankete paga mesatare në Kosovë është 359 euro, ndërsa vetëm në sektorin e ndërtimtarisë paga mesatare është më e lartë se ajo në përgjithësi.

Punëtorët e ndërtimtarisë në gjithë Kosovën pagën mesatare mujore e marrin në vlerë 383 euro.

Kompanitë e ndërtimtarisë përveç kanë edhe shpenzimet e tyre. E, vetëm gjatë viti 2016 këto kompani kanë pasur shpenzime 6.7 për qind prej shpenzimeve totale nga ndërmarrjet e sektorëve të ndryshëm.